LIVE UPDATES
Bota

Emigracioni në vendet e BE-së, Gjermania mbështet dëbimet në vende të treta: Një qasje inovative dhe e nevojshme

BE do të ashpërsojë politikën e migrimit dhe tani po debaton si t'i trajtojë azilkërkuesit e refuzuar. Ministri i Brendshëm gjerman Dobrindt përsëri mbështeti qendrat e dëbimit në vendet e treta.

23 Korrik 2025, 08:18 Nga M.B
Emigracioni në vendet e BE-së, Gjermania mbështet dëbimet
Foto ilustruese

GJERMANIA- Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt dëshiron të lejojë që qendrat e dëbimit, të ashtuquajturat "qendra kthimi", të ngrihen jashtë BE-së.

"Ne mbështesim kërkesën për qendra kthimi. Besojmë se është një qasje inovative dhe absolutisht e nevojshme", deklaroi politikani i CSU-së në fillim të një takimi joformal të ministrave të brendshëm të BE në Kopenhagë.

Sipas Dobrindtit, "nevojiten vende partnere sa më afër vendeve të origjinës, të cilët mund të bien dakord me ne për ripranimin e azilkërkuesve". Për ta arritur këtë, BE duhet të lidhë marrëveshje me vendet e treta.

"Ka vende që tashmë kanë plane të gjera për të organizuar diçka të tillë", tha Dobrindt në takimin e ministrave të Brendshëm të BE-së në Kopenhagen. "Nuk dua ta përjashtoj mundësinë që Gjermania t'u bashkohet të tjerëve."

Komisioni Evropian kishte propozuar tashmë thjeshtimin e kushteve për riatdhesimet në vendet e treta në maj. Vendet e BE-së duhet të jenë në gjendje të kthejnë më lehtë pas azilkërkuesit në një vend tjetër, edhe nëse migrantët nuk kanë lidhje me vendin në fjalë. Nuk do të jetë më e nevojshme të provohen lidhje, të tilla si lidhjet familjare ose vendbanimi i mëparshëm.

"Nevojitet bashkëpunim më i madh"

Dobrindti kishte ra dakord javën e kaluar me homologët e tij nga Franca, Polonia, Austria, Danimarka dhe Republika Çeke për të shtrënguar politikën e migrimit. Pjesëmarrësit ranë dakord të mos lejojnë më procedura të kushtueshme dhe për këtë arsye të gjata të shqyrtimit të aplikimit për azil, shpjegoi Dobrindti pas një takimi të gjashtë ministrave të brendshëm.

Ministri i Brendshëm francez Bruno Retailleau bëri thirrje gjithashtu për masa më të ashpra kundër azilkërkuesve dhe kompetenca të gjera për autoritetet. Nëse dikush hyn në vend pa një pasaportë të vlefshme, "duhet të jetë e mundur, për shembull, të kontrollohet telefoni i tij", tha Retailleau në takimin në Kopenhagë.

Më shumë fonde nga BE për autoritetet kufitare
Planet e Brukselit për buxhetin e ardhshëm shumëvjeçar të BE-së përfshijnë, ndër të tjera, rritjen e fondeve për agjencinë evropiane të kufirit Frontex. Përpjekjet e Komisionit përfshijnë gjithashtu marrëveshje me vende si Libia, shpjegoi Komisioneri Evropian Brunner. Qëllimi është "të vendoset migrimi në tryezë kur diskutohen çështje të tjera", të tilla si marrëveshjet tregtare ose bashkëpunimi për zhvillim.

Në Libi, në veçanti, bashkëpunimi me autoritetet është i vështirë për shkak të trazirave në vend. Qeveria në kryeqytetin Tripoli, në perëndim, po lufton për pushtet me një qeveri rivale në Bengazi, në lindje. Më herët këtë muaj, Brunneri dhe ministrat nga disa vende të BE u dëbuan nga Bengazi ndërsa përpiqeshin të negocionin me autoritetet lokale.

OKB kritikon ashpërsimin e politikës së emigrimit

Shumë migrantë po përpiqen të arrijnë në Evropë nga Libia. Migrantët e kapur nga autoritetet libiane në rrugën e tyre drejt Evropës kthehen me forcë në vendin e Afrikës së Veriut dhe mbahen në mënyrë arbitrare. Grupet e të drejtave të njeriut akuzojnë BE për bashkëpunim në shkeljet e të drejtave të njeriut në vend.

Përfaqësues nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) morën pjesë gjithashtu në takimin e Kopenhagës. Kombet e Bashkuara kanë kritikuar vazhdimisht politikën shtrënguese të migracionit të BE-së. Komisioneri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, i bëri thirrje javën e kaluar Gjermanisë, në veçanti, të ndalojë kthimet në Afganistan./ DW

 

gjermania

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj