LIVE UPDATES
Bota

Sulmet në Sudan/ Thirrje për ndihmë teksa uria kaplon Kartumin e dërrmuar nga lufta

Mijëra njerëz që vazhdojnë të qëndrojnë në kryeqytet, veçanërisht në Kartumin verior, janë të ngujuar në shtëpi, pa furnizim me ujë, që kur ujësjellësi lokal është dëmtuar në fillim të luftës.

23 Korrik 2023, 17:03 Nga f.i
Sulmet në Sudan/ Thirrje për ndihmë teksa uria kaplon Kartumin e
foto ilustruese

SUDAN- Në një distrikt të shkatërruar nga lufta në kryeqytetin e Sudanit, Abbas Mohammed Babiker thotë se ai dhe familja e tij kanë mundur të hanë vetëm një herë në ditë. Tani, edhe kjo është në pikëpyetje, por një grup mbështetës i qytetarëve të dielën ka lëshuar një apel urgjent për donacione, për t’i ndihmuar njerëzit si ai.

“Ne kemi mjaftueshëm vetëm edhe për dy ditë të tjera”, ka thënë Babiker, nga Kartumi verior, ku banorët kanë thënë se të paktën një person, muzikant vendës, ka vdekur nga uria.

Që nga 15 prilli, betejat ndërmjet ushtrisë së Sudanit, të udhëhequr nga Abdel Fattah al-Burhan, dhe paramilitarëve të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), të udhëhequr nga Mohamed Hamdan Daglo, kanë çuar në vrasjen e më shumë se 3.900 personave, sipas monitoruesve ndërkombëtarë.

Më shumë se 2.6 milionë njerëz, kryesisht nga Kartumi, janë zhvendosur brenda vendit, ka bërë të ditur Organizata Ndërkombëtare për Emigracion. Mijëra njerëz që vazhdojnë të qëndrojnë në kryeqytet, veçanërisht në Kartumin verior, janë të ngujuar në shtëpi, pa furnizim me ujë, që kur ujësjellësi lokal është dëmtuar në fillim të luftës, raporton AFP. Banorët thonë se kanë energji elektrike herë pas here, ndërsa ushqimi pothuajse u është harxhuar.

Në mbarë Sudanin, rreth një e treta e popullsisë përballej me uri edhe para fillimit të luftës, ka thënë Programi Botëror i Ushqimit, i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Përkundër sfidave të sigurisë, agjencia thotë se ka ndihmuar mbi 1.4 milion njerëz me ndihma emergjente ushqimore, teksa nevojat po rriten.

“Për shkak të luftimeve, nuk ka më treg, e as nuk kemi para”, ka thënë një banor tjetër i Kartumit verior, Essam Abbas.

Për t’iu ndihmuar atyre, një “komitet rezistence”, grup prodemokratik lokal, ka lëshuar një apel urgjent. 

“Ne duhet ta mbështesim njëri-tjetrin, të japim ushqim dhe para, dhe t’ua shpërndajmë njerëzve përreth nesh”, -ka shkruar komiteti në rrjetin social Facebook.

Në Omdurmanin e afërt, po ashtu të dërrmuar nga luftimet, violinisti i njohur në vend, Khaled Senhouri “ka vdekur nga uria” javën e kaluar, kanë shkruar miqtë e tij në Facebook. Në postimet e tij online, Senhouri kishte thënë se nuk mund të largohej nga shtëpia për shkak të luftimeve, dhe se përpiqej të mbijetonte me furnizimet që kishte.

Marrë nga REL

sulmet ne sudan

Sondazh

Poll
Bota 23 Korrik 2023, 14:50 k.m.

Mania e Nigerisë me rekordet Guinness

Foto ilustruese Deri në momentin që do të përfundoni leximin e këtij teksti, ka shumë mundësi që ndonjë nigeri...

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen