Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
E PLOTË- Deputetja e PDK-së vendosi foton e Kurtit si 'PINOK' në foltore, Bislimi e grisi, si nisi SHERRI në Kuvendin e Kosovës
Përshkallëzimii situatës në parlament, nisi në momentin kur kryeministri Albin Kurti ishte duke mbajtur fjalim.
13 Korrik 2023, 13:26Nga a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Zbardhet e plotë përplasja në Kuvendin e Kosovës. Përshkallëzimii situatës në parlament, nisi në momentin kur kryeministri Albin Kurti ishte duke mbajtur fjalim.
Gjatë kohës që Kurti po fliste për marrëveshjen me BE-në për shtensionimin e situatës, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ngrihet nga vendi vendos në foltoren ku po fliste kryeministri një foto të tij ku shkruhej 'Kurti si Pinok'.
Pas kësaj ndërhyn zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i cili e largon fotografinë dhe e gris. Pak minuta më pas, ngrihet deputeti tjetër i PDK-së, Mërgim Lushtaku i cili afrohet dhe lag me ujë.
Ministri i Financave, Hekuran Murati e ndjek dhe përpiqet ta ndalojë të afrohet drejt kryeministrit. Më pas Lushtaku kthehet në drejtim të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi për ta lagur edhe atë me ujë dhe e hedh shishen në drejtim të tij. Situata ka dalë jashtë kontrollit pasi në sherr futen ministrat e tjerë dhe deputetët e opozitës.