LIVE UPDATES
Bota

Sulmet e Rusisë lënë 10 milionë ukrainas pa energji elektrike

Ukrenergo tha se po kufizonte përdorimin e energjisë elektrike në disa zona si "një masë e nevojshme për të ruajtur stabilitetin e sistemit energjetik" dhe kishte dërguar ekipe "duke punuar gjatë gjithë kohës për të rivendosur infrastrukturën e dëmtuar në mënyrë që të kthente delektricitetin tek ukrainasit".

18 Nëntor 2022, 17:04 Nga DOSJA
Sulmet e Rusisë lënë 10 milionë ukrainas pa energji
Ukrainë

UKRAINË- Më shumë se 10 milionë ukrainas mbetën pa energji elektrike pas një valë të re sulmesh ruse ndaj infrastrukturës kritike, ndërsa janë rritur shqetësimet për furnizimin me energji elektrike të Ukrainës, me afrimin e sezonit dimëror dhe uljen e temperaturave në mbarë vendin.

Sipas kompanisë shtetërore të energjisë “Ukrenergo”, rrjeti energjetik në vend është duke punuar në limite pasi ulja e temperaturave dhe dëmtimet e shumta si pasojë e sulmeve të reja nga raketat ruse e kanë bërë të pamundur furnizimin me kohë të plotë të qytetarëve.

“Për shkak të rënies dramatike të temperaturave, konsumi i energjisë elektrike po rritet çdo ditë në ato rajone të Ukrainës ku furnizimi me energji tashmë është rikthyer pas sulmeve me raketa më 15 nëntor në infrastrukturën energjetike”, bëri të ditur “Ukrenergo” në një deklaratë të lëshuar të premten. "Kjo e ndërlikon akoma më shumë situatën e vështirë në sistemin energjetik."

Ukrenergo tha se po kufizonte përdorimin e energjisë elektrike në disa zona si "një masë e nevojshme për të ruajtur stabilitetin e sistemit energjetik" dhe kishte dërguar ekipe "duke punuar gjatë gjithë kohës për të rivendosur infrastrukturën e dëmtuar në mënyrë që të kthente delektricitetin tek ukrainasit".

Sulmet e kësaj jave me raketa goditën infrastrukturën kritike në qytetet anembanë Ukrainës, pasi në shumë pjesë të vendit, përfshi në kryeqytetin Kiev, u panë reshjet e para të borës.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se më shumë se 10 milionë ukrainas nuk kanë energji elektrike.

"Shumica e tyre janë në rajonet Vinnytsia, Odesa, Sumy dhe Kiev," tha ai në fjalimin e tij të enjten.

Zelensky tha se ekipet e inxhinierëve po bënin gjithçka për të normalizuar furnizimin, por kishte "përsëri ndërprerje urgjente, përveç atyre të planifikuara të stabilizimit". “Yasno”, një furnizues i energjisë elektrike në Kiev, tha se qyteti kishte përjetuar ndërprerje emergjente gjatë gjithë ditës të enjten, me rrjetin që kishte më pak se gjysmën e furnizimit të tij normal.

Bombardimet dhe sulmet me raketa ruse goditën infrastrukturën civile në pjesë të ndryshme të Ukrainës gjatë natës së të enjtes. Zelensky tha se dhjetëra njerëz u plagosën si rezultat i një sulmi raketor në Dnipro, ndërsa në Zaporizhia shtatë trupa u gjetën nën rrënojat e një ndërtese banimi të shkatërruar nga bombardimet ruse. Dy trupa të tjerë u gjetën më vonë në Zaporizhia, duke e çuar numrin e viktimave në nëntë.

Tre persona të tjerë u shtruan në spital pasi u plagosën në sulmet me raketa në Izium në rajonin e Harkivit. Disa objekte të prodhimit të gazit në Ukrainën lindore u shkatërruan dhe të tjera u dëmtuan nga bombardimet, ndërsa edhe rajoni jugor i Odesës u godit gjithashtu nga sulmet me raketa ruse. Zelensky ka akuzuar Rusinë për "terrorizëm energjetik" mbi sulmet e saj të përsëritura në infrastrukturën kryesore.

“Vetë fakti që Rusia i është drejtuar terrorit kundër sektorit të energjisë tregon dobësinë e armikut”, tha Zelensky.

"Ata nuk mund ta mposhtin Ukrainën në fushën e betejës dhe për këtë arsye ata po përpiqen të thyejnë popullin tonë në këtë mënyrë."

Marrë nga REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit