LIVE UPDATES
Bota

E PLOTË/ Duke drejtuar vetë makinën dhe duke ecur në këmbë, çfarë bëri Putin në Mariupol, godinat që vizitoi dhe rindërtimi, rrëfimet: Erdhi të shihte ç’kishte shkaktuar (HARTA)

BBC identifikoi disa nga pikat kryesore historike përgjatë rrugës së liderit rus. Putin udhëtoi në rrugën Kuprina, duke u kthyer në Mir Prospekt dhe më pas në Metalurhiv Avenue, ku është Salla e Koncerteve të Filarmonisë.

19 Mars 2023, 19:39 Nga F.M
E PLOTË/ Duke drejtuar vetë makinën dhe duke ecur në
Vladimir Putin

UKRAINË- Vladimir Putin ka zhvilluar vizitën e tij të parë në Mariupol, qytet i shkatërruar nga forcat ruse gjatë luftës. BBC ka gjurmuar një pjesë të rrugëtimit që ai zhvilloi. Putin kaloi pranë ‘pikave të nxehta’ të disa sulmeve që shkaktuan qindra viktima. Rusia e pushtoi qytetin në muajin maj.

Videoja e publikuar nga mediat ruse tregon Putin duke biseduar me një shoqërues teksa shkojnë drejt sallës së koncerteve të qytetit. Kremlini thotë se vizita u zhvillua të shtunën vonë dhe se Putin e mori këtë vendim "spontanisht".

Kryetari ukrainas i Mariupolit në mërgim, Vadym Boychenko i tha BBC-së se vizita e Putin në Mariupol ishte "simbolike" për Putinin për shkak të asaj që kishte ndodhur atje.

"Ne duhet të kuptojmë se Mariupol është një vend simbolik për Putinin, për shkak të sulmeve që ai shkaktoi në qytetin e Mariupolit. Asnjë qytet tjetër nuk u shkatërrua kështu. Asnjë qytet tjetër nuk ishte nën rrethim për kaq gjatë. Asnjë qytet tjetër nuk iu nënshtrua bombardimit kështu,”- tha ai.

“Ai ka ardhur personalisht për të parë se çfarë ka bërë,”- shtoi ai.

BBC identifikoi disa nga pikat kryesore historike përgjatë rrugës së liderit rus. Putin udhëtoi në rrugën Kuprina, duke u kthyer në Mir Prospekt dhe më pas në Metalurhiv Avenue, ku është Salla e Koncerteve të Filarmonisë.

Ai është ulur pranë një burri me kapele të zezë, të cilin mediat ruse e identifikojnë si zëvendëskryeministrin rus Marat Khusnullin. Në të majtën e tij teksa po përshkojnë Mir Prospekt janë skulptura zogjsh në atë që para luftës quhej Sheshi i Lirisë së Mariupolit.

Më tej, në të djathtë është Materniteti Numri Tre i Mariupolit, i cili u bombardua në një incident famëkeq marsin e kaluar.

Fotot e Mariana Vishegirskaya, një grua shtatzënë, me fytyrën e saj të gjakosur, duke zbritur shkallët e copëtuara u shpërndanë gjerësisht në media pas sulmit rus. Ajo mbijetoi dhe lindi të nesërmen. Por, një tjetër grua shtatzënë ishte mes viktimave.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e quajti atë një krim lufte, por ambasada e Rusisë në Londër pretendoi se spitali nuk ishte më në përdorim dhe se po përdorej nga anëtarët e regjimentit Azov, i cili u krijua si një milici vullnetare me lidhje me të djathtën ekstreme në vitin 2014, por që atëherë ishte përfshirë në Gardën Kombëtare të Ukrainës.

Putin vijoi më tej për në Sheshin e Teatrit ku është skena e një bombardimi vdekjeprurës që mendohet të ketë vrarë të paktën 300 dhe ndoshta deri në 600 civilë.

Civilët e kishin përdorur ndërtesën si një strehë nga rrethimi dhe kishin vendosur një tabelë të madhe me mbishkrimin "fëmijë" në rusisht përpara teatrit. Ndërtesa u shemb kur u sulmua. Një hetim i mëvonshëm i AP tha se deri në 600 njerëz u vranë. Rusia mohoi se e kishte bombarduar atë dhe fajësoi batalionin Azov. Në dhjetor, autoritetet e qytetit ukrainas thanë se Rusia po shkatërronte rrënojat e teatrit 

“Rusia e kuptoi se ku kishte një përqendrim njerëzish, dhe qëllimisht i shkatërroi këto vende, duke vrarë njerëz. Ata punonin sistematikisht për këtë", tha Boychenko.

