Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
E rëndë në Prevezë! Shpërthim në një punishte konservash peshku, vdesin dy persona, mes tyre një shqiptar
Sa u përket viktimave dyshohet se janë një grek 39-vjeçar dhe një minoritar nga Shqipëria 40 vjeç, Dritan Kodra, që kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër person është dërguar me ambulancë në Janinë, pasi ka plagë të rënda në kokë.
GREQI- E rëndë në Prevezë! Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i dertanishëm i një shpërthimi gazi të ndodhur në një fabrikë ambalazhimi peshku.
Sa u përket viktimave dyshohet se janë një grek 39-vjeçar dhe një minoritar nga Shqipëria 40 vjeç, Dritan Kodra, që kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër person është dërguar me ambulancë në Janinë, pasi ka plagë të rënda në kokë.
Gjithçka ka ndodhur në pak minuta dhe askush nuk mund t’i thotë me siguri shkaqet, por informacionet e para 'flasin' për një shpërthim në një gaz. Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka nxjerrë nga banesa edhe banorët e zonës që kanë dëgjuar gjithë çfarë ka ndodhur. Forcat zjarrfikëse dhe Policia janë ende në vendngjarje, pasi shkaqet e ngjarjes tragjike janë duke u hetuar nga autoritetet. Deri më tani janë arrestuar dy pronarët e punishtes së konservave të peshkut.