25 Shtator 2023, 09:25
Nga h.k
Spitali Mitrovicë
KOSOVË-Luljeta Zhubi drejtoresa e Spitalit të Mitrovicës ka bërë të ditur se në orët e mbrëmjes është paraqitur një tjetër i polic i Kosovës për të kërkuar ndihmë mjekësore. Drejtoresha thotë se polici kishte copa predhash në “abdomen”, muskul i thellë në pjesën e këmbës. Sipas saj polici i është nënshtruar një operacioni dhe raportohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut.
“Në orët e mbrëmjes ka ardhë edhe një pjesëtar i policisë me copa të predhave në pjesën e abdomenit dhe është ndalur në spitalin tonë dhe posa është kryer ndërhyrja operative ndaj tij dhe operacioni është kryer me sukses, janë larguar ato copat e predhave. Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Edhe dy të tjerë kanë qenë poashtu me lëndime të lehta dhe pas marrjes së terapisë dhe ndihmës së parë janë liruar për kujdes shtëpiak.”, u shpreh ajo.
Çfarë ndodhi në Kosovë një ditë më parë?
Për rreth 1 ditë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 dhe duke plagosur 2 të tjerë.
Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Pas ngjarjes ka patur një sërë reagimesh të njëpasnjëshme duke nisur nga autoritetet e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, mediat dhe autoritetet serbe. Dy krerët e vendeve si Kurti dhe Vuçiç kanë sulmuar njëri-tjetrin si shkaktar të situatës së ndodhur. Kurti e ka quajtur grupin të përgatitur ushtarakisht në Beograd, kurse Vuçiç është shprehur se “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, Kosovën nuk do ta njohim”.
tensionet në veri të kosovës luljeta zhubi
Bota
25 Shtator 2023, 09:08
h.k
Michael Roth
GJERMANI-Michael Roth deputeti i Bundestagut ka reaguar në platformën "X" mbi sulmin e serbëve mëngjesin e së diel&e...
Bota
25 Shtator 2023, 08:52
h.k
Time Square
NEW YORK- Policia e Kosovës ka marrë një mbështetje të veçantë në New York në 'Time Square' p&e...
Bota
25 Shtator 2023, 08:37
h.k
Pamjet e grupeve serbe
KOSOVË-Mediat në Kosovë bëjnë të ditur se pas shkëmbimeve të zjarrit në fshatin Zve&cc...
Bota
25 Shtator 2023, 08:37
A.B
Vladimir Putin
RUSI-Një video e rrallë nga fillimi i viteve '90 me protagonist presidentin aktual të Rusisë, Vladimir Putin, ë...
Bota
25 Shtator 2023, 08:21
h.k
Afrim Bunjaku
KOSOVË-25 Shtatori është shënuar ditë zie shtetërore për Kosovën. Dita është caktuar në...
Bota
25 Shtator 2023, 08:19
A.B
Grupi i personave të armatosur që sulmoi pjesëtarët e Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të komunës...
Bota
25 Shtator 2023, 08:01
h.k
Foto nga Veriu Kosovës
KOSOVË-Kur kanë kaluar 24 orë nga situata në Veri situata ka vijuar qetë. Pas sulmeve nga grupet serbe...
Bota
25 Shtator 2023, 07:56
A.B
Aleksander Vucic
SERBI- Gjatë konferencës për shtyp ditën e djeshme, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha...
Bota
25 Shtator 2023, 07:48
A.B
Messina Denaro
ITALI- Ministrat e Brendshëm, hetuesit dhe magjistratët bënë 'luftë' me dekada deri në kapjen e Matteo Me...
Bota
25 Shtator 2023, 07:41
A.B
Baton Haxhiu
KOSOVË- Analisti Baton Haxhiu ka folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në veri të Koso...