LIVE UPDATES
Bota

Eksperti ndërkombëtar: Vizita e OKB-së në Zaporizhzhia, shumë e rëndësishme

Dëmtimi i një linje në centralin më të madh bërthamor të Evropës shkaktoi një ndërprerje të energjisë në të gjithë rajonin të enjten dhe rriti frikën për një katastrofë të mundshme në një vend që nuk e ka harruar katastrofën e Çernobilit të vitit 1986.

26 Gusht 2022, 22:14 Nga I.A
Eksperti ndërkombëtar: Vizita e OKB-së në Zaporizhzhia,
Zaporizhzhia

UKRAINË- Një mision i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore të OKB-së pritet të vizitojë centralin bërthamor të Zaporizhzhias javën e ardhshme, pasi ai u shkëput përkohësisht nga rrjeti elektrik i Ukrainës dhe goditje të tjera u njoftuan në zonën ku është vendosur objekti, thanë zyrtarët ukrainas të premten. Dëmtimi i një linje në centralin më të madh bërthamor të Evropës shkaktoi një ndërprerje të energjisë në të gjithë rajonin të enjten dhe rriti frikën për një katastrofë të mundshme në një vend që nuk e ka harruar katastrofën e Çernobilit të vitit 1986. Një ekspert i materialeve bërthamore thotë se është "shumë e rëndësishme" që Kombeve të Bashkuara t'u jepet qasje në centralin e marrë nën kontrollin e forcave ruse që në ditët e para të luftës së saj me Ukrainën. Komisionerja e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut kërkoi gjithashtu që centrali bërthamor i Zaporizhzhias të çmilitarizohej.

Centrali bërthamor i Zaporizhzhias, më i madhi në Evropë, u pushtua nga forcat ruse që në ditët e para të luftës.

Luftimet e vazhdueshme pranë objektit kanë rritur shqetësimet për një katastrofë që mund të prekë qytetet në Ukrainën jugore – ose potencialisht një rajon edhe më të gjerë.

"Mendoj se është e rëndësishme, është shumë e rëndësishme që njerëzve t'u lejohet qasja," thotë Mark Wenman, një ekspert i materialeve bërthamore në universitetin “Imperial College” në Londër.

"Ata duan të shohin çfarë lloj sistemesh ka, cilat janë sistemet e monitorimit të rrezatimit, dhe nëse janë të vendosura ato që i quajmë masat mbrojtëse. Kjo do të thotë aftësitë për të monitoruar materialin radioaktiv, në mënyrë që ai të mos nxirret nga vendi. Dhe pa qasje të plotë në çdo gjë në horizont, ata nuk mund të gjykojnë nëse një aksident është pak a shumë i mundshëm", thotë Mark Wenman.

Qeveria në Kiev pretendon se Rusia në thelb po mban peng uzinën bërthamore të epokës sovjetike, duke e përdorur si bazë armësh për sulmet e saj, ndërsa Moska akuzon Ukrainën se ka qëlluar në mënyrë të pakontrolluar mbi objektin, i cili ndodhet në qytetin Enerhodar.

Michelle Bachelet, Komisionerja e Lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut u biri thirrje palëve të respektojnë ligjin ndërkombëtar.

"I bëj thirrje Presidentit rus të ndalojë sulmet e armatosura kundër Ukrainës. Uzina e Zaporizhzhës duhet të çmilitarizohet menjëherë. Të dyja palët duhet të respektojnë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, ligjin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe ligjin ndërkombëtar humanitar."

Luftimet në fillim të marsit shkaktuan një zjarr të shkurtër në kompleksin e trajnimit të uzinës që zyrtarët thanë se nuk rezultoi në çlirimin e ndonjë rrezatimi.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thotë se veprimet ushtarake të Rusisë atje përbëjnë "shantazh bërthamor".

"Kjo është hera e vetme që një termocentral bërthamor ka qenë në vijën e parë të një zone të madhe lufte. Pra, kjo është hera e parë që na është dashur t’i referohemi Konventës së Gjenevës ku thuhet qartë se nuk duhet të bëhet asgjë për të rrezikuar një central bërthamor", thotë eksperti Mark Wenman.

Asnjë central bërthamor civil nuk është projektuar për një situatë lufte, megjithëse ndërtesat që strehojnë gjashtë reaktorët e Zaporizhzhias janë të mbrojtura nga betoni i përforcuar që mund të përballojë një predhë të hedhur gabimisht, thonë ekspertët.

Shqetësimi më i madh është se një ndërprerje e furnizimit me energji elektrike në termocentral siç ndodhi të enjten në mbrëmje (25 gusht), mund të çaktivizojë sistemet e ftohjes që janë thelbësore për funksionimin e sigurt të reaktorëve dhe gjeneratorët e emergjencës me naftë janë ndonjëherë jo të besueshëm.

"Ne i nxisim edhe një herë palët që t'i sigurojnë misionit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike qasje të menjëhershme, të sigurt dhe të papenguar në vend", tha zëvendës sekretarja e përgjithhshme e OKB-së për çëshjtje politike dhe të paqes, Rosemary DiCarlo.

Shpërthimi dhe zjarri i 26 prillit 1986 në një nga katër reaktorët në centralin bërthamor të Çernobilit në veri të Kievit dërgoi një re me material radioaktiv në një zonë të madhe të Evropës dhe më gjerë.

Përveç nxitjes së ndjenjës anti-bërthamore në shumë vende, katastrofa la plagë të thella psikologjike tek ukrainasit.

Zoti Wenman nuk mendon se do të ketë një fatkeqësi si Çernobili. Ndërtesa e ruajtjes së betonit të përforcuar të uzinës është më shumë se një metër e trashë në shumicën e vendeve, thotë ai.

Gjithashtu, që nga 11 shtatori dhe incidenti në Fukushima, ka pasur prova shtesë për t'u mbrojtur nga tërmetet, përmbytjet, madje edhe avionët që përplasen në ndërtesa, shton ai. Megjithatë frika është e dukshme sidomos përtej lumit Dnieper në Nikopol, ku banorët kanë qenë nën bombardime pothuajse të vazhdueshme ruse që nga 12 korriku.

Marrë nga VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit