LIVE UPDATES
Bota

Rusia: Ukraina godet me raketa portin e anijeve në Sevastopol

Ministria ruse e mbrojtjes tha se Ukraina vuri në shënjestër qendrën e riparimit të anijeve me 10 raketa dhe tre anije pa njerëz në bord dhe se forcat ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan 7 raketa dhe tre anijet e telekomanduara. Porti shërben si një bazë kryesore e flotës ruse të Detit të Zi.

13 Shtator 2023, 22:45 Nga I.A
Rusia: Ukraina godet me raketa portin e anijeve në Sevastopol
Sulmi

RUSI- Ukraina sulmoi me raketa një port strategjik në Krimenë e aneksuar nga Rusia të mërkurën, duke plagosur 24 vetë, thanë autoritet ruse. Sipas zyrtarëve rusë, dy anije që po riparoheshin në port u shkatërruan si pasojë e sulmit.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se Ukraina vuri në shënjestër qendrën e riparimit të anijeve me 10 raketa dhe tre anije pa njerëz në bord dhe se forcat ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan 7 raketa dhe tre anijet e telekomanduara. Porti shërben si një bazë kryesore e flotës ruse të Detit të Zi.

Ndërkohë, zyra e Presidentit të Ukrainës tha se si pasojë e sulmeve ruse në mbarë vendin u vranë të paktën tre vetë dhe u plagosën 14 të tjerë. Në shënjestër të këtyre sulmeve ishte porti dhe infrastruktura civile në pjesën jugore të qytetit të Odesës, ku ndodhet qendra e eksportit të grurit në lumin e Danubit. Organizata e Kombeve të Bashkuara tha se sulme të tilla ndaj infrastrukturës civile duhet të ndërpriten menjëherë.

“Ky është sulmi i 21-të ndaj porteve të Ukrainës që kur Rusia u tërhoq nga marrëveshja për eksportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi më pak se dy muaj më parë”, tha koordinatorja për ndihmat e OKB-së për Ukrainën.
Në përgjithësi, Rusia sulmoi 10 qytete dhe fshatra në rajonin e Donetskut, Zaporizhias dhe Khersonit të mërkurën.

Ukraina ka intensifikuar sulmet ndaj Krimesë, të aneksuar nga Rusia në vitin 2014. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është zotuar se Kievi do të rimarrë kontrollin e këtij territori, megjithëse, shumica e luftimeve mes forcave ukrainase dhe atyre ruse po zhvillohet në lindje të Ukrainës. Intensifikimi i sulmeve është pjesë e kundërofensivës ukrainase.

Ukraina tha të hënën se ka rimarrë nën kontroll disa platforma strategjike të nxjerrjes së naftës në Detin e Zi, të cilat u pushtuan nga Rusia në vitin 2015. Forcat ruse i kanë përdorur platformat për luftën elektronike dhe stacionimin e helikopterëve. Ukraina tha se kjo fitore një ditë do të ndihmojë në rimarrjen e të gjithë Krimesë. Rrjeti ukrainas i lajmeve, RBC citoi një burim anonim në shërbimin e zbulimit të ushtrisë ukrainase, se gjatë sulmit ukrainas në Sevastopol të mërkurën janë dëmtuar anije dhe nëndetëse të ushtrisë ruse. Disa aplikacione ruse të mesazheve bënë njoftime të ngjashme. Ministria ruse e mbrojtjes tha se anijet e saj të dëmtuara do të riparohen plotësisht dhe do të kthehen në shërbim të forcave detare.

Ashtu siç ndodh shpesh edhe në rastet e tjera, zyrtarët ukrainas nuk komentuan menjëherë lidhur me sulmet, por duket se në mënyrë indirekte morën përgjegjësinë përmes publikimit të disa fotografive të portit të djegur dhe vlerësimit të punës së forcave ukrainase. Kievi ka marrë përgjegjësinë në të kaluarën për sulme në Krime, por nuk ka marrë asnjëherë përgjegjësinë për sulme me dronë në Moskë dhe rajone të tjera në Rusi.

Marrë nga VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen