LIVE UPDATES
Bota

Sulmet e grupit ‘Houthi’ pengojnë transportin detar global

Rebelët ‘Houthi’ nga Jemeni kanë kryer dhjetëra sulme ndaj anijeve tregtare që nga mesi i muajit nëntor. Militantët thonë se po vënë në shënjestër anije që kanë lidhje me Izraelin në mbështetje të palestinezëve në Gazë, megjithëse kanë sulmuar edhe disa anije që nuk kanë lidhje me Izraelin.

5 Janar 2024, 17:00 Nga h.k
Sulmet e grupit ‘Houthi’ pengojnë transportin detar global
Foto ilustruese

DANIMARKË-Kompania daneze e transportit detar Maersk vendosi këtë javë të pezullojë transportin e mallrave përmes Detit të Kuq, pas një sulmi në fundjavë ndaj një prej anijeve të saj. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgewell, militantët jemenas ‘Houthi’, të mbështetur nga Irani, kanë shtuar sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq që nga nëntori për të treguar mbështetjen e tyre për grupin militant islamik palestinez Hamas, që lufton kundër ushtrisë izraelite në Gazë.

Rebelët ‘Houthi’ nga Jemeni kanë kryer dhjetëra sulme ndaj anijeve tregtare që nga mesi i muajit nëntor. Militantët thonë se po vënë në shënjestër anije që kanë lidhje me Izraelin në mbështetje të palestinezëve në Gazë, megjithëse kanë sulmuar edhe disa anije që nuk kanë lidhje me Izraelin.

Kompanitë e transportit po largohen gjithnjë e më shumë nga Deti i Kuq dhe Kanali i Suezit për të shmangur rreziqet.

“Tregtia është ulur me rreth një të tretën. Shumica e tyre janë anije me kontenierë. Aty ka mallra me vlerë të lartë që shkojnë nga Azia në Evropë”, thotë Michelle Wise Bockman nga kompania ‘Lloyd's List Intelligence’ që ofron të dhëna dhe analiza mbi aktivitetet detare.

Shumë anije kanë ndryshuar itenerarin, duke lundruar nga pjesa më jugore të Afrikës, duke e bërë udhëtimin shumë më të gjatë. Kostot e mallrave nga Azia në Evropën Veriore janë dyfishuar.

Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara nisën Operacionin ‘Prosperity Guardian’, me një forcë ndërkombëtare të sigurisë detare që synon të frenojë sulmet e grupit ‘Houthi’.

“Fakti që anijet nuk po kalojnë tranzit tregon se kompanitë nuk kanë shumë besim në aftësinë e këtij koalicioni të udhëhequr nga SHBA-të për të qenë në gjendje t'i bëjnë rrugët detare më të sigurta”, thotë zonja Wise Bockman.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbajti një takim mbi sulmet të mërkurën, mes paralajmërimeve se siguria globale e ushqimit është në rrezik.

“… Kjo situatë mund të ndikojë te miliona njerëz në Jemen, rajon dhe globalisht”, thotë Khaled Khiari, Nën-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

Ambasadori amerikan veçoi Iranin për mbështetjen e ‘Houthit’.

“Irani ka transferuar sisteme të avancuara të armëve te ‘Houthit’, duke përfshirë sisteme ajrore pa pilot, raketa që lëshohen nga anijet dhe raketa balistike të përdorura në sulmet kundër anijeve detare”, thotë Chris Lu, Ambasadori amerikan në OKB për Menaxhim dhe Reformë.

Irani i ka hedhur poshtë këto akuza.

Ndërkohë, analistët paralajmërojnë se militantët mund të shtojnë sulmet e tyre.

“Grupi Houthi është shumë i qartë për atë që po bën. Ai e di se duke vënë në shënjestër transportin detar, tërheq vëmendjen e shtypit dhe shkakton shqetësim mes udhëheqësve botërorë për qëllimin e tij të kundërshtimit të luftës në Gazë”, thotë Michelle Wise Bockman nga kompania ‘Lloyd's List Intelligence’.

Me transportin detar të ndërprerë, ka paralajmërime se vonesat në zinxhirët e furnizimit mund të zgjasin për disa javë ose muaj./VOA

sulmet e houthi

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen