LIVE UPDATES
Bota

Ekspertët: Qeveria nuk kishte bazë ligjore për rastin e Klan Kosovës

Avokati i çështjeve komerciale, Ardi Shita, në një bisedë me Zërin e Amerikës tha se ministria ka vepruar në kundërshtim me ligjin për shoqëritë tregtare, i cili siç tha rregullon të gjitha aspektet e korporatave në Kosovë.

1 Gusht 2023, 19:51 Nga I.A
Ekspertët: Qeveria nuk kishte bazë ligjore për rastin e Klan
Qeveria e Kosoves

KOSOVË- Njohës të fushës së drejtësisë në Kosovë thonë se qeveria nuk kishte bazë ligjore për t’i pezulluar certifikatën e biznesit televizionit Klan Kosova. Por Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë këmbënguli sërish të martën në mbrojtje të këtij veprimi.

Me 14 qershor qeveria e Kosovës vendosi pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova, me pretendimin se në regjistrimin e biznesit shkruan “Pejë – Serbia dhe Gjakovë – Serbia”.

Autoritetet thanë se “nuk lejohet regjistrimi i një biznesi ku vendbanimi është në kundërshtim me parimet themelore të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

Avokati i çështjeve komerciale, Ardi Shita, në një bisedë me Zërin e Amerikës tha se ministria ka vepruar në kundërshtim me ligjin për shoqëritë tregtare, i cili siç tha rregullon të gjitha aspektet e korporatave në Kosovë.

“Sipas atij ligji si pikë e parë nuk ekziston koncepti i pezullimit të certifikatës së biznesit. Ligji thotë qartë, një biznes i cili është person juridik, në këtë rast korporatë apo shoqëri me përgjegjësi të kufizuara sic është Klan Kosova, është i pavarur nga aksionari i saj. Domethënë çfarëdo që ndodh me aksionarin, kontinuiteti i korporatës vazhdon për shkak se korporatat si strukturë janë të krijuara në atë mënyrë që duhet ta ruajnë kontinuitetin e t’i shërbejë shoqërisë pavarësisht çfarë ndodhë me pronarin”, thotë ai.

E pyetur nga Zëri i Amerikës për këtë çështje, ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, këmbënguli se veprimet e ministrisë që drejton gëzojnë bazë ligjore.

“Ligjshmëria më e plotë është e para Kushtetuta, por janë edhe ligjet për shoqëri tregtare, ligji për procedurën administrative dhe në këtë bazë ligjore ne kemi ndërmarrë veprimet. Nuk është e arsyeshme të quhet gabim teknik emërtimi i qytetit Gjakova – Serbia ose Pejë – Serbia. Është gabim antikushtetues, është shkelje në fakt e jo gabim, shkelje antikushtetuese”, tha ajo.

Zoti Shita thotë se të dhënat e publikuara janë nga regjistri publik i Maqedonisë së Veriut, në të cilin Kosova nuk ka ndonjë përgjegjësi.

“Regjistri publik i bizneseve të një shteti të huaj, mënyra se si listohen gjërat e çfarë shkruan nuk është përgjegjësi e jona si Republikë e Kosovës, e kemi të pamundshme ne të kontrollojmë se si publikon të dhënat e bizneseve një regjistër i huaj. Ne me ato të dhëna që na vijnë shërbehemi dhe nëse kanë qenë të papranueshme ARBK ka pasur mundësi që në momentin e parë që është bërë regjistrimi i parë i aksionarit nga Republika e Maqedonisë së Veriut mos ta pranojë dokumentacionin”, tha zoti Shita.

Me 16 qershor Komisioni i Pavarur i Mediave miratoi një vendim që detyronte televizionin Klan Kosova të plotësonte dokumentacionin e nevojshëm për mbajtjen e licencës brenda 30 ditësh.

Klan Kosova thotë se ka paraqitur dokumentet e plotësuara me 21 qershor.

Në një dokument që ka siguruar të hënën Zëri i Amerikës nga regjistri qendror i Maqedonisë së Veriut, televizioni figuron i regjistruar me emërtimin Gjakovë – Kosovë. Të njëjtin dokument, por në gjuhën angleze, e ka publikuar edhe Klan Kosova duke këmbëngulur se nga 20 qershori i këtij viti në çdo dokument të kompanisë qëndron vetëm emërtimi Kosovë.

“Nëse aksionari ka dhënë informata me gabime, jo të sakta, jo të plota, jo të vërteta, janë mekanizma të tjerë në dispozicion nëpërmjet të cilëve ministria mund të kërkojë përmirësimin e atyre informatave. Zakonisht sipas ligjit për shoqëritë tregtare, kur kërkohet ndryshimi ose përmirësimi i informatave qoftë prej ministrisë qoftë prej vet biznesit, jipet një afat brenda të cilit duhet bërë ai korrigjim. Kur përfundon ai, biznesi do të vazhdojë të operojë sic ka operuar më herët, pra këtu kemi problem seriozz me interpretimin dhe zbatimin e dispozitave të ligjit për shoqëritë tregtare”, thotë zoti Shita.

Pezullimi i certifikatës së biznesit të televioznit Klan Kosova nxiti reagime të ashpra në Kosovë duk u cilësuar si goditje e rëndë ndaj lirisë së medias. Por autoritetet këmbëngulin se zbatimi i ligjit kundër sipërmarrësve të fuqishëm që e shkelin atë për përftime financiare, nuk paraqet sulm ndaj lirisë së medias.

Të hënën ministria e Industrisë tha se u ka pezulluar certifikatat e biznesit edhe të paktën 5 kompanive të tjera që sipas saj, kanë emërtim kundërkushtetues, duke i paraqitur qytetet e Kosovës si pjesë të Serbisë.

Ilir Ibrahimi nga Klubi i Biznesve në Kosovë tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se qeveria me këto veprime po sulmon bizneset dhe se kjo situatë mund të sjellë pasoja të rënda për ekonominë e vendit.

“Unë jam shumë i shqetësuar me gjendjen ekonomike në vend, ka rënë konsusmi, bizneset nuk janë duke investuar sepse janë duke u sulmuar nga qeveria dhe kjo do ta dërgoj Kosovën edhe në një krizë më të madhe ekonomike pas asaj të Covidit, luftës në Ukrainë. Problemin kryesor ekonomia kosovare e ka nga sulmet e brendshme që po vinë nga pushteti dhe nëse na ikin këto korporata të mëdhaja dhe shkojnë të investojnë diku tjetër të cilën ata mund ta bëjnë në çdo moment por është akt patriotik i tyre që vazhdojnë të qëndrojnë këtu atëherë unë e shoh ekonominë e Kosovës në kollaps”, tha ai.

Zoti Ibrahimi thotë se dështimi është te institucionet e Kosovës që nuk i kanë rregulluar si duhet procedurat e regjistrimit të bizneseve nga shtetet tjera.

“Kemi parë dje publikimin e një liste të bizneseve të cilat janë të regjistruara me pasaporta të huaja, në këtë rast nga Mali i Zi dhe vendbanimi shkruhet me shkronja serbe apo emërtime serbe mirëpo nuk është faji i individid i cili e ka regjistruar këtë. Është faji i institucioneve të Kosovës që nuk i kanë regjistruar këto në vende mike”, thotë ai.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, duke shprehur shqetësimin për situatën me Klan Kosovën tha të martën se shpreson që qeveria do ta zgjidhë këtë çështje në një mënyrë transparente, të drejtë, dhe të shpejtë.

“Bazuar në atë që kemi kuptuar nga pronarët e Klan Kosova, ata i kanë dorëzuar dokumentet e reja që trajtojnë shqetësimet specifike të paraqitura dhe unë thjesht dua të them se sa herë që qeveria merr një vendim që mund të ketë ndikim në aftësinë e medias apo organizatës së pavarur për të transmetuar, për të vepruar, është diçka që duhet bërë të paktën pas një rishikimi shumë të kujdesshëm dhe si zgjidhje e fundit sepse liria e medias është shumë e rëndësishme”, tha ai.

Pezullimi i certifikatës së biznesit të Klan Kosovës nxiti reagime të ashpra nga diplomatë perëndimorë, shoqata gazetarësh, përfaqësues të mediave, por edhe përfaqësues të opozitës.

Marrë nga VOA

ardi shita klan kosova

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës