LIVE UPDATES
Bota

Ekspertët: Heshtja e Kinës për balonën spiune mund të rrisë më tej tensionet mes dy vendeve

Në Pentagon, në veçanti, zyrtarë të lartë amerikanë të mbrojtjes paralajmërojnë se refuzimi i ushtrisë kineze për të komunikuar pas rrëzimit të balonës spiune nga Shtetet e Bashkuara është, në një farë mënyre, më alarmues se vetë veprimi i spiunazhit.

10 Shkurt 2023, 09:15 Nga k.m.
Ekspertët: Heshtja e Kinës për balonën spiune mund të
Foto ilustruese

Zemërimi mbi vendimin e Kinës për të shkelur hapësirën ajrore të dhjetëra vendeve, duke mbledhur informacione përmes një flote balonash vëzhgimi ka rritur shqetësimet në Uashington në lidhje me sjelljet e Pekinit. Këto veprime të Kinës mund të nxisin reagime më të forta në incidentet e ardhshme. Në Pentagon, në veçanti, zyrtarë të lartë amerikanë të mbrojtjes paralajmërojnë se refuzimi i ushtrisë kineze për të komunikuar pas rrëzimit të balonës spiune nga Shtetet e Bashkuara është, në një farë mënyre, më alarmues se vetë veprimi i spiunazhit.

"Kjo është vërtet e rrezikshme", u tha ligjvënësve të enjten Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë në rajonin e Indo-Paqësorit, Ely Ratner.

"Ne vazhdojmë të jemi të hapur për bisedime", shtoi ai. "Për fat të keq, deri më sot, Ushtria Çlirimtare Popullore (e Kinës) nuk po i përgjigjet thirrjeve tona."

Shqetësimi në Pentagon ka qenë në rritje në muajt e fundit, nga Sekretari i Mbrojtjes deri tek zyrtarë të nivelit më të ulët, të cilët janë shprehur gjithnjë e më të gatshëm për të diskutuar ngurrimin e përsëritur të homologëve të tyre kinezë për të mbajtur hapur linjat e komunikimit që mund të përdoren në raste krizash.

Nevoja e komunikimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës

Muajin e kaluar, burimet diplomatike amerikane thanë se Kina refuzoi të përdorte linjën e shmangies së konfliktit pas një veprimi të pasigurt ajror të avionëve kinezë ndaj atyre amerikanë mbi Detin e Kinës Jugore që kishte ndodhur një muaj më parë.

Dhe një takim nëntorin e kaluar mes Sekretarit amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin dhe ministrit kinez të Mbrojtjes Wei Fenghe, gjatë një takimi të zyrtarëve aziatikë të mbrojtjes në Kamboxhia, gjithashtu nuk arriti të bind ushtrinë kineze që të krijojë kanale komunikimi për raste emergjencash.

“Gjatë disa muajve të fundit, ushtria kineze ka vazhduar të shohë marrëdhëniet me ushtrinë tonë si diçka që ata e ndezin dhe e fikin për të shprehur pakënaqësinë me gjërat e tjera që po ndodhin”, tha zoti Ratner para anëtarëve të Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.

"Ne duhet të komunikojmë përparësitë tona. Ushtritë tona duhet të kenë biseda serioze rreth çështjeve strategjike", tha ai. "Kjo vazhdon të jetë një çështje problematike."

Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes kanë thënë se partnerët dhe aleatët e Amerikës janë gjithashtu gjithnjë e më të zemëruar me refuzimin e Pekinit për të gjetur mënyra komunikimi gjatë krizave të mundshme. Edhe vendet e tjera të rajonit kanë shprehur të njëjtin shqetësim.

"Pika kyçe lidhur me këtë është se vendet duhet të veprojnë me përgjegjësi", u tha gazetarëve të mërkurën zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Patrick Ryder, kur u pyet për çështjet e komunikimit.

“Ne kemi qenë gjithmonë dhe do të mbetemi të hapur ndaj komunikimit në përpjekje për të shmangur incidentet”, tha ai, duke shtuar, “Ne do të vazhdojmë t’i mbajmë linjat e komunikimit të hapura”.

Zyrtarë dhe ish-zyrtarë amerikanë vënë në dukje se refuzimi i Kinës për të komunikuar bie ndesh me sjelljet e fuqive të tjera të mëdha, të cilat, pavarësisht konfliktit dhe tensioneve, kanë rënë dakord të vendosin linja të posaçme komunikimi për shmangien e konfliktit, të paktën për të shkëmbyer mesazhe.

"Në administratën e mëparshme dhe në këtë administratë, Sekretari i Shtetit mund të flasë në telefon me homologun e tij rus në çdo kohë", i tha Zërit të Amerikës ish-i dërguari i posaçëm amerikan për Sirinë, Joel Rayburn.

“Kjo mundësi për të folur me njëri-tjetrin ka ekzistuar gjithmonë për ushtrinë, përfaqësuesit e lartë ushtarakë, përfaqësuesit ushtarakë me uniformë”, tha Rayburn, i cili tani tani është ekspert për çështje ndërkombëtare në organizatën Amerika e Re në Uashington.

"Kjo ishte jashtëzakonisht e dobishme në kohët kur kishte tensione ose kishte vija të kuqe të dukshme të mundshme dhe mund të jepeshin paralajmërime, mesazhe për ulje të tensioneve ose sqarime të qëllimeve."

Linjat e shmangies së konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë përdorur të paktën dy linja të veçanta të shmangies së konfliktit gjatë dekadës së fundit.

E para, i krijuar në tetor të vitit 2015, synonte fillimisht të parandalonte konfliktin ose përplasjet mes avionëve rusë dhe amerikanë që vepronin në hapësirën ajrore të Sirisë.

Dhe pavarësisht nga disa problemeve të vogla, zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thanë se linja e shmangies së konfliktit me Rusinë për Sirinë vazhdoi të ishte në funksion deri në qershor të vitit të kaluar.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia krijuan një linjë të dytë të shmangies së konfliktit në Mars të vitit 2022 pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, megjithëse Pentagoni nuk e ka përdorur atë shpesh.

Refuzimi i krijimit të një linje të tillë komunikimi nga ushtria kineze që nga koha e administratës së ish-presidentit Trump është një veprim i papërgjegjshëm, thotë zoti Rayburn. “Kjo ndoshta nënkupton se kinezët nuk do të dëshironin një kanal komunikimi për të parandaluar përshkallëzimin e situatave taktike. Kjo nuk është një gjë e mirë.”

Ish-zyrtarë të tjerë amerikanë e shohin refuzimin e ushtrisë kineze për të vendosur linja të shmangies së konfliktit me Pentagonin më shumë si një funksion të mënyrës se si funksionon ushtria kineze sesa një qëllim keqdashës.

"Mendoj se ata po e bëjnë këtë sepse nuk kanë një mekanizëm të mire brenda qeverisë së tyre për të shkëmbyer informacione mes departamenteve të ndryshme brenda saj", thotë John Schaus, ekspert për çështjet e Kinës në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Por rritja e numrit të incidenteve dhe ashpërsisë së tyre mund ta deyrojë ushtrinë kineze të ndryshojë stilin e saj të komunikimit ose të përballet me pasojat e një përshkallëzimi të paqëllimshëm.

"Shpresoj që situate aktuale shërbejë si një mësim për udhëheqjen në Kinë", thotë eksperti amerikan Schaus për pasojat nga rrëzimi i balonës kineze nga Shtetet e Bashkuara.

"Nëse do të ishim në një krizë shumë më intensive, situata do të mund të ishte shumë e rrezikshme", tha ai./VOA

pentagon

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen