LIVE UPDATES
Bota

DW: Ivana Gordic Perc mori çmimin e Shoqatës së EJL

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit, të enjten në mbrëmje, në ambientet e Bundestagut gjerman, u theksua rëndësia e çmimeve të tilla, të cilat përveç vlerësimit të punës gazetareske, i shërbejnë edhe sigurisë së gazetarëve.

9 Korrik 2022, 08:55 Nga s.s
DW: Ivana Gordic Perc mori çmimin e Shoqatës së EJL
Ivana Gordic Perc

GJERMANI- Vitin e kaluar, fituesit e parë të çmimit të solidaritetit të Shoqatës së Evropës Juglindore ishin Una Hajdari dhe Dragan Bursaćza, për kritikat e tyre të guximshme ndaj parregullsive politike në shoqëritë e Evropës Juglindore. Këtë vit fituese ishte gazetarja Ivana Gordić Perc (në mes). Çmimi asaj iu dha për hulumtimin e saj për të nxjerrë në pah kushtet çnjerëzore në të cilat punojnë vietnamezët në fabrikën e gomave Ling Long në Zrenjanin, të Serbisë.

Kërcënim dhe shantazh

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit, të enjten në mbrëmje, 7.7.22, në ambientet e Bundestagut gjerman, u theksua rëndësia e çmimeve të tilla, të cilat përveç vlerësimit të punës gazetareske, i shërbejnë edhe sigurisë së gazetarëve.

Që ky nuk është një shqetësim i tepruar, për këtë tregon edhe indeksi i sivjetshëm i lirisë së shtypit nga organizata Reporterët pa Kufij, i cili tregon përkeqësim të kushteve të punës së gazetarëve në të gjitha vendet e rajonit – me përjashtim të Malit të Zi.

Këtë e ka përjetuar drejtpërdrejt edhe Ivana Gordić Perc, e cila shpesh është bërë pre e presioneve të shumta dhe kërcënimeve të hapura për shkak të hulumtimeve.

"E dija që ishte një ngjarje e madhe dhe se mund të dëmtonte familjen time”, tha gazetarja e Qendrës Kërkimore dhe Analitike Vojvodina.

Ajo tregoi se si u fotografua dhe si kërcënohej ajo dhe familja e saj në rrjetet sociale. Nën presion ishin edhe gazetarë të tjerë që punuan për këtë hulumtim.

“Unë mendoj se çmime si ky rrezatojnë njëfarë optimizmi në të cilin ne si individë përpiqemi të besojmë. Çmime të tilla janë në fakt një inkurajim për gazetarët e rinj që do të angazhohen në gazetarinë investigative. Evropa duhet të ndihmojë gazetarët e rinj që janë të gatshëm të punojnë me histori të tilla”, tha për DW fituesja e këtij viti.

Shpërblimi si mbrojtje

Thomas Hacker, deputet i Partisë Liberal Demokratike (FDP) në pushtet dhe nënkryetar i SOG, shprehu shqetësimin e tij për gjendjen aktuale të lirisë së medias: "Liria e medias nuk ka qenë kurrë aq e kërcënuar sa sot. Gazetaria kritike është bërë kërcënuese për jetën”, tha ai në një intervistë për DW. Në ceremoninë e mbajtur në Bundestag, Hacker theksoi se një nga efektet anësore kryesore të çmimeve të tilla është siguria më e madhe e gazetarëve nga persekutimi dhe presioni.

"Çmime të tilla natyrisht kontribuojnë në sigurinë në vendet nga vijnë gazetarët. Dhe vetë vëmendja e Bundestagut apo Parlamentit Europian dërgon një mesazh: ne po ndjekim atë që po ndodh. Dhe vetëm ky fakt kontribuon në rritjen e sigurisë së gazetarëve sepse ne u tregojmë autoriteteve vendore atë që është e rëndësishme për ne: lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes së mendimit, dhe sigurisht kjo perceptohet edhe në vende të tjera. Dhe nëse Serbia vërtet dëshiron të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së, atëherë duhet t'i mundësojë këto të drejta. Ky është një nga kushtet kryesore”, tha Hacker.

Mbështetje nga Gjermania

Manuel Sarrazin, presidenti i SOG-së dhe që nga marsi i këtij viti i ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, gjithashtu beson se përveç njohjes së punës së gazetarëve, aspekti i rritjes së sigurisë së gazetarëve - duke rritur njohjen - është gjithashtu shumë i rëndësishme.

"Qëllimi më i rëndësishëm i çmimeve të tilla është të bëjnë të njohur në Gjermani punën e dobishme të kryer nga gazetarët investigativë dhe kritikë në vendet e rajonit. Është gjithashtu e rëndësishme për ne që gazetarët, të cilët hasin në rezistencë dhe pengesa të forta në punën e tyre të përditshme, të shohin se puna e tyre nuk është e kotë dhe se ajo perceptohet këtu në Gjermani dhe se kanë mbështetje. Gjithashtu mesazhi ynë është që ata të na informojnë dhe të jenë të vetëdijshëm se vetë fakti që perceptohen mund të kontribuojë në mbrojtjen e tyre”, tha Sarrazin për DW.

Në ceremoninë e dhënies së çmimit për gazetaret nga Serbia mungonin përfaqësues të Ambasadës Serbe në Berlin, ndonëse, sipas SOG-së, ata ishin të ftuar./DW

gjermani ivana gordic perc

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj