LIVE UPDATES
Bota

Mania e Nigerisë me rekordet Guinness

Dhe, dihet saktë edhe koha kur thyerja e rekordeve është bërë obsesion për këtë shtet me 200 milionë banorë – kur qindra njerëz e kanë shikuar kuzhinieren Hilda Baci duke gatuar.

23 Korrik 2023, 14:50 Nga k.m.
Mania e Nigerisë me rekordet Guinness
Foto ilustruese

Deri në momentin që do të përfundoni leximin e këtij teksti, ka shumë mundësi që ndonjë nigerian të ketë tentuar të thyejë ndonjë rekord botëror Guinness. Në këtë shtet – me popullsinë më të madhe në Afrikë – është edhe e vështirë të mbash mend të gjitha tentimet për ta thyer rekordin Guinness. Dikush ka tentuar të këndojë 200 orë, një burrë ka qarë pa pushim, ndërsa një grua është izoluar në ambiente të brendshme.

Dhe, dihet saktë edhe koha kur thyerja e rekordeve është bërë obsesion për këtë shtet me 200 milionë banorë – kur qindra njerëz e kanë shikuar kuzhinieren Hilda Baci duke gatuar. Ajo ka gatuar për 100 orë, por ora ia ka regjistruar 83 orë e 11 minuta, periudhë e pamjaftueshme për ta krijuar një rekord të ri. Që atëherë, gati secila shtëpi e ka nga një orë digjitale, e cila tregon se dikush në shtëpi po tenton të thyejë rekord. Edhe shtëpia e rekordeve Guinness është në hall për ta zënë ritmin. Paraprakisht Guinness ka thënë se njerëzit duhet fillimisht të aplikojnë para se të tentojnë të thyejnë rekord të ri.

Mirëpo, ky njoftim nuk u ka pëlqyer nigerianëve, pasi një masazhatore e ka rrezikuar edhe veten duke tentuar të thyejë rekord për kohën më të gjatë të kaluar duke bërë masazh. Mirëpo, ajo ka hequr dorë nga ai tentim, duke shtuar se 50 orët e saj kanë qenë të mjaftueshme për të shënuar rekord, ndonëse ajo nuk ka aplikuar për Guinness.

Sikurse ajo kanë vepruar edhe shumë banorë tjerë, që kanë bërë tentime për të thyer rekord, pa aplikuar paraprakisht dhe pa i respektuar rregullat. Dy kuzhinierë i kanë ndalur sobat e tyre dhe kanë fjetur gjatë tentimeve të tyre, duke u diskualifikuar.

“Për ta shmangur zhgënjimin, është e rëndësishme të sigurojmë se ajo çfarë dëshironi të provoni është në titujt e rekordeve dhe se i kuptoni udhëzimet”, ka thënë një përfaqësues i Guinness. Ai ka thënë se organizata e ka vërejtur një rritje të numrit të aplikimeve të nigerianëve, mirëpo nuk mund të konfirmojë nëse ndonjë fitore e dikujt ka kontribuuar.

Një burrë që e ka marrë shumë seriozisht garën është mësuesi John Obot, i cili ka tentuar të thyejë rekordin e të folurit me zë të lartë pa u ndalur. Ai është duke kërkuar miratimin e aplikimit nga Guinness dhe është duke bërë prova që të thyejë rekordin aktual – 124 orë duke folur me zë të lartë – që e mban Rysbai Isakov nga Kirgizia.

Obot planifikon të lexojë me zë të lartë, pa u ndalur, për 140 orë në qytetin Uyo në jug të Nigerisë.

“Motivi im është që të nxis kulturën e leximit në Nigeri”, ka thënë ai.

“Kam zgjedhur një rekord që ka kuptim”, ka shtuar ai, duke përmendur se ka disa që tentojnë të thyejnë rekord edhe për hapjen e sa më shumë kokrrave të kokosit vetëm me dhëmbë.

Çfarë vlere ka ai rekord, apo ajo e njerëzve që puthen?”, ka pyetur Obot.

Tentimi për puthjen më të gjatë është ndaluar në shtetin Ekiti – ku ishte planifikuar të mbahej, pasi autoritetet kanë paralajmëruar se do të kenë pasoja nëse zhvillohet diçka e tillë.

“Gara e puthjes, jo vetëm që është absurde, por është e pamoralshme, e pashëndetshme dhe mund ta denigrojë imazhin e Ekitit”, është thënë në një deklaratë të Ministrisë së Kulturës.

Ndërkohë edhe dërrmimi fizik që shkaktohet nga disa tentime për të thyer rekord, përbën aspekt shqetësues. Tembu Ebere, i cili po qan vazhdimisht, ka thënë se është përballur me probleme serioze shëndetësore – ka kokëdhimbje, ënjtje në fytyrë dhe është verbuar pjesërisht për 45 minuta.

“Më është dashur ta ndryshoj strategjinë dhe ta ndali vajtimin”, ka thënë ai, ndonëse ka treguar se nuk ka aplikuar paraprakisht për thyerje të rekordit, prandaj edhe nuk do të mund të jetë në listë zyrtare. Përveç famës dhe vëmendjes për të finalizuar një përpjekje, garuesit shpresojnë që të sigurojnë edhe të hyra personale.

Baci ka siguruar udhëtime falas për një vit nga një kompani ajrore nigeriane, në mesin e shumë dhuratave tjera.

“Më është dashur të bëj diçka përtej të zakonshmes për ta vendosur veten në hartë, për ta vendosur Nigerinë në hartë”, ka thënë Baci për transmetuesin britanik BBC.

Mesa duket, ajo i ka realizuar të dyja./REL

rekord guiness hilda baci

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit