12 Shtator 2022, 18:23
Nga e.k
Foto ilustruese
GREQI- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Selanik ku protagonistë janë dy të mitur, një 13-vjeçar dhe një 17-vjeçare.
13-vjeçari dyshohet se trafikonte emigrantë të paligjshëm me një makinë të vjedhur, për një shumë prej 350 eurosh, të cilën do t'i mblidhte për një linjë nga Kavalla në Selanik. Këtë e ka bërë të ditur e dashura e tij 17-vjeçare, e cila ishte pasagjere në mjetin në të cilin do të trafikonin emigrantët. Ajo ka folur para hetuesve ditën e sotme kur ka rrëfyer ngjarjen.
17-vjeçarja më në fund është lënë e lirë me kusht që t'i jepet kujdestaria e të miturve, ndërsa i mituri tjetër, drejtuesi i mjetit 13-vjeçar është në kërkim nga autoritetet policore, pasi ka mundur të arratiset.
Ky rast i trafikut të paligjshëm të emigrantëve u zbardh nga policia e Selanikut, kur pasditen e së shtunës së kaluar një makinë që lëvizte në Egnatia Odos (në rrugë me pagesë Analipsi) u pikas me tre emigrantë nga Siria. Drejtuesi i mjetit, 13-vjeçari nuk ka ndalur në sinjalin e policisë, por ka vazhduar me shpejtësi dhe ka pasuar një ndjekje. Më në fund ai është përplasur me hekura mbrojtëse, për pasojë ka mbetur i plagosur lehtë njëri prej emigrantëve të paligjshëm.
Sipas mediave greke, 17-vjeçarja është arrestuar në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i mjetit ka braktisur makinën dhe është zhdukur. Duke kërkuar falje, ajo tha para hetuesve nuk dinte asgjë për transportin, ndërsa mjeti i përdorur, sipas saj, është i tezes dhe e kanë marrë pa pëlqimin e saj.
policia greke
Bota
12 Shtator 2022, 18:12
e.k
Pamje nga vendi i ngjarjes
ITALI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në provincën e Campobasso-s të Italisë...
Bota
12 Shtator 2022, 18:07
e.k
Luftëtarë talibanë në Kabul
AFGANISTAN- Një ekspert për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara tha se kushtet ...
Bota
12 Shtator 2022, 18:00
e.k
Foto ilustruese
MALI I ZI- Një sulm masiv dhe i vazhdueshëm kibernetik në Mal të Zi, për të cilin zyrtarët fajësojn...
Bota
12 Shtator 2022, 17:56
I.A
Japoni
JAPONI- Zyrtarët japonezë mund të lehtësojnë më tej kontrollet kufitare për udhëtarët e...
Bota
12 Shtator 2022, 17:13
e.k
Olaf Scholz, Ursula von der Leyen dhe Emannuel Macron
BRUKSEL- Duke kapërcyer tabutë fiskale dhe politike, qeveritë evropiane kan&...
Bota
12 Shtator 2022, 16:51
e.k
Megan Markle
BRITANI- Ndarja nga jeta e Mbretëreshës Elisabeth II ka bërë bashkë dhe familjen mbretërore që dukej se koh...
Bota
12 Shtator 2022, 16:49
Slloveni
SLLOVENI- Në Bërdo të Sllovenisë u mbajt Samiti i Procesit të Bërdo Brionit, ku liderët e vendeve të Ballk...
Bota
12 Shtator 2022, 16:44
Ukrainë
UKRAINË- Megjithëse mijëra shkolla në Ukrainë janë shkatërruar nga lufta, viti i ri shkollor filloi pa shum...
Bota
12 Shtator 2022, 16:05
k.m.
Vladimir Putin
MOSKË- Presidenti rus Vladimir Putin thuhet se ka shkarkuar gjeneralin e tij të lartë vetëm 16 ditë pasi u...
Bota
12 Shtator 2022, 16:00
e.k
Foto nga samiti i Brdo-Brionit në Slloveni
SLLOVENI- Ka përfunduar samiti i Brdo-Brionit në Slloveni, ku morri pjesë edhe presiden...