LIVE UPDATES
Bota

DW: Khersoni mund të kishte fatin e Mariupolit, Putin mëson nga gabimet e mëparshme, paralajmërimi i rrezikshëm

Ministria ruse e Mbrojtjes njofton se tërheqja ka përfunduar. Reagimi i parë i kujdesshëm nga Kievi tregon se sa vështirë e kanë ukrainasit ta besojnë, megjithëse kanë punuar aq kohë për këtë.

13 Nëntor 2022, 16:53 Nga a.l
DW: Khersoni mund të kishte fatin e Mariupolit, Putin mëson nga
Vladimir Putin

RUSI- A po tërhiqet vërtet Rusia? A po ia lë presidenti rus Vladimir Putin ushtrisë ukrainase Khersonin, të vetmin kryeqytet të rajonit që është pushtuar që prej sulmit në shkurt? Pa u tharë ende boja e nënshkrimit në dokumentat e aneksimit?

Në fakt pikërisht kjo ka ndodhur. Ministria ruse e Mbrojtjes njofton se tërheqja ka përfunduar. Reagimi i parë i kujdesshëm nga Kievi tregon se sa vështirë e kanë ukrainasit ta besojnë, megjithëse kanë punuar aq kohë për këtë. Që nga korriku ushtria ukrainase me ndihmën e raketave të shumta amerikane HIMARS ka sulmuar dhe dëmtuar sistematikisht urat mbi lumin më të madh të vendit, Dnjepër.

Kështu furnizimi i trupave ruse në bregun e djathtë u bë i vështirë, nëse jo i pamundur. Megjithatë ngurrimi i Ukrainës është i justifikuar, sepse tërheqja është një humbje kolosale, historike për Rusinë, e krahasueshme me përpjekjen e dështuar për të marrë Kievin në fillim të pushtimit. Është një goditje për patriotizmin e shumëpërfolur dhe moralin luftarak të ushtrisë ruse, që tashmë është i ulët.

Putini ka mësuar nga gabimet e mëparshme

Nga pikëpamja ushtarake kjo disfatë është veçanërisht e vështirë, sepse me humbjen e bregut të djathtë të lumit Dnjepër, Rusia humbet urën për përparimin drejt Mykolajivit dhe Odesës. Këto janë vende, ku mund të vendoset më vonë fati i kësaj lufte. Nëse Ukraina mund t`i mbajë këto zona strategjike dhe shanset janë të mira, e gjithë lufta dhe bashkë me të edhe regjimi i Putinit do të dështojnë përfundimisht.

Edhe për këtë arsye Putini ua ndaloi së fundmi gjeneralëve, nëse informimi i New York Times është i saktë, të hiqnin dorë nga Khersoni. Ndryshimi i qëndrimit të tij tani tregon se shefi i Kremlinit ka mësuar nga gabimet e mëparshme dhe kjo është e rrezikshme në lidhje me planet e tij të ardhshme.

Nga pikëpamja ruse është logjike që të braktiset ura në bregun e djathtë, nëse është e vështirë  që të ruhet dhe të mbrohet. Kështu e shohin edhe ekspertët ushtarakë perëndimorë. Por ai që kërkon logjikë në veprimet e Rusisë në Ukrainë, vetëm humb kohë. Që kur nisi në vitin 2014, kjo luftë ka qenë dhe mbetet një akt çmendurie.

Shumë artikuj dhe libra përshkruajnë se Rusia tradicionalisht merr pak parasysh humbjet njerëzore në luftë. Lufta kundër Ukrainës nuk përbën përjashtim. Rusia thjesht nuk ka luftëtarë të mjaftueshëm për të mbajtur vijën e frontit më shumë se 1000 kilometër të gjatë. Prandaj ishte i nevojshëm mobilizimi, i cili vazhdon.

Miratimi i Putinit për një tërheqje të turpshme nga Kherson do të thotë, se pas disa humbjeve, ai nuk mund të ndërhyjë më aq shumë në planifikimin e luftës. Megjithatë ai nuk do të heqë dorë nga planet për të pushtuar sa më shumë territor ukrainas dhe për të rrëzuar qeverinë në Kiev.

Khersoni mund të kishte fatin e Mariupolit

Sidomos meqë Rusia vështirë se do t’i japë ushtrisë ukrainase shansin për t’u vendosur dhe për të kaluar dimrin atje. Ekziston rreziku, që ushtria ruse të hedhë në erë digën në Nova Kakhovka dhe ta fajësojë për të Ukrainën. Kjo do të ishte një katastrofë për njerëzit në rajon dhe do të frenonte përparimin e Ukrainës. Edhe nëse kjo nuk ndodh, Rusia mund të qëllojë nga bregu i majtë mbi pozicionet ukrainase në Kherson. Khersoni rrezikohet të bëhet një qytet gërmadhë, si Mariupoli.

Në dimër në rajonin e Khersonit mund të ketë një luftë llogoresh, ndërsa në Donbas pritet një intensitet i ri. Është e mundur që Rusia të përforcojë atje trupat me njësitë, që tani janë tërhequr nga Khersoni. Një gjë e tillë ka ndodhur pas disfatës në Kiev. Në atë kohë, falë përforcimeve, Rusia qe në gjendje të pushtonte qytetet Severodonetsk dhe Lysychansk. Kjo përvojë është një tjetër arsye për Ukrainën, për të mos festuar shumë shpejt. Deri në humbjen e Rusisë është akoma një rrugë e gjatë.

Mësimi më i rëndësishëm i Khersonit është se Ukraina ka dëshmuar edhe një herë se mund të përballet me sukses me Rusinë dhe burimet e saj superiore. Kjo është e rëndësishme edhe për mbështetjen perëndimore, sepse pa këtë mbështetje nuk do të kishte pasur fitore të Ukrainës në Kherson./ DW

vladimir putin clirimi i khersonit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet