Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Bota
E Diela e Palmave në Itali/ Papa Françesku lëviz me karrige me rrota teksa përshëndet besimtarët, shfaqet pa oksigjen për herë të parë që nga dalja prej spitali
Françesku u uroi pelegrinëve një të Dielë të Palmave dhe një Javë të Shenjtë të lumtur dhe shtrëngoi duart me priftërinjtë, murgeshat dhe besimtarët nga e gjithë bota. Papa lëvizi në një karrige me rrota dhe, për herë të parë, nuk përdori oksigjen.
13 Prill 2025, 13:01Nga M.L
Papa Françesku
ITALI- Papa Françesku përshëndeti dhe bekoi besimtarët sot në mesditë në sheshin e Shën Pjetrit. Françesku u uroi pelegrinëve një të Dielë të Palmave dhe një Javë të Shenjtë të lumtur dhe shtrëngoi duart me priftërinjtë, murgeshat dhe besimtarët nga e gjithë bota. Papa lëvizi në një karrige me rrota dhe, për herë të parë, nuk përdori oksigjen.
"Pasionet e Jezusit na ndihmojnë të empatizohemi, kur i shtrijmë dorën kujtdo që nuk ka sukses, kur përqafojmë këdo që ka humbur shpresën, kur ngremë këdo që ka rënë. Motra dhe vëllezër, për të përjetuar këtë mrekulli të madhe të mëshirës, le të zgjedhim se si ta mbajmë kryqin gjatë Javës së Shenjtë; jo në qafë, por në zemër. Jo vetëm tanët, por edhe ata që vuajnë, pranë nesh. Dhe i atij personi të panjohur që fati, a është fati?, na bëri të takohemi. Le të përgatitemi për Pashkë, le të bëhemi cireneazë për njëri-tjetrin”, theksoi Françesku në mesazhin e tij sot për besimtarët.
Pope Francis, without supplemental oxygen, makes a surprise appearance at the conclusion of Palm Sunday Mass in St. Peter’s Square, saying a few words to wish the faithful present a “Good Palm Sunday and a good Holy Week to you all.” pic.twitter.com/KqbqqiJdAS