27 Qershor 2022, 19:29
Nga d.a.
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin planifikon të marrë pjesë në samitin e G20-s në që do mbahet në Indonezi në nëntor, tha të hënën një këshilltar i Kremlinit.
"Ne kemi marrë ftesën zyrtare... dhe jemi përgjigjur pozitivisht, duke thënë se jemi të interesuar të marrim pjesë," u tha gazetarëve Yuri Ushakov.
Ai tha se me "shumë kohë" përpara samitit të 15-16 nëntorit në Bali, mund të ketë ndryshime në mënyrën e pjesëmarrjes së Rusisë.
“Por tani për tani, ftesa është për pjesëmarrje personalisht”, shtoi Ushakov.
Gjatë pandemisë së COVID-19 në tetor, Putin iu bashkua virtualisht samitit të G20-s në Romë.
Indonezia, e cila mban presidencën e radhës të grupit këtë vit, shkaktoi polemika duke ftuar Rusinë në mbledhjen e ekonomive kryesore të botës.
Vendet perëndimore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, kanë ushtruar presion ndaj Xhakartës për të përjashtuar Moskën pas ofensivës së Rusisë në Ukrainë dhe akuzave për krime lufte. Por kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz tregoi të hënën se ai ishte ende i hapur për të marrë pjesë, pavarësisht nga prania e mundshme e Putinit.
Scholz, i cili aktualisht është nikoqir në samitin e G7-s të vendeve më të industrializuara, tha se do të merrte një vendim përfundimtar nëse do të merrte pjesë "pak para nisjes". Ai vuri në dukje se Indonezia ka ftuar edhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha gjithashtu të dielën se ajo nuk përjashtoi mundësinë e uljes në të njëjtën tryezë me Putinin në G20.
Ajo tha se ishte "e rëndësishme t'i tregonim atij përballë se çfarë mendojmë për të". Kombet e G20-s përbëjnë rreth 80 për qind të prodhimit të përgjithshëm ekonomik botëror, ndërsa G7-a kontribuon rreth 31 për qind.
Marrë nga REL.
samiti i g20 vadimir putin
Bota
27 Qershor 2022, 19:18
d.a.
Papa Françesku
VATIKAN- Papa Françesku shprehu keqardhjen për shumë të rinj që nuk kanë guxim të martohen ...
Bota
27 Qershor 2022, 19:20
I.A
Boris Johnson
ANGLI- Kryeministri britanik Boris Johnson tha se sulmi në një qendër tregtare në qytetin qendror të Ukrainës ...
Bota
27 Qershor 2022, 18:57
I.A
baza “Fort Greely”
SHBA- Një bazë ajrore në Alaska, skaji më veriperëndimor i Shteteve të Bashkuara, luan një...
Bota
27 Qershor 2022, 18:58
d.a.
Makina e mbytur
GREQI- Një histori dramatike duket se fshihet pas vdekjes së një gruaje 72-vjeçare dhe djalit të saj 50-vje&cced...
Bota
27 Qershor 2022, 18:50
d.a.
BE
BRUKSEL- Me kërkesë nga Ukraina, Bashkimi Evropian do të furnizojë vendin e shkatërruar nga lufta me 12 milionë dollar&eum...
Bota
27 Qershor 2022, 18:48
I.A
Sulm kibernetik
UKRAINË- Grupi rus i hakerëve Killnet mori përgjegjësinë për sulmet kibernetike në faqet e internetit li...
Bota
27 Qershor 2022, 18:37
d.a.
HAGË-Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, Tinka Kurti, Eliza Hoxha e Alban Bajrami, kanë vizituar të paraburgosurit n&eu...
Bota
27 Qershor 2022, 18:37
I.A
Pamje nga zjarri
UKRAINË- Këtu janë disa pamje nga sulmi në Kremenchuk i cili la në flakë një qendër tregtare. Dy v...
Bota
27 Qershor 2022, 18:32
d.a.
Pamje nga vendngjarja
UKRAINË- Rusia ka kryer një krim lufte duke kryer një raketë në një qendër tregtare në qyteti...
Bota
27 Qershor 2022, 18:24
d.a.
Jordani
JORDANI- Katër persona u vranë dhe 70 u plagosën kur gazi toksik rrjedh nga një rezervuar në port...