Putin vizitoi dhe kompleksin e ri të ndërtuar nga Rusia në Mariupolin e jashtëm. Pamjet më pas tregojnë Putin teksa ecën në këmbë në një kompleks të ri banimi, që thuhet se është në lagjen Nevsky të Mariupolit. Ai udhëhiqet nga Khusnulli, i cili i tregon disa plane të punës së rindërtimit. Ai është parë gjithashtu duke folur me njerëz që mediat ruse thonë se janë banorë vendas dhe ai gjithashtu viziton një apartament për të cilin thuhet se përbëhet nga tre dhoma.

Nevsky është një lagje e re që përfshin një duzinë blloqe apartamentesh në perëndim të qytetit. Emin e ka marrë nga lumi Neva, mbi të cilin ndodhet qyteti i lindjes së Presidentit Vladimir Putin, Shën Petersburg.

Kryebashkiaku Boychenko tha se shumë nga ndërtesat e ndërtuara nga Rusia ishin në periferi të qytetit. "Ata e ndërtuan këtë vetëm për të provuar se versioni i tyre për atë që po ndodh atje është i vërtetë. Por ata gënjejnë! Ata gënjejnë kur thonë se erdhën për të çliruar qytetin. Ata e shkatërruan atë. Ky qytet nuk ekziston më. Dhe duhen 20 vjet për ta rindërtuar atë!" tha ai.

Banorët e Mariupolit i kanë thënë BBC-së se ndërtesat e reja po ngrihen dhe disa nga ato të dëmtuara nga ushtria ruse po hiqen. OKB vlerëson se 90% e ndërtesave të banimit janë dëmtuar ose shkatërruar nga sulmi rus.

Gazetari norvegjez Morten Risberg, i cili vizitoi Mariupolin në dhjetor, tha se ai pa rindërtim dhe restaurim në shkallë të gjerë mes shkatërrimeve.

"Ata po ndryshojnë emrat e rrugëve dhe po pikturojnë ngjyrat ukrainase me ngjyrat ruse dhe po vendosin flamuj rusë kudo," tha ai për BBC. Shumica e civilëve të mbetur në qytet "po fokusoheshin vetëm që të mbijetonin,”- tha ai.

Në një pjesë tjetër të pamjeve, presidenti Putin shihet duke ecur në brendësi të një salle koncertesh në Mariupol. Mediat shtetërore ruse thanë se ishte Salla e Koncerteve të Filarmonisë - dhe BBC ka verifikuar se pamjet përputhen me brendësinë e lokalit.

Kjo është e njëjta ndërtesë që OKB-ja paralajmëroi se do të përdorej për të organizuar gjyqe të trupave ukrainase që qëndruan kundër forcave ruse për muaj të tërë në fabrikën masive të hekurit dhe çelikut në Azovstal të Mariupolit. Rusia fitoi kontrollin e plotë të Mariupolit në maj pasi mbrojtësit u dorëzuan.

Imazhet e postuara në mediat sociale në gusht, përfshirë nga autoritetet ukrainase, shfaqnin kafaze metalike që po ndërtoheshin në skenë. Sipas OKB-së, ndjekja penale e të burgosurve të luftës (POW) për pjesëmarrje në armiqësi është gjithashtu një krim lufte.

Por gjyqet nuk u zhvilluan kurrë, pasi të burgosurit u bënë më vonë pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve  nga Ukraina, duke përfshirë një ish-deputet pro-Kremlinit, Viktor Medvedchuk.

Pamjet më të fundit nga brenda sallës së koncerteve tregojnë se kafazet janë hequr dhe brendësia e ndërtesës që atëherë është ridekoruar.

Gjatë rrethimit salla e koncerteve u përdor nga civilët për strehim. Institucionet kulturore ishin "ku njerëzit fshiheshin në bodrume dhe prisnin që terrori rus të përfundonte," tha Boychenko.

Para pushtimit ishte vendi ku kishte festivale klasike në Mariupol. Boychenko tha se festivali ishte një "festim i madh i muzikës klasike për njerëzit e Mariupolit" që tërhoqi artistë nga jashtë dhe pjesë të tjera të Ukrainës.

“Shumë njerëz mblidheshin gjithmonë në këtë festival për të ndjerë humorin që mbizotëronte gjithmonë në Mariupol”, tha ai.

Putin ka vizituar një memorial të Luftës së Dytë Botërore të quajtur Memorial i Çlirimit.

vladimir putin lufta ukraine-rusi


Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët