LIVE UPDATES
Bota

Analistët në VOA: Pak shanse për sukses në takimin e së enjtes mes Kosovës e Serbisë

I dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, i tha Zërit të Amerikës se pret nga palët t’i marrin seriozisht detyrimet e dala nga marrëveshja gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe të fillojnë përmbushjen e tyre.

13 Shtator 2023, 21:49 Nga a.l
Analistët në VOA: Pak shanse për sukses në takimin e së
Foto ilustruese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, takohen të enjten në Bruksel, mes tensionesh të larta që po vazhdojnë që nga muaji maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit të bojkotuara nga serbët, u dërguan në zyrat e komunave me mbështetjen e policisë.

I dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, i tha Zërit të Amerikës se pret nga palët t’i marrin seriozisht detyrimet e dala nga marrëveshja gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe të fillojnë përmbushjen e tyre.

Analistë shqiptarë e serbë me të cilët bisedoi Zëri i Amerikës i shohin të pakta mundësitë për një përparim në bisedime, meqë sipas tyre, asnjëri nga udhëheqësit e të dyja vendeve nuk ka dhënë shenja për ndryshim qëndrimesh.

Analisti Rrahman Paçarizi tha se palët duhet t’i përmbushin kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare që nga shtensionimi i situatës në veri të Kosovës e deri te zbatimi i marrëveshjeve.

“Këtë takim duhet ta shohin si mundësi dhe jo si presion dhe duke parë si mundësi mendoj se do çlirohen nga ngarkesat me të cilat e kanë ngarkuar veten dhe t’i implementojnë ato për të cilat janë zotuar, sepse vetëm në këtë mënyrë do të tregohen partner të besueshëm para bashkësisë ndërkombëtare”, – tha zoti Paçarizi.

Milica Andriç Rakiç nga organizata “Nisma e re sociale” në Mitrovicën e Veriut tha se duhet një qasje e re e udhëheqësve të të dyja vendeve për të pasur përparim.

“Të dy udhëheqësit duhet të ndalojnë përdorimin e retorikës, të flasin për kompromis në fjalimin e tyre publik, të pohojnë se ka një marrëveshje, të ndalojnë thjesht të lëndojnë palën tjetër me ato kundër fjalime që mbizotërojnë. Sigurisht që duhet të ketë një dialog të vërtetë, sepse tani ajo që po shohim është se ata në thelb po kërkojnë vetëm një mënyrë për të ngadalësuar procesin dhe për ngadalësim akuzojnë njëri tjetrin”, – tha zonja Andriç Rakiç.

Bashkimi Evropian kërkon uljen e tensioneve përmes një plani që parasheh pezullimin e operacioneve policore në veri, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakushtëzuara të serbëve të Kosovës. Qeveria e Kosovës është pajtuar për hapat e uljes së tensioneve, duke përgjysmuar praninë e njësive të policisë në ndërtesat komunale në veri dhe duke bërë veprime për t’u hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Ajo pret që Bashkimi Evropian të heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës të cilat u vendosën në qershor për shkak të situatës në veri. Zoti Paçarizi thotë se kryeministri i Kosovës duhet të ndryshojë qasjen e tij në dialog.

“Duhet të dëshmojë partneritet dhe të dëshmohet si partner i qëndrueshëm me perëndimin natyrisht duke mbrojtur interesat e Kosovës, mirëpo bashkëpunimi me perëndimin nuk është në kundërshtim me interesat e Kosovës, përkundrazi”, tha ai.

Analistët thonë se komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë me trysni ndaj palëve për të nxitur përparimin drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“Por thjesht nuk shoh se çfarë tjetër mund ta bëjë atë të funksionojë, dhe patjetër duhet të ketë trysni, por ndoshta duhet të rritet, për të bërë trysni në disa fusha të tjera. Disa sanksione mund të thellohen, ndaj duhet gjetur aty një drejtpeshim të mirë në mes të ndëshkimit të udhëheqësve dhe qytetarëve dhe kjo është një sfidë serioze për faktorin ndërkombëtarë”, tha Milica Andriç Rakiç.

“Presioni sigurisht se bën punë mirëpo Kosova nuk duhet ta çojë punën deri te presioni, Kosova duhet të sillet si partner dhe jo si një palë ashtu siç sillet Serbia në raport me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Do të thotë Kosova e ka një partneritet që është ndërtuar me shumë mund edhe me SHBA-të edhe me vendet kryesore të Bashkimit Evropian, prandaj pozicioni i Kosovës në negociata gjithmonë ka qenë më i favorshëm, ka qenë pozicion i aleatit ndërkohë që tash jemi shndërruar në një palë të barabartë me Serbinë, një barazi që e kemi kërkuar por jo në këtë mënyrë sepse më nuk jemi aleat me perëndimin”, tha zoti Paçarizi.

Diplomatët ndërkombëtar u kanë kërkuar palëve të shmangin çfarëdo veprimesh që mund të përshkallëzojnë situatën në veri dhe të përqendrohen në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, që është kusht për përparimin drejt përmbushjes së aspiratave për integrimet evropiane. /VOA

albin kurti aleksander vucic tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet