LIVE UPDATES
Bota

Ministria e Jashtme në Kosovë e konfirmon: Gjykata serbe ka caktuar një muaj paraburgim për një shqiptar të ndaluar në Serbi

Gjykata e Lartë për Krime Lufte në Beograd mori vendim të premten ta dërgojë Sadik Durakun në paraburgim për 30 ditë, tha Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) për REL-in.

19 Prill 2024, 20:36 Nga E. D
Ministria e Jashtme në Kosovë e konfirmon: Gjykata serbe ka caktuar
foto ilustruese

SERBI- Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të premten vonë një kosovari të ndaluar në Serbi ditë më parë për dyshimet se “ka kryer krime lufte”, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë Ministria e Jashtme e Kosovës dhe familjarët e tij.

Gjykata e Lartë për Krime Lufte në Beograd mori vendim të premten ta dërgojë Sadik Durakun në paraburgim për 30 ditë, tha Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) për REL-in.

Duraku, i cili vjen nga Gjakova dhe ka nënshtetësi edhe britanike, ishte ndaluar më 17 prill në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi, në Batrovci, konfirmoi MJPD.

"Pas arrestimit, Durakut i është komunikuar nga autoritetet serbe se është i ngarkuar me pretendimet për kryerje të krimeve të luftës gjatë luftës në Kosovë më 1999. Ndaj tij pretendimet për kryerje të krimeve të luftës i ka ngritur Prokuroria e Lartë për Krime të Luftës e Beogradit”, tha MPJD.

Lajmi për vendimin e gjykatës serbe për futjen e tij në paraburgim u konfirmua për REL-in edhe nga vëllai i tij, Avdyl Duraku.

Avdyli tha se gjendja shëndetësore e Sadik Durakut është e "rëndë", sepse ai i ka dy stenta të vendosura në zemër. Avokati mbrojtës i tij ka konfirmuar se atij gjatë kohës së mbajtjes i është dhënë nga autoritetet e burgut terapi përkatëse, sipas Ministrisë kosovare.

Ministria tha se përfaqësuesi i zyrës së Kosovës në Serbi, Jetish Jashari, i ka dërguar kërkesë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për ta marrë informacionet rreth arsyeve të arrestimit të Durakut, si dhe ofrimin e detajeve tjera relevante përkatëse.

“Ambasadori Jashari po ashtu ka komunikuar me përfaqësitë diplomatike të vendeve të QUINT-it të akredituara në Serbi, të cilët i ka njoftuar lidhur me rastin”, sipas njoftimit.

Jashari ka bërë kërkesë zyrtare tek autoritetet serbe për ta lejuar ta vizitojnë në paraburgim Sadik Durakun në ditët në vijim.

Më herët të premten, Avdyl Duraku tha për Radion Evropa e Lirë se Sadiku, teksa po udhëtonte nga Britania e Madhe për në Kosovë, më 16 prill rreth orës 22:00 ishte ndalur në pikën kufitare në Horgosh, që lidh Serbinë me Hungarinë.

“Sipas avokatit, ai është arrestuar nën akuza se ka kryer krime lufte kundër popullatës serbe”, tha Duraku.

Në bazë të vendimit të Drejtorisë së Policisë në Kikindë për ndalimin më 17 prill, Sadik Durakut i ishte caktuar fillimisht masa e ndalimit prej 48 orësh pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”, dhe se ekziston dyshimi që “së bashku me persona të panjohur gjatë vitit 1999, në zonën e komunës së Gjakovës, Prizrenit dhe Pejës, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka rrahur, ngacmuar fizikisht dhe mendërisht dhe ka grabitur popullatën civile”.

Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar Ambasadën britanike në Beograd për këtë rast, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Sipas vëllait të Sadikut, këto akuza nuk qëndrojnë sepse Sadik Duraku para luftës të vitit 1999, ka jetuar me familjen në Angli.

Në vendimin e Drejtorisë policore në Kikindë, Sadik Duraku është shtetas i Britanisë dhe jeton atje.

Më herët, familjarët e Sadik Durakut thanë se nuk kanë informacion se në cilën qendër paraburgimi po mbahet ai.

REL ka kërkuar informacion nga Prokuroria Serbe për Krime Lufte për këtë rast.

Goran Petronijeviq, avokat që përfaqëson Durakun, tha herët gjatë ditës për Radion Evropa e Lirë se ai është marrë në pyetje nga prokurori dhe se pritej të dilte para gjykatësit të procedurës paraprake. Ai tha se nuk mund të jepte më shumë informata në atë kohë.

Avdyl Duraku tha se ka informuar institucionet e Kosovës për rastin e vëllait të tij.

Në orët e hershme të 17 prillit, sipas autoriteteve në Kosovë, Serbia i ndaloi dhjetëra autobusë me rreth 1.500 kosovarë për më shumë se 20 orë në pikat kufitare të saj me Kroacinë dhe Hungarinë.

Po ashtu, pronarët e agjencive të kompanive të udhëtimit konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se autobusët me udhëtarë u lejuan të largoheshin nga territori i Serbisë pasditen e 17 prillit.

Ndërkaq, Serbia, sipas Kosovës, po ashtu ndaloi dhjetë zyrtarë policorë, në mesin e të cilëve edhe një zëvendësdrejtor të Policisë së Kosovës. Që të gjithë u liruan deri më 18 prill./REL

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet