LIVE UPDATES
Bota

Mobilizimi i votuesve në minutën e fundit, kyç për balotazhin presidencial në Turqi

Pas fitores befasuese të presidentit Rexhep Tajip Erdogan në raundin e parë dhe sigurimit të shumicës parlamentare, analistët thonë se momenti politik është larguar nga Kemal Kiliçdaroglu përpara balotazhit presidencial të së dielës.

27 Maj 2023, 17:43 Nga I.A
Mobilizimi i votuesve në minutën e fundit, kyç për
Votuesit

TURQI- Në Turqi të djelën zhvillohet balotazhi i zgjedhjeve presidenciale. Presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan është kandidati kryesor pasi shënoi një fitore të ngushtë në raundin e parë dhe siguroi shumicën në parlament. Por analistët thonë se kundërshtari i tij Kemal Kiliçdaroglu ka një shans të fitojë nëse arrin të mobilizojë bazën e tij.

Pas fitores befasuese të presidentit Rexhep Tajip Erdogan në raundin e parë dhe sigurimit të shumicës parlamentare, analistët thonë se momenti politik është larguar nga Kemal Kiliçdaroglu përpara balotazhit presidencial të së dielës.

“Erdogani padyshim që gëzon 49.5 përqind të votave që mori në raundin e parë, por edhe shumicën parlamentare. Pra, këta janë faktorë shumë motivues teksa shkojmë në raundin e dytë, gjë që e bën atë fituesin e mundshëm të raundit të dytë. Kiliçdaroglu, nga ana tjetër, po përpiqet të motivojë mbështetësit e tij dhe të rrisë mobilizimin, por në të njëjtën kohë të zbusë shqetësimet për politikat e tij nacionaliste të sigurisë”, thotë analisti Can Selcuki me grupin ‘Istanbul Economics Research’.

Të dy kandidatët e balotazhit presidencial po synojnë të tërheqin votuesit nacionalistë, pas paraqitjes çuditërisht të fortë të kandidatit nacionalist të vijës së ashpër Sinan Ogan në raundin e parë.

Kandidati Kiliçdaroglu shpreson të përfitojë nga ndjenjat nacionaliste...dhe që nga përfundimi i raundit të parë po thekson angazhimin e tij për të dëbuar miliona refugjatë sirianë.

Por analistët paralajmërojnë se një veprim i tillë është i rrezikshëm, duke pasur parasysh se deri tani, fokusi i tij ishte reforma demokratike.

“Kiliçdaroglu ndoshta është i interesuar të marrë disa nga mbështetësit e Sinan Oganit, kandidati i palës së tretë, të cilët janë në TikTok, ose në median sociale dhe nxiten natyrisht nga nacionalizmi. Pra, ai po anon pak më shumë në atë drejtim. Problemi është se këto gjëra janë shumë të rrezikshme, veçanërisht nëse i bën këto ndryshime të shpejta në minutën e fundit”, thotë për Zërin e Amerikës Asli Aydintasbas në Institutin ‘Brookings’.

Një sfidë tjetër për zotin Kiliçdaroglu është se koalicioni i Erdoganit, i udhëhequr nga Partia AKP, i siguroi një shumicë absolute në parlament, një shenjë se votuesit duan të qëndrojnë në të njëjtin drejtim.

“Qeveria padyshim po promovon vazhdimësinë, ndërsa opozita ekuilibrin. Shpesh në të kaluarën kemi parë që elektorati turk zakonisht zgjedh vazhdimësinë mbi nocionin e ekuilibrit”, thotë për Zërin e Amerikës analisti Can Selcuki.

Kiliçdaroglu u përpoq të fitonte mbështetje politike duke dalë në një shfaqje të njohur në YouTube për katër orë, e duke iu përgjigjur pyetjeve nga audienca.

Me votuesit e zotit Erdogan që dolën në numër më të madh se ata të zotit Kiliçdaroglu në bastionet e tyre përkatëse, shanset e këtij të fundit tani varen nga sa prej mbështetësve të tij mund të arrijnë të dalin përsëri në votime.

“Mundësia e një fitoreje tjetër të Erdoganit dhe shqetësimi se ç’mund të ndodhë me të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre, mund t'i bëjë votuesit të lënë mënjanë dyshimet dhe ankesat për Kiliçdaroglunë dhe të dalin në votim. Kjo është e vetmja gjë që mund të ndryshojë faktet në terren”, thotë për Zërin e Amerikës Atilla Yesilada me grupin ‘Global Source Partners’.

Me momentin politik që duket se është në anën e Erdoganin, analistët thonë se kandidati Kiliçdaroglu duhet të gjejë një mënyrë për të riaktivizuar në minutën e fundit mbështetësit e tij.

Marrë nga VOA

rexhep tajip erdogan asli aydintasbas

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen