LIVE UPDATES
Bota

Ekspertja e OKB-së: Rusia është përgjegjëse për vdekjen e Navalnyt

Autoritetet ruse thonë se Navalny, kritiku më i shquar i presidentit rus Vladimir Putin, vdiq më 16 shkurt në një burg në Arktik, për shkaqe natyrore. Gruaja e Navalny, Julia Navalnaya, ka akuzuar Putinin për vrasjen e tij, një akuzë që Kremlini e hedh poshtë.

11 Mars 2024, 19:43 Nga S.N

 

Ekspertja e OKB-së: Rusia është përgjegjëse për
Mariana Katzarova

RUSI- Raportuesja e parë speciale e OKB-së për situatën e të drejtave të njeriut në Rusi, Mariana Katzarova, tha të hënën se vdekja e politikanit opozitar, Aleksei Navalny, është përgjegjësi e Moskës pasi ai, ose u vra në burg, ose vdiq nga kushtet e paraburgimit që përbënin torturë.

Autoritetet ruse thonë se Navalny, kritiku më i shquar i presidentit rus Vladimir Putin, vdiq më 16 shkurt në një burg në Arktik, për shkaqe natyrore. Gruaja e Navalny, Julia Navalnaya, ka akuzuar Putinin për vrasjen e tij, një akuzë që Kremlini e hedh poshtë. Navalny ka qenë duke vuajtur një dënim me burgim prej 19 vjetësh për akuza që ai dhe mbështetësit e tij i kanë konsideruar të motivuara politikisht.

“Pra, qeveria ruse është përgjegjëse, në një mënyrë apo tjetër, për vdekjen e tij”, tha Mariana Katzarova për Reuters, në margjinat e një ngjarjeje në Kombet e Bashkuara në Gjenevë për të burgosurit politikë rusë.

Ajo përmendi periudha të gjata të izolimit për të cilat tha se arrinin në rreth 300 ditë, të cilat mund të kishin shkaktuar "një vdekje të ngadaltë gjatë disa viteve". Katzarova, e cila u emërua vitin e kaluar dhe nuk i është dhënë ende qasje në vend, tha gjithashtu se të burgosurit e tjerë në Rusi mund të kenë të njëjtin fat si Navalny.

Ajo u shpreh shumë e shqetësuar për politikanin opozitar Vladimir Kara-Murza. "Që nga vdekja e Alexei Navalny, nuk ka kaluar asnjë ditë pa pyetur veten, kush është Navalni i ardhshëm”, tha ajo.  “Dhe do të ketë një Navalny tjetër, me siguri, me këtë nivel represioni”, shtoi ajo.

Katzarova, një ish-hetuese bullgare për Amnesty International, është një nga dhjetëra ekspertët e pavarur të të drejtave të njeriut të mandatuar nga Kombet e Bashkuara për të raportuar mbi tema apo kriza specifike, megjithëse e vetmja që raporton për një nga pesë shtetet anëtare të përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Grupet e shoqërisë civile flasin për shumë të burgosur politikë po mbahen në Rusi pasi kanë shprehur kundërshtimin ndaj pushtimit rus të Ukrainës, ose për shkak të refuzimit për të luftuar. Pushtimi rus i Ukrainës, i nisur në shkurt 2022, ka hyrë në vitin e tretë. Moska kundërshton kritikat për të drejtat e saj të brendshme.

Në fjalimin e saj në takimin e OKB-së më herët, ku foli edhe gazetari rus - fitues i çmimit Nobel - Dmitry Muratov, Katzarova bëri thirrje për më shumë presion ndaj Moskës për të liruar të burgosurit politikë dhe për të hetuar vdekjen e Navalnyt.

"Ne nuk mund të lejojmë që thjesht të fyehemi nga situata e të drejtave të njeriut në Rusi", tha ajo në dhomën e mbushur plot me diplomatë. “Ju takon të ndërmerrni hapa, hapa realë për mbrojtjen e këtyre të burgosurve politikë”, shtoi ajo.

Marrë nga REL

mariana katzarova alexei navalny rusi okb

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj