LIVE UPDATES
Bota

Akuzat për shkelje të ligjit, kompania serbe rrezikon t’i konfiskohet një pjesë e përfitimeve të saj në Kosovë

Në fund të muajit nëntor të vitit 2022, ky autoritet ka nisur hetimet sipas detyrës zyrtare për shkak të dyshimeve se kompania MTS d.o.o. nuk i ka raportuar transaksionet e saj, siç kërkohet me ligj në Kosovë.

1 Gusht 2023, 19:23 Nga I.A
Akuzat për shkelje të ligjit, kompania serbe rrezikon t’i
MTS

Nëse vërtetohet se kompania MTS d.o.o. ka blerë ilegalisht së paku katër operatorë kabllorë në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, do të gjobitet deri në dhjetë për qind të fitimit të përgjithshëm të realizuar kudo në botë gjatë vitit të fundit.

Kështu kanë thënë për Radion Evropa e Lirë (REL) nga Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës, i cili për punën e tij raporton në Kuvendit. Në fund të muajit nëntor të vitit 2022, ky autoritet ka nisur hetimet sipas detyrës zyrtare për shkak të dyshimeve se kompania MTS d.o.o. nuk i ka raportuar transaksionet e saj, siç kërkohet me ligj në Kosovë.

MTS d.o.o. ka për kompani amë operatorin shtetëror të telekomunikacionit, Telekomi i Serbisë, dhe është themeluar në tetor të vitit 2015 në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Selia e kësaj ndërmarrjeje shoqërore është në Mitrovicën e Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës. Megjithatë, ka degë edhe në komunat tjera të banuara me shumicë serbe në Kosovë: Leposaviq, Zubin Potok, Graçanicë, Shtërpcë dhe Ranillug.

Ndërkohë, emri i kompanisë MTS d.o.o. u gjet në listën e kompanive, të cilave mund t'u ndalohet veprimtaria e të bërit biznes, sepse në formularin e regjistrimit shkruan se ndodhet në territorin e Serbisë, përkatësisht shkruan "Mitrovica e Kosovës (Kosovska Mitrovica), Republika e Serbisë".

Lista e kompanive me vendndodhje gjeografike të ngjashme të kontestuar është përpiluar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës, pasi mediumit Klan Kosova iu pezullua certifikata e biznesit për të njëjtën arsye.

Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës ka sqaruar për Radion Evropa e Lirë se ka marrë informacione se MTS d.o.o. bleu aksione të kompanive të tjera që ofrojnë shërbime telekomunikacioni në zonat serbe në Kosovë, pa e raportuar një gjë të tillë.

Ajo pretendon se një gjë e tillë nuk është në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës në Kosovë.

“Transaksionet e kryera pa njoftim sipas Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës, paraqesin formë të kufizimit apo shtrembërimit të konkurrencës nga kompanitë në territorin e Republikës së Kosovës apo jashtë saj, nëse veprimet e tyre ndikojnë në tregun e Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigje.

Siç është specifikuar, MTS-ja në Kosovë ka blerë operatorë kabllorë në veri dhe në jug të lumit Ibër: VGN Net nga Mitrovica e Veriut, Lika nga Zveçani, Ivan Radosavljeviq nga Leposaviqi dhe Herc International në Shtërpca.

Në fund të vitit 2021, REL-i shkroi për blerjen e Herc-it, një prej operatorëve më të mëdhenj kabllorë në jug të Ibrit.

Në atë kohë ata i hoqën menjëherë kanalet e pavarura nga Serbia - N1 dhe Nova S - të cilat janë në pronësi të The United Group, por ndërkohë u kthyen.

Në anën tjetër, disa banorë të veriut, me të cilët ka folur Radio Evropa e Lirë e të cilët kanë shfrytëzuar shërbimet e kompanisë VGN Net deri në shitjen e aksioneve te kompania MTS, nuk i kanë më këto dy kanale. N1 dhe Nova S, janë ndër kanalet e pakta me qëndrim kritik ndaj autoriteteve në Serbi.

MTS-ja pa koment, përgjigjet Telekomi i Serbisë

REL-i kontaktoi me drejtorin e kompanisë MTS në Kosovë, Dejan Ognjanoviq, për të marrë një koment për hetimin e udhëhequr nga Autoriteti për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Megjithatë, Ognjanoviq tha se Telekomi i Serbisë ka bërë një deklaratë lidhur me këtë rast dhe se nuk ka çfarë të shtojë.

Përndryshe, Telekomi i Serbisë deklaroi më 30 korrik se MTS d.o.o. operatorët kabllorë të përmendur i ka blerë në periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2021, kur ishte në fuqi ligji i vjetër për mbrojtjen e konkurrencës dhe sipas të cilit ai nuk ishte i detyruar të raportonte “përqendrimet në lidhje me blerjet në fjalë”.

Në njoftim thuhet se MTS d.o.o. ka funksionuar gjithmonë “me ndërgjegje, transparencë dhe në përputhje me rregulloret përkatëse”, dhe shpreson që organet rregullatore në Kosovë të punojnë në mënyrë të paanshme dhe të pavarur.

“MTS d.o.o. ka paraqitur deklaratat e saj me shkrim për këto hetime në dy raste dhe sinqerisht shpreson që Autoriteti (organ për mbrojtjen e konkurrencës) të respektojë argumentet tona dhe të pezullojë hetimin”, shohet.

Radio Evropa e Lirë konfirmoi se MTS d.o.o. është në mesin e dhjetëra kompanive me adresa të kontestuara. Në një listë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës MTS-ja në Mitrovicën e Veriut është e regjistruar si kompani në “territorin e Serbisë”.

Kjo ministri thekson se të dhëna të tilla nuk mund të tolerohen dhe bëhet e ditur se do t'u hiqet licenca e punës, si në rastin e televizionit Klan Kosova, të cilit në dokumentet e regjistrimit janë shënuar dy qytete në Kosovë - Pejë dhe Gjakovë - por si pjesë të Serbisë.

Drejtori aktual i MTS-së në Kosovë, Dejan Ognjanoviq, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk ka koment për këtë temë. Ndryshe, Zoran Milojeviq figuron si drejtor i MTS-së në dokumentet e regjistrimit. Ai njihet edhe me pseudonimin “Zelja” dhe deri para dy vjetësh ishte shef i MTS-së në Kosovë. Ai është gjithashtu zyrtar në Partinë Progresive Serbe (SNS) në pushtet dhe më parë ka qenë i punësuar në Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Marrë nga REL

mts

Sondazh

Poll
Bota 1 Gusht 2023, 18:15 a.l

Rusia rrëzon dronin mbi Krime

Sulm me dron RUSI- Rusia pretendon se ka rrëzuar një dron mbi qytetin më të madh të Krimesë, Sevastopol. Guvernatori i r...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen