Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Sipas Prokurorisë, ata kishin planifikuar gjithashtu që të hynin me forcë në ndërtesën e Qeverisë serbe dhe institucionet e tjera, si dhe në transmetuesin publik serb dhe në mediat proqeveritare Hepi dhe Informer.
SERBI- Prokuroria Publike në Beograd njoftoi më 25 qershor se janë arrestuar tre persona, për të cilët tha se ekzistojnë dyshime të bazuara se kanë planifikuar “ndryshim të dhunshëm të pushtetit” në Serbi. Sipas prokurorisë, të arrestuarit me inicialet I.M, N.A, B.M dyshohen për kryerjen e veprës penale të “përgatitjes së veprës penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Serbisë”.
“Nga hetimet rezulton se më 21 qershor 2025, të dyshuarit kishin mbajtur një takim në një hotel në Kralevë, ku kishin planifikuar ndryshim të dhunshëm të pushtetit në Republikën e Serbisë”, u tha në njoftim.
Dy prej tyre u arrestuan në Kragujevc, ndërsa njëri në afërsi të Pozhegës, në perëndim të Serbisë. Prokuroria serbe se të dyshuarit janë marrë vesh që të mos ktheheshin në shtëpi derisa “të vrisnin ose shkatërronin” përfaqësuesit e institucioneve shtetërore. Sipas autoriteteve serbe, ata kishin paralajmëruar për përdorimin e armëve të zjarrit dhe kishin planifikuar një sulm ndaj anëtarëve të policisë me qëllim çarmatosjen e tyre.
Sipas Prokurorisë, ata kishin planifikuar gjithashtu që të hynin me forcë në ndërtesën e Qeverisë serbe dhe institucionet e tjera, si dhe në transmetuesin publik serb dhe në mediat proqeveritare Hepi dhe Informer.
Sipas njoftimit, njërit nga të dyshuarit i është gjetur një pistoletë dhe fishekë. Të dyshuarit do të paraqiten para Prokurorisë Publike të Beogradit brenda 48 orësh. Njëri prej të arrestuarve është edhe ish-kreu i Sindikatës Ushtarake të Serbisë (VSS), Novica Antiç, tha avokati i tij, Ivan Niniç për Radion Evropa e Lirë.
Novica Antiç ishte në paraburgim edhe në vitin 2024, kur u arrestua më 27 shkurt së bashku me dy bashkëpunëtorë të tij për dyshimin e kryerjes së veprës penale të “keqpërdorimit të detyrës”. Më vonë, ai u zgjodh drejtues i Sindikatës Ushtarake të Serbisë.
Antiq më parë i kishte thënë gazetarëve se presionet ndaj sindikatës vijnë nga Agjencia e Sigurisë Ushtarake, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Serbisë. Sipas mediave, Antiç u lirua nga paraburgimi në gusht të vitit 2024. Portali Politico, në një artikull të botuar në mars të atij viti, e cilësoi Antiqin si agjent rus.
Politico u bazua në një dokument të shërbimeve perëndimore të inteligjencës, në të cilin gazetarët e portalit kishin qasje. Në raportin e shërbimeve, Antiq thuhej se ishte i identifikuar si një “agjent aktiv i ndikimit” për FSB-në ruse. Prokuroria e Lartë Publike më parë gjatë ditës njoftoi se është arrestuar edhe studenti protestues, Stefan Tomiç, për shkak të dyshimeve se ai ka bërë thirrje “për ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues”.
Arrestimi i tij u dënuar nga studentët që po protestojnë dhe nga disa parti opozitare, duke e cilësuar si presion dhe frikësim ndaj studentëve para protestës më 28 qershor, në Vidovdan./REL
ali shadman TEHERAN- Irani ka pranuar zyrtarisht vdekjen e Ali Shadmanit, kreut të selisë së komandës së emergjencës së ...
volodymyr zelenskyy HAGË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka shmangur kostumet, këmishat me kopsa dhe kravatat që ...
Presidenti izraelit, Isaac Herzog, në takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç SERBI- Eksportet janë pezulluar, por nuk dihet se...
Trump HAGË- Një gazetare nga Ukraina i drejtoi presidentit të SHBA-së, Donald Trump një pyetje në lidhje me sistemet e mbrojt...
pamje e autorit RUSI- Një fëmijë i vogël po lufton për jetën pasi është përplasur me forcë në d...
vladimir putin RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e BRICS javën e ardh...
foto ilustruese MEKSIKË- Të paktën 10 persona u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën në të shtënat ...
foto ilustruese HAGË- Udhëheqësit e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) janë pajtuar për një ...
volodymyr zelensky HAGË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka reaguar pas takimit që zhvilloi me presidentin e SHBA-së, Donald...
Foto HAGË- Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez në fund të samitit në Hagë ka këmbëngulur se Spanja do t&...