LIVE UPDATES
Bota

DW: Olaf Scholz, ëndërrimtar i një Europe më të madhe?

Scholz kërkoi një shkëputje me disa faza prej parimit të unanimitetit në BE, drejt krijimit të mazhorancave pragmatike. Një qasje e mirë dhe që duhej të ishte praktikuar prej kohësh, që Europa edhe në të ardhmen të funksionojë. Edhe zemra institucionale e BE, Komisioni Europian dhe Parlamenti duhet të reformohen rrënjësisht. Plani i Scholzit për ristrukturimin e BE frymëzohet nga arkitektura moderne. "Forma ndjek funksionin". Pragmatizëm i pastër gjerman.

30 Gusht 2022, 15:31 Nga e.k
DW: Olaf Scholz, ëndërrimtar i një Europe më të madhe?
Olaf Scholz

BERLIN- Vendi ishte zgjedhur me kujdes: Në Pragë, kancelari gjerman parashtroi idetë e tij për një Europë moderne dhe pragmatike. Por mesazhi i i Scholzit nuk mbërriti tek fqinjët sipas Rosalia Romaniec.

Ishte një fjalim tipik i Olaf Scholzit: Kancelari gjerman foli shumë i qetë, gati gati pa asnjë lëvizje, por me shumë përmbajtje: Bashkimi Europian duhet të bëhet një Global Player i fuqishëm, një rajon kryesues për ekonominë dhe teknologjinë, një komunitet i madh vlerash, sovran dhe pragmatik, që mund të vetëmbrohet. E kush nuk e miraton këtë?

Scholz foli qartë për raunde të reja të zgjerimit. Sidomos vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina duhet të bëhen anëtare të BE, në një të ardhme unioni do të kishte 36 vende anëtare.

Reforma radikale për Europën

Kancelari gjerman prezantoi vizionin e tij për një Europë moderne dhe të hapur, madje pa asnjë tabu. "Bllokadat mund të tejkalohen, rregullat europiane mund të ndryshohen, në rast nevoje me ritëm të shpejtë." Me këtë Scholz iu përafrua propozimeve të presidentit Macron, të cilat Angela Merkel i la të kalonin pa zhurmë. Ky është një konfirmim i vonuar, por megjithatë mban dinamikë brenda.

Scholz kërkoi një shkëputje me disa faza prej parimit të unanimitetit në BE, drejt krijimit të mazhorancave pragmatike. Një qasje e mirë dhe që duhej të ishte praktikuar prej kohësh, që Europa edhe në të ardhmen të funksionojë. Edhe zemra institucionale e BE, Komisioni Europian dhe Parlamenti duhet të reformohen rrënjësisht. Plani i Scholzit për ristrukturimin e BE frymëzohet nga arkitektura moderne. "Forma ndjek funksionin". Pragmatizëm i pastër gjerman.

Mikpritësi i painteresuar për vizionet gjermane

Vetëm se në lindjen europiane nuk kuptohet ky lloj pragmatizmi. Ose nuk i besohet atij. Olaf Scholz duke respektuar frikën e europianolindorëve nga dominanca e theksuar gjermane theksoi se këto "nuk janë zgjidhje të gatshme", por vetëm impulse, për të cilat ai do që të diskutojë. Por kur erdhi puna tek shkëmbimi konkret (ishte planifikuar një raund pyetjesh me studentët) oferta për dialog në program doli si zgavër. Diskutimi u anulua në momentin e fundit, kancelari shkoi në një bisedë kokë më kokë me homologun e tij çek, Petr Fiala. Aty nuk u bë më fjalë për vizionet e Eruopës, por për furnizimin me energji në krizën aktuale.

Ristrukturimi radikal i BE, si e përfytyron Scholz nuk i interesoi shumë mikpritësit. Çekia është kundër zgjerimit të praktikës për marrjen e vendimeve me shumicë, bëri të qartë Fiala. Megjithëse ai nuk e ndoqi fjalimin e Scholzit, me gjasë "për arsye teknike", se nuk ishte e mundur. Një moment irritues këtë ditë të fjalimit.

Kjo duhet ta bëjë Scholz të mendohet. Ai e zgjodhi Pragën me qëllim si vend të fjalimit parimor për Europën. Jo vetëm për shkak të presidencës çeke të BE, por edhe si sinjal të vetëdijshëm ndaj Europës lindore. "Qendra e Europës po rrotullohet nga lindja", tha Scholz. Ai nuk do ta pranojë sulmin e Putinit kundër Europës dhe premtoi ndihma të mëdha për rindërtimin e Ukrainës dhe investime në sigurinë e përbashkët europiane. Ndër të tjera ai ofroi që Gjermania të marrë përsipër ngritjen e artilerisë ukrainase dhe mbrojtjen ajrore. Kjo nuk është pak dhe nëse bëhet është një pikë e re kthese e Gjermanisë.

Scholzit i mungon dhuntia e kuptimit të lindjes

Fjalimi i Scholzit nuk ngjalli entuziazëm: asnjë duartrokitje ndërmjet, vetëm në fund duartrokitje të përmbajtura. Scholz nuk gjeti gjuhën e duhur; në vend që t'i bindte europianolindorët me propozime konstruktive kompromisi nga Berlini ai vazhdoi shponte më tej kërcënues në plagën e shtetit ligjor. Ai duhej të ishte përqëndruar më shumë me fitimin e besimit. Sepse nga qëndrimi lindor besueshmëria e Gjermanisë është dëmtuar shumë që nga agresioni rus në Ukrainë.

Olaf Shcolzit i mungon dhuntia për të kuptuar lindjen europiane, që aktualisht është më e rëndësishme se kurrë. Kancelari gjerman ka një vizion të kuptueshëm për një BE moderne. Por nëse nuk e fiton Lindjen për këtë vizion, ai do të mbetet një ëndërrimtar gjerman.

Marrë nga DW

olaf scholz

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës