25 Mars 2024, 10:52
Nga M.B
Petar Petkoviç, Miroslav Lajçak dhe Besnik Bislimi
BRUKSEL- Ka nisur një takim trepalësh mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve, me ndërmjetësuesin e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian Mirosllav Lajçak, për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit u ndalua në Kosovë muajin e kaluar. Në dallim nga takimi i javës së kaluar, kur Lajçak së pari mbajti takime ndarëse me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviç, në takimin e sotëm ai i takoi ata menjëherë në një takim trepalësh.
Takimi i sotëm është vazhdim i takimit të javës së kaluar, kur të dyja palët u pajtuan për të propozuar një zgjidhje për çështjen e dinarit. Ata pritet t’i diskutojnë propozimet e secilës palë gjatë këtij takimi të sotëm. Përdorimi i dinarit për pagesa me para të gatshme në Kosovë u ndalua më 1 shkurt, kur Banka Qendrore e Kosovës e futi në fuqi një rregullore të re e cila përcaktoi euron si valutën e vetme zyrtare në vend.
Një raund i negociatave ndërmjet ekspertëve financiarë të Kosovës dhe Serbisë u zhvillua më 27 shkurt në kryeqendrën evropiane, por përfundoi pa rezultate konkrete. Kosova refuzoi që të përfaqësohet në nivel politik sepse konsideroi që dinari nuk duhet të jetë temë në procesin e dialogut. Diplomatë perëndimorë i kërkuan Kosovës që ta pezullojë rregulloren, për t’iu dhënë kohë qytetarëve të prekur që të përshtaten me praktikën e re.
dinari serb
Bota
25 Mars 2024, 10:41
M.B
Josep Borrell
Bruksel- Shefi i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, ka thënë se BE...
Bota
25 Mars 2024, 10:38
M.B
Kiev
UKRAINA- Rusia i ka vazhduar sulmet me dronë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës gjatë natës së 24 dhe 25 ...
Bota
25 Mars 2024, 10:23
M.B
Kate Middleton
BRITANI- Kina, Rusia dhe Irani janë akuzuar për nxitjen e teorive konspirative rreth sëmundjes së Princeshës së...
Bota
25 Mars 2024, 10:16
N.F
Jane Hartley
ANGLI- Ambasadorja amerikane në Britani të Madhe, ka thënë sw fundmi se Rusia nuk do të ndalet nëse fiton luft&e...
Bota
25 Mars 2024, 10:04
N.F
Aksidenti
GJERMANI- Një aksident i rëndë është regjistruar në Bavari në Gjermani ku janë përfshirë 4...
Bota
25 Mars 2024, 09:58
N.F
Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në trevjetorin e qeverisjes ka folur në lidhje me situatën në Veri të ...
Bota
25 Mars 2024, 09:44
M.B
Mbreti Charles
LONDËR- Mbreti Charles i Britanisë është "i frustruar" nga ritmi i rikuperimit të tij nga kanceri, tha t&eu...
Bota
25 Mars 2024, 09:24
N.F
Edëard Joseph
KOSOVË- Profesori në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington, Edëard Joseph ka vizituar Kosovën...
Bota
25 Mars 2024, 09:20
M.B
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, dhe vajza e tij, Kim Ju Ae, marrin pjesë në një stërvitje të ushtrisë verikore...
Bota
25 Mars 2024, 09:09
M.B
Besnik Bislimi
KOSOVA- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka deklaruar se vitet e fundit, dialogu u kthye drejt rrugës s&eu...