Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Përmbytjet masive në Libi, Egjipti ngre kampe në kufi për të strehuar banorët e prekur
Në kuadër të kësaj direktive, aeroplanmbajtësja "Mistral" pritet të ngarkohet së shpejti për të funksionuar si spital fushor, duke synuar të lehtësojë barrën e libianëve dhe t'u ofrojë atyre mbështetjen e nevojshme në këto kohë sfiduese.
13 Shtator 2023, 21:38Nga a.l
Abdel Fattah El-Sisi
EGJIPT- Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi urdhëroi ngritjen e kampeve strehimore në Zonën Ushtarake Perëndimore të Egjiptit për të akomoduar qytetarët libianë që kanë humbur shtëpitë e tyre për shkak të ciklonit të fundit dhe përmbytjeve që goditën rajone të ndryshme në Libinë.
Në kuadër të kësaj direktive, aeroplanmbajtësja "Mistral" pritet të ngarkohet së shpejti për të funksionuar si spital fushor, duke synuar të lehtësojë barrën e libianëve dhe t'u ofrojë atyre mbështetjen e nevojshme në këto kohë sfiduese, shkruajnë mediat e huaja.
Ky veprim vjen pasi el-Sisi shpalli të martën një periudhë zie treditore në Republikën Arabe të Egjiptit, në solidaritet me popujt maroken dhe libianë, për shkak të katastrofës humanitare si pasojë e tërmetit në Marok dhe ciklonit në Libi.