LIVE UPDATES
Bota

Emiljana Ulaj, shqiptaro-amerikania e dytë në Këshillin e Bashkisë së Uestçesterit

Ditë më parë politikanja shqiptaro-amerikane nga radhët e Partisë Demokrate, Emiljana Ulaj, bëri betimin për postin e anëtares së Këshillit të Bashkisë së Uestçesterit në Nju Jork.

27 Janar 2024, 19:12 Nga DOSJA
Emiljana Ulaj, shqiptaro-amerikania e dytë në Këshillin e
Emiljana Ulaj

SHBA- Emiljana Ulaj, para disa ditësh bëri betimin si anëtare e Këshillit të Bashkisë së Uestçesterit në Nju Jork. Siç njofton gazetari Burim Goxhuli, zonja Ulaj erdhi në Shtetet e Bashkuara në moshën 10 vjeçare. Familja e saj ishte persekutuar gjatë regjimit komunist në Shqipëri, ndërsa u largua nga vendi më 1997, pas krizës së shkaktuar nga skemat piramidale. Ditë më parë politikanja shqiptaro-amerikane nga radhët e Partisë Demokrate, Emiljana Ulaj, bëri betimin për postin e anëtares së Këshillit të Bashkisë së Uestçesterit në Nju Jork. Ulaj është emigrantja e katërt dhe e dyta me origjinë shqiptare, pas Vedat Gashit, që siguron një vend në këshillin me 17 anëtarë të kësaj bashkie. Ajo është gruaja e parë shqiptaro-amerikane që merr këtë rol në Uestçester.

“Ishte një ditë e madhe dhe emocionuese, shumë domethënëse për mua si një emigrante, refugjate që erdhi në këtë vend në moshën 10 vjeçare, pa njohuri të gjuhës angleze, të cilës më vonë iu kërkua që të futet në garë për anëtare bashkie dhe që u zgjodh në atë rol. Kjo do të thotë shumë dhe flet mbi atë se sa i mrekullueshëm është ky vend, që u jep këto mundësi emigrantëve. Të gjithë të shtypurit kudo në botë mund ta dëshmojnë këtë. Unë mendoj se Amerika është një fener ndriçues, që nëse jeni i përndjekur kudo në botë, ëndrra juaj është që të vini këtu. Sepse ky është vendi ku nuk ka rëndësi emri i familjes suaj dhe e kaluara juaj. Nëse punoni mund të arrini”, thotë Ulaj në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Familja e Ulaj u largua nga Shqipëria më 1997, kur vendi ishte zhytur në një krizë të thellë, disa vite pas rënies së diktaturës komuniste. Ajo dhe familjarët e saj qëndruan si refugjatë në Itali për gati një vit, para se të fitonin azilin në Shtetet e Bashkuara.

“Një mëngjes, një familjar i nënës sime trokiti në derën tonë në ora 5 dhe na tha se një anije po largohet drejt Italisë. Na tha se nëse duam të largohemi, duhet të ikim tani. Familja vendosi që të largohej atë mëngjes. U larguam papritur. Ishte një kohë kur gjithçka ishte e frikshme. Shkollat ishin mbyllur. Kishte tanke nëpër rrugë. Njerëzit blinin armë, që të tjerët të qëndronin larg shtëpive të tyre. Ishte një kohë e pasigurt dhe e frikshme”, thotë zonja Ulaj.

Megjithëse kanë kaluar vite, zonja Ulaj e cila erdhi në Shtetet e Bashkuara në moshë të re, vazhdon të kujtojë vuajtjet e të parëve të saj gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri. Ajo thotë se historitë me të cilat është rritur, kanë ndikuar në ambiciet dhe formësimin e saj si politikane.

“Familja e nënës time ka qenë e persekutuar ashpër gjatë komunizmit në Shqipëri. Ata vranë shtatë burra të familjes së saj. Gjyshi im ishte burgosur për dhjetë vite dhe më pas jetoi në një kamp internimi pothuajse gjithë jetën e tij, deri kur demokracia erdhi në Shqipëri. Në kampin e internimit ai takoi gruan e tij, gjyshen time, familja e së cilës ishte e persekutuar po ashtu. Gjithmonë kam dëgjuar këto histori nga nëna ime, vuajtjet e tyre gjatë atij regjimi politik. Të gjitha këto përvoja, histori të nënës sime, janë në mendjen time. Shpresoj se ka jetë pas vdekjes, që gjyshi im, i cili vuajti aq shumë, të shoh mbesën e tij në Amerikë, që është bërë pjesë e politikës dhe po ndihmon të tjerët”, thotë ajo.

Mandatin e saj në Këshillin Bashkiak, zonja Ulaj e sheh si një mundësi për të përmirësuar jetët e njerëzve. Disa nga përparësitë kryesore të saj janë strehimi i përballueshëm dhe burimet e energjisë së ripërtëritshme.

“Shumica e njerzëve që jetojnë me qira janë të rënduar nga çmimet e larta. Të moshuarit dhe ata me atë ardhura fikse kanë jetë të vështirë. Të rinjtë, pasi mbarojnë studimet nuk mund të përballojnë një apartament. Dikur qiraja ishte një sakrificë që dikush e bënte për të kursyer para për të blerë një shtëpi. Njerëzit nuk po mund të kursejnë dhe kjo sjell probleme tjera. Shtëpia është investim për të ardhmen, pensionin tuaj. Përveç kësaj, ne kemi një planet që duhet ta mbrojmë për gjeneratat e ardhshme, duke ndërtuar burime të energjisë së ripërtëritshme. Zgjerimi i transportit publik është një çështje tjetër. Po ashtu dua të shoh mundësitë e angazhimit të të rinjve në procese, të dëgjojmë zërat e tyre, sepse ata do të trashëgojnë vendimet tona, prandaj duhet të kenë zë në vendimet që marrim”, thotë ajo.

Ulaj thotë se në qendër të mandatit të saj të parë janë edhe të rinjtë e komunitetit shqiptaro-amerikan, në veçanti ata që duan të angazhohen në politikë.

“Një nga sfidat më të mëdha kur rritesh si gjeneratë e parë emigrantësh është që, kur ke interesim për diçka nuk di çfarë të bësh, nuk i ke lidhjet e duhura. Prindërit e mi nuk i kishin lidhjet që unë të gjeja një punë si praktikante, ose nëse doja të merresha me politikë, nuk dija kujt t’i drejtohesha. Nuk dija me kë të flisja, që të më orientonte në atë fushë. Prandaj, dua të jem një burim për ta, përmes grupeve të shoqërisë civile, që ata të kenë ku të drejtohen, që të lidhen me njerëzit e duhur nëse duan të angazhohen në politikë, t’u tregojë hapat konkret se çfarë duhet të bëjnë”.

Megjithëse nuk dihen të dhënat e sakta, sipas zonjës Ulaj, rreth 15 mijë nga gati 1 milion banorët e bashkisë së Uestçesterit janë shqiptaro-amerikanë. Bashkia e Uestçesterit është e shtata në Nju Jork për nga numri i popullsisë, me një buxhet prej 2.8 miliardë dollarësh./ VOA

emiljana ulaj shba

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para