LIVE UPDATES
Bota

DW: Çështja e dinarit serb do të diskutohet në Bruksel javën e ardhshme

Nuk ka të ndalur presioni ndërkombëtar ndaj qeverisë së Kosovës që ta shtyjë zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore, që përcakton Euron si valutën e vetme për pagesa në Kosovë, duke përjashtuar kështu dinarin e Serbisë. BQK nuk zmbrapset nga vendimi  për zbatimin e rregullores, ndërsa qeveria e Kosovës, paralajmëroi se është duke e hartuar një plan dhjetë pikësh nëpërmjet të cilit synon të zbusë ndikimin që mund të ketë rregullorja tek qytetarët e komunitetit serb.

22 Shkurt 2024, 15:38 Nga h.k
DW: Çështja e dinarit serb do të diskutohet në Bruksel
Foto ilustruese

BRUKSEL-Javën e ardhshme diskutohet në Bruksel çështja e dinarit serb, por kryenegociatori i Kosovës paralajmëron, se nuk do të marrë pjesë në takim. Kosova po merr masa që çështja e dinarit të mos dëmtojë qytetarët serbë.

Nuk ka të ndalur presioni ndërkombëtar ndaj qeverisë së Kosovës që ta shtyjë zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore, që përcakton Euron si valutën e vetme për pagesa në Kosovë, duke përjashtuar kështu dinarin e Serbisë. BQK nuk zmbrapset nga vendimi  për zbatimin e rregullores, ndërsa qeveria e Kosovës, paralajmëroi se është duke e hartuar një plan dhjetë pikësh nëpërmjet të cilit synon të zbusë ndikimin që mund të ketë rregullorja tek qytetarët e komunitetit serb.

Kritika nga Kosova për takimin javën e ardhshme

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi njëherësh edhe kryenegociator në dialog me Serbinë, tha se vendimi i BQK-së, nuk është i drejtuar kundër asnjë komuniteti, por vetëm synon rritjen e sigurisë së sistemit bankar dhe atij të pagesave në vend. “Ne jemi të vetëdijshëm që në afat të shkurtër zbatimi i kësaj mase mund të krijojë vështirësi për një pjesë të qytetarëve të cilët kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin mbështetje financiare nga Republika e Serbisë. Banka Qendrore ka nxjerrë një varg aktivitetesh dhe masash me të cilat synon ta zbusë këtë ndikim e në ditët në vijim edhe qeveria e Republikës së Kosovës do të dalë me një listë prej dhjetë masave, me të cilat ne do të tregojmë se si do të kujdesemi që qytetarët të mos dëmtohen në këtë fazë kalimtare”, tha zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Bislimi kritikoi të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak, i cili për javën e ardhshme ka caktuar një takim në Bruksel për të diskutuar për çështjen e dinarit, pa u dakorduar paraprakisht me Prishtinën zyrtare. “Është hera e parë që ai ka caktuar një takim pa dakordim paraprak me palët dhe është munduar edhe ta përcaktojë agjendën përkundër parimit që ai ka vendosur në vitin 2021 se asnjë temë nuk vendoset në agjendë pa dakordim të palëve”, tha Bislimi, duke paralajmëruar se ai nuk do të shkojë në këtë takim. “Ky nuk është takim ku duhet të shkojë kryenegociatori, sepse, çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut. Unë shkoj atëherë kur diskutohet për marrëveshjen bazike, kështu që do të shohim se kush mund të shkojë që të bisedojë për dinarin, por, që nuk do të jetë dikush nga ekipi i kryenegociatorit”, tha numri dy i qeverisë.

Lëvizje diplomatike në Kosovë lidhur me përplasjet për rregulloren e BQK-së

Për çështjen e zbatimit të rregullores së BQK-së, që e ndalon përdorimin e  Dinarit të Serbisë në Kosovë, ambasadorët e Quint-tit i shkuan në zyrë të mërkurën pasdite edhe Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti. Ky i fundit nuk njoftoi për takimin, ndërsa zyra e presidentes përmes një njoftimi me shkrim, tha se “ndonëse vendimi është kushtetues, suksesi në zbatimin e tij është i lidhur edhe me shkallën e bashkëpunimit me aleatët”. “Është me rëndësi që nuk po kërkohet që kjo rregullore të shfuqizohet, por, thjesht që të punohet në një plan tranzicioni për zbatim të saj, e cila merr parasysh edhe shqetësimet e të gjithë qytetarëve që mund të afektohen nga një vendim i tillë”, thuhet në njoftim.

Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) sipas së cilës euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë, duke e përjashtuar kështu në mënyrë automatike përdorimin e dinarit hyri në fuqi më 1 shkurt pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtare që të shtyhet zbatimi i saj. Autoritetet e Beogradit thanë se zbatimi i rregullores po kërcënon mbijetesën e komunitetit serb në Kosovë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kritikuan ashpër për këtë çështje qeverinë e Kosovës duke vënë në pikëpyetje partneritetin me SHBA-në. /DW

dinari serb

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës