LIVE UPDATES
Bota

Sulmet në shkolla, dhjetëra mijëra persona protestojnë kundër dhunës në Beograd

Kjo protestë u thirr nga opozita dhe është e katërta e këtij lloji që organizohet në Serbi, për të kundërshtuar përgjigjen e Qeverisë serbe pas dy sulmeve masive që ndodhën në maj në këtë shtet, kur u vranë 18 persona.

27 Maj 2023, 19:57 Nga I.A
Sulmet në shkolla, dhjetëra mijëra persona protestojnë
protesta

SERBI- Në qendër të Beograd, dhjetëra mijëra persona protestuan më 27 maj nën sloganin “Serbia kundër dhunës”. Kjo protestë u thirr nga opozita dhe është e katërta e këtij lloji që organizohet në Serbi, për të kundërshtuar përgjigjen e Qeverisë serbe pas dy sulmeve masive që ndodhën në maj në këtë shtet, kur u vranë 18 persona.

Për shkak të numrit të madh të protestuesve, rrethojat mbrojtëse të vendosura jashtë ndërtesës së Kuvendit serb u lëvizën, në mënyrë që protestuesit të mund të vazhdonin marshimin e tyre drejt ndërtesës së Radio Televizionit të Serbisë.

Protestuesit janë dëgjuar duke brohoritur “dorëheqje” dhe “Vuçiç po largohet”. Pasi qytetarët u mblodhën para ndërtesës së Kuvendit serb, ata vendosën lule dhe nderuan viktimat e sulmeve me armë zjarri.

Protestuesit vazhduan rrugën drejt ndërtesës së transmetuesit publik dhe qëllimi i tyre ishte që ky televizion të raportojë për këtë protestë. Organizatorët bënë thirrje për protestë paqësore. Protestuesit kanë një sërë kërkesash, përfshirë edhe shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Bratisllav Gashiç, dhe drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin.

Ata po ashtu po kërkojnë që të ndryshohet trupi rregullator për mediat elektronike, mbylljen e tabloideve që propagandojnë dhunë dhe shkelin rregullat, si dhe marrjen e frekuencave kombëtare të televizioneve Pink dhe Happy.

Pas dy të shtënave masive, autoritetet në Beograd njoftuan për konfiskimin e armëve nga qytetarët dhe për rritjen e sigurisë rreth shkollave. Ministri i Arsimit në Serbi, Branko Ruzhniç, ka dhënë dorëheqje pas të shtënave në një shkollë fillore në Beograd. Ndërkaq, me kërkesë të opozitës, Kuvendi serb ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme ku është diskutuar për situatën e sigurisë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka kritikuar mbajtjen e protestave, pasi ka thënë se përmes tyre po politizohet tragjedia. Megjithatë, ai është shprehur i hapur për dialog me opozitën. Por, ai ka refuzuar që të shkarkojë zyrtarët që protestuesit po kërkojnë që të largohen nga pozitat e tyre.

Më 3 maj, një 13-vjeçar vrau tetë nxënës dhe rojën e një shkolle në Beograd, si dhe plagosi gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësues. Disa ditë më vonë, edhe një nxënëse vdiq nga plagët e marra. Një ditë më pas, më 4 maj, një 21-vjeçar hapi zjarr në disa fshatra afër Beogradit, duke vrarë tetë persona dhe plagosur 14 të tjerë. Më pas ai është arrestuar.

Marrë nga REL

aleksandar vuçiç proteste ne beograd

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet