LIVE UPDATES
Bota

Samiti i Brdo-Brionit thirrje BE-së: Qëndroni krah të Ballkanit Perëndimor për krizën ekomomike dhe energjetike

Nga Samiti i Procesit të Bërdo Brionit, BE-së i bëhet thirrje që Kosovës t’i hiqen vizat, ndërsa Bosnje e Hercegovinës t’i japë statusin e shtetit kandidat.

12 Shtator 2022, 16:49 Nga DOSJA
Samiti i Brdo-Brionit thirrje BE-së: Qëndroni krah të Ballkanit
Slloveni

SLLOVENI- Në Bërdo të Sllovenisë u mbajt Samiti i Procesit të Bërdo Brionit, ku liderët e vendeve të Ballkanit, diskutuan për situatën e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor dhe nga aty iu bë thirrje Bashkimit Evropian, që të përshpejtojë procesin e zgjerimit. Samiti i njohur si "Procesi i Bërdo Brionit”,  është një nismë slloveno-kroate e ndërmarrë në vitin 2010 nga Borut Pahor, asokohe kryeministër i Sllovenisë, me qëllim forcimin e besimit të ndërsjelltë në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimin rajonal, integrimin më të shpejtë të këtij rajoni në BE.

Pas takimit të së hënës (12.09), presidenti slloven Borut Pahor, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që t'i ofrojë Kosovës liberalizimin e vizave, ndërsa Bosnje e Hercegovinës statusin e shtetit kandidat për në Bashkim Evropian. Sipas Pahor, pjesëmarrësit e Samitit, ranë dakord për 6 konkluzione:

"1.Ritheksojmë rëndësinë e zgjerimit të BE-së si kontributi më i drejtpërdrejtë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Zgjerimi është më shumë se gjeopolitikë.

2. Ne bëjmë thirrje për një proces më të shpejtë të integrimit në BE, në përputhje me kushtet e njohura për anëtarësim.

3. Ne bëjmë thirrje për dhënien e statusit kandidat për Bosnje dhe Hercegovinën deri në fund të vitit 2022.

4. Ne bëjmë thirrje për heqjen e regjimit të vizave për të gjithë Ballkanin Perëndimor deri në fund të vitit 2022.

5. I bëjmë thirrje BE-së të qëndrojë në krah të Ballkanit Perëndimor në zbutjen e pasojave të krizës ekomomike dhe energjetike.

6. Ne afirmojmë përkushtimin tonë për dialogun si e vetmja mënyrë për të kapërcyer mosmarrëvehjet dhe çështjet e hapura në rajon”, tha presidenti Pahor. Pas interesimit të gazetarëve, Pahor tha se në samit është diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

"Dialogu ka qenë temë diskutimi, por askush nuk iu ka bërë thirrje Serbisë e Kosovës që të njohin njëra-tjetra. Të dy vendeve u është bërë thirrje që të vazhdojnë dialogun dhe përmes tij të zgjidhin të gjitha çështjet e hapura”, tha Pahor. Ai shtoi se takimi u mbyll me sukses për dy arsye: "Diskutimet kanë qenë mjaft të mira dhe kemi dashur të insistojmë që të jemi më të bashkuar. Megjithatë ka disa gjëra që na ndajnë, por duhet ta kuptojmë se ku janë këto dallime”, deklaroi Pahor.

Pjesëmarrës në procesin e Samitit të Brdo Brionit ishin edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i Kroacisë, Zoran Millanoviq, si dhe anëtarët e presidencës tripalëshe të Bosnjës, Shefik Xhaferoviq, Millorad Dodik dhe Zhelko Komshiq.

Që nga viti 2013 në samitet e mëhershme të procesit të Bërdo Brioni-it, që mbahen çdo vit, ka pasur të ftuar special duke përfshirë ish-kancelaren gjermane Angela Merkel, ish-presidentin e Austrisë Heinz Fischer, presidentin e Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier, presidentin e Polonisë, Andrzej Duda, presidentin aktual të SHBA-së, atëherë nënpresident, Joseph Biden dhe përfaqësues të institucioneve evropiane.

Marrë nga DW

slloveni samiti i brdo-brijuni

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj