LIVE UPDATES
Bota

Dy dekada karriere/ Senatori republikan i jep fund politikës, Romney nuk do të kandidojë për t’u rizgjedhur

Romney, tashmë në moshën 76 vjeçare, tha se sfidat e shumta të vendit kërkojnë një brez të ri udhëheqësish

14 Shtator 2023, 07:33 Nga A.B
Dy dekada karriere/ Senatori republikan i jep fund politikës, Romney nuk do

Senatori republikan nga Jutah, Mitt Romney, njoftoi të mërkurën se nuk do të kandidojë për t’u rizgjedhur, duke shënuar kështu fundin e një karriere intensive politike prej dy dekadash, përfshirë emërimin si kandidat për president i Partisë Republikane në vitin 2012, si dhe një mandat si guvernator i shtetit Masaçusets.

Romney, tashmë në moshën 76 vjeçare, tha se sfidat e shumta të vendit kërkojnë një brez të ri udhëheqësish. Ai tha se Shteteve të Bashkuara do t’i shërbehej më mirë nëse do të tërhiqeshin dy kandidatët kryesues për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 – Presidenti demokrat Joe Biden dhe ish-Presidenti republikan Donald Trump. Zoti Biden është 80 vjeç dhe zoti Trump është 77 vjeç.

“Kohërat në të cilat po jetojmë kërkojnë sërish që brezi i ardhshëm të ngrejë zërin dhe të shprehë pikëpamjen e tij, dhe të marrë vendimet që do t’i japin formë politikës amerikane në shekullin e ardhshëm”, tha zoti Romney gjatë konferencës për shtyp në Kapitol. Ai tha se personat e brezit të tij “nuk janë të duhurit për të marrë vendimet për të nesërmen”.

Ai tha se pasi të largohet nga Senati do të përqëndrohet tek mobilizimi i më shumë të rinjve për të votuar dhe për t’u përfshirë në procesin politik.

Si kandidati i Partisë Republikane për president në vitin 2012, zoti Romney bëri fushatë në të gjithë Amerikën bazuar tek eksperienca e tij si guvernator i Masaçusetsit dhe si drejtues i kompanive të investimeve. Por me rritjen populiste të rolit dominues të zotit Trump në këtë parti, lloji i republikanizmit që përfaqëson zoti Romney nuk ishte më në epiqendër. Ai ishte i vetmi anëtar republikan i Kongresit që votoi në favor të akuzave ndaj Presidentit Trump në të dyja proceset hetimore që synonin shkarkimin e tij.

Zoti Romney tha gjatë konferencës për shtyp se i përket “krahut të mençur të Partisë Republikane” dhe se nuk mendon se ai do të zbehet.

“Krahu im i partisë flet për politika dhe për çështje që do të bëjnë ndryshimin në jetën e popullit amerikan. Krahu Trump i partisë flet për pakënaqësira të llojeve të ndryshme dhe për shpagim dhe rishikim të rezultateve të zgjedhjeve të 2020-ës”.

Zoti Romney tha se bisedoi të mërkurën me Presidentin Biden, i cili i uroi mbarësi. Ai bëhet kështu senatori i gjashtë që njofton planet për të dalë në pension në përfundim të mandatit në vitin 2025./VOA

mitt romney

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj