LIVE UPDATES
Bota

Evropa shqyrton sekuestrimin e pasurive të ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën

Vendet perëndimore ngrinë rreth 300 miliardë dollarë të pasurive shtetërore ruse pas fillimit të sulmit në shkallë të gjerë të Moskë në Ukrainë në vitin 2022. Shumica e pasurive të ngrira mbahen në Evropë.

16 Janar 2025, 14:51 Nga r.ll
Evropa shqyrton sekuestrimin e pasurive të ngrira ruse për të
foto ilustruese

BRUKSEL- Në Perëndim po rritet mbështetja për sekuestrimin e pasurive ruse në vlerë prej qindra miliarda dollarësh, të cilat u ngrinë pas fillimit të sulmit në shkallë të gjerë të Moskës ndaj Ukrainës. Aleatët evropianë druhen se Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump mund të pakësojë ndihmën ushtarake për Kievin dhe disa prej tyre thonë se pasuritë e ngrira ruse mund të plotësojnë mangësinë e krijuar nëse ndodh një gjë e tillë.

Vendet perëndimore ngrinë rreth 300 miliardë dollarë të pasurive shtetërore ruse pas fillimit të sulmit në shkallë të gjerë të Moskë në Ukrainë në vitin 2022. Shumica e pasurive të ngrira mbahen në Evropë.

Në Britani ka rreth 22 miliardë dollarë pasuri të tilla. Ligjvënësit britanikë javën e kaluar votuan në favor të një mocioni jodetyrues për t'i dhënë paratë Kievit.

Disa deputetë përmendën pasigurinë mbi ndihmën e ardhshme ushtarake për Ukrainën gjatë mandadit të Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

“Ne e dimë që ai mendon ndryshe për Ukrainën, për sigurinë e Evropës dhe për Rusinë. Pra, nëse duam të zhvendosim ndihmën në Ukrainë, veçanërisht duke marrë parasysh mundësinë e pakësimit të mbështetjes së Shteteve të Bashkuara, ne duhet të veprojmë me shpejtësi për të sekuestruar këto 300 miliardë dollarë të pasurive të ngrira dhe t'i dërgojmë ato në Ukrainë”, thotë Mike Martin, deputet i Partisë Liberal Demokrate në Britani.

“Sigurisht që tani është shansi që kjo qeveri e Britanisë të marrë drejtimin në përpjekjen për përdorimin e këtyre pasurive për të ndihmuar Ukrainën, e cila ka nevoja shumë të mëdha”, thotë deputeti konservator Iain Duncan Smith.

Një pakësim i ndihmës së Shteteve të Bashkuara për Kievin mund ta detyrojë Evropën të marrë një vendim për pasuritë e ngrira, thotë Alexander Kolyandr nga Qendra për Analizimin e Politikave Evropiane.

“Ne do të kishim frikë nga braktisja e Ukrainës përballë makinerisë luftarake të Putinit. Kështu që unë mendoj se nëse çështja do të arrinte në këtë pikë, atëherë do të merrej vendimi për t'ia dhënë Ukrainës këto para”, thotë ai.

Ukraina mund të zotohet të përdorë paratë për të blerë armë amerikane për të siguruar mbështetjen e zotit Trump, shton eksperti Alexander Kolyandr.

“Kjo do të përshtatej mirë me idenë Amerika e Para. Kjo do ta ndihmonte Ukrainën të furnizohej me armë dhe do të shihej si një fitore për zotin Trump para mbështetësve të tij.”

Por ai thotë se Banka Qendrore Evropiane dhe disa qeveri evropiane kanë shprehur rezerva për sekuestrimin e pasurive të ngrira ruse.

“Ata kanë frikë se konfiskimi i pasurive ruse dhe dërgimi i tyre në Ukrainë do të dëmtonte besimin tek euro si një monedhë rezervë dhe vendet e huaja do të kishin shumë frikë të investonin pasuritë e tyre sovrane në aksionet, bonot e thesarit dhe valutën evropiane”, thotë ai.

Moska thotë se sekuestrimi i pasurive të saj do të ishte i paligjshëm dhe është zotuar të hakmerret. Por analistët thonë se shumica e firmave perëndimore kanë hequr dorë tashmë nga pasuritë e tyre në Rusi./VOA

evropa lufta ne ukraine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj