LIVE UPDATES
Bota

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

Thirrje të ngjashme ai bëri edhe gjatë takimit me kancelarin gjerman, Friedrich Merz, ku shtoi se duhet të gjendet një zgjidhje për krizën humanitare në Gazë.

25 Qershor 2025, 22:25 Nga N.F
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
Foto

HAGË- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u tha udhëheqësve në samitin e NATO-s se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të bëhet i përhershëm, duke bërë thirrje edhe për një armëpushim në Gazë, në mënyrë që të lehtësohet kriza humanitare atje, bëri të ditur zyra e tij.

Turqia, anëtare e NATO-s, është kritike e ashpër e Izraelit dhe luftës së tij kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë. Gaza ka pësuar shkatërrime të mëdha, pas dy vjetësh luftë dhe popullsia e këtij territori është zhvendosur – me raste edhe disa herë – që nga 7 tetori 2023, kur nisi lufta.

Gjatë samitit në Hagë, Erdogan ka zhvilluar bisedime me udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë me të cilët ka biseduar për tensionet rajonale, lidhjet dypalëshe, raportet me Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes. Ndërkaq, mbrëmjen e së martës ai u takua edhe me presidentin amerikan, Donald Trump.

“Presidenti Erdogan ka mirëpritur armëpushimin mes Izraelit dhe Iranit dhe është shprehur se situata ka nevojë që të kthehet në një qetësi afatgjatë. Ai po ashtu tha se kriza humanitare në Gazë sa vjen e rëndohet dhe se atje kërkohet po ashtu në mënyrë urgjente një armëpushim afatgjatë”, tha Zyra e Erdoganit, pas takimeve të udhëheqësit turk me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Thirrje të ngjashme ai bëri edhe gjatë takimit me kancelarin gjerman, Friedrich Merz, ku shtoi se duhet të gjendet një zgjidhje për krizën humanitare në Gazë.

Ndërkaq, sa i përket problemeve mes Teheranit dhe Uashingtonit, Erdogan tha se ato duhet të zgjidhen vetëm përmes diplomacisë, duke shtuar se të gjithë duhet të punojnë për një paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.

“Mirëpresim armëpushimin e arritur përmes përpjekjeve të presidentit Trump”, tha Erdogan, duke shtuar se pret që palët t’i përmbahen armëpushimit.

Më 24 qershor hyri në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit, pasi palët zhvilluan luftë për 12 ditë rresht. Izraeli nisi sulmet ndaj Iranit më 13 qershor, duke thënë se synon që të parandalojë Teheranin të posedojë armë bërthamore.

Më pas, më 22 qershor, SHBA-ja kreu sulme ndaj tri ndërtesave bërthamore të Iranit, duke deklaruar më pas se ka shkatërruar plotësisht programin bërthamor të Republikës Islamike. Irani u kundërpërgjigj me sulme ndaj një baze ushtarake amerikane në Katar, edhe pse sulmi ishte më shumë simbolik dhe nuk pati viktima.

Erdogan edhe në të kaluarën ka kërkuar armëpushim në Gazë. Ai po ashtu ka shprehur mbështetje për Hamasin, duke thënë se askush nuk mund ta detyrojë Turqinë që ta shpallë këtë grup organizatë terroriste.

E gjithë popullsia e Gazës, sipas agjencive të Kombeve të Bashkuara, është buzë zisë së bukës. Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi në tetor të vitit 2023 sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 56.000 persona./ REL

samiti ne hag erdogan gaza

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj