LIVE UPDATES
Bota

Çfarë dihet për programin e spiunimit që dyshohet se përdoret në Serbi?

Amnesty International, përmes ekipit të forenzikës, monitoroi komunikimin e softuerit “NoviSpy” me serverë që u konfirmua se gjenden në Serbi. Një nga serverët kishte një adresë IP që mund të lidhej drejtpërdrejt me BIA-n.

17 Dhjetor 2024, 14:35 Nga r.ll
Çfarë dihet për programin e spiunimit që dyshohet se
foto ilustruese

SERBI- Softueri i ri që u zbulua në Serbi, mbledh të dhëna të shumta personale dhe synon t’i monitorojë aktivistët opozitarë të mjedisit, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe gazetarët. Kjo është gjetje e organizatës Amnesty International, e cila dokumentoi dhjetëra raste të infeksioneve të konfirmuara, bashkë me detajet se si u instalua softueri dhe si funksionon ai në një raport të publikuar më 16 dhjetor. Dyshohet se numri i telefonave të infektuar është shumë i lartë.

“NoviSpy”, siç përshkruhet nga ekipi i forenzikës i Amnesty International, është një softuer spiunazhi, i përshtatur për telefonat Android, dhe ka më shumë gjasa që të përdoret nga institucionet serbe, përkatësisht nga Agjencia për Siguri dhe Informacion (BIA) dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Ndryshe nga softuerët komercialë të njohur deri më tani - në mesin e tyre “Pegasus” - Amnesty International vlerëson se “NoviSpy” vepron si një mjet i zhvilluar në nivel lokal.

Amnesty International, përmes ekipit të forenzikës, monitoroi komunikimin e softuerit “NoviSpy” me serverë që u konfirmua se gjenden në Serbi. Një nga serverët kishte një adresë IP që mund të lidhej drejtpërdrejt me BIA-n. Të dhënat në konfigurimet e programit mund të lidhen me një punonjës të BIA-s, i cili kishte lidhje me blerjen e mjeteve të spiunimit nga shitës të tjerë, thuhet në raport.

Nga analizimi i rrethanave që lidhen me instalimin dhe përdorimin e programit, u konstatua se “NoviSpy” është instaluar kur aktivistët, gazetarët apo aktorët e opozitës janë ndaluar përkohësisht ose janë marrë në pyetje nga policia apo BIA. Kjo sugjeron se bëhet fjalë për “fushata të organizuara, të mbështetura nga shteti”, sipas organizatës Amnesty International.

Softueri i spiunimit mbledh të dhëna të koduara dhe të fshira

Programi instalohet fshehurazi në pajisjet Android dhe mundëson mbledhje të gjerë të të dhënave dhe monitorim në kohë reale. Sipas përshkrimit, ky softuer mund të ketë qasje në informacione personale, si mesazhet SMS, por edhe në mesazhet përmes aplikacioneve të koduara si Signal ose WhatsApp.

Softueri mund të marrë dokumente të ruajtura, fotografi e video. Analiza tregoi se ai mund të ketë qasje edhe në komunikimet e fshira. Ai është projektuar në atë mënyrë që të aktivizojë nga distanca mikrofonin dhe kamerën e telefonit, por edhe të gjurmojnë vendndodhjen dhe lëvizjen në kohë reale. Të dhënat transferohen, pastaj, në serverët e kontrollit, që gjenden në Serbi. Softueri është instaluar fizikisht, në situata ku aktivistë dhe gazetarë janë ftuar në intervista informative.

Në situata të tilla, ata i kanë lënë telefonat e tyre jashtë dhomës së bisedës - gjë që ka mundësuar instalimin e softuerit të spiunimit. Amnesty International përmend shembuj të aktivistëve që kundërshtojnë projektet për mihjen e litiumit, të cilët kanë raportuar infeksione me “NoviSpy” pas takimeve të tyre me autoritetet serbe.

Një nga rastet është ai i gazetarit Sllavisha Millanov nga Dimitrovgradi, në jug të Serbisë. Ai është ndalur gjatë një kontrolli në trafik dhe i është konfiskuar telefoni. Pas lirimit të tij, analiza e forenzikës ka treguar se janë përdorur mjetet “Cellebrite” për të zhbllokuar pajisjen e tij dhe se gjatë asaj periudhe i është instaluar “NoviSpy”.

Ky rast tregon për përdorimin e përbashkët të softuerit për spiunim në Serbi dhe të programit “Cellebrite”.

“Cellebrite” ka qenë i kyçur për të mundësuar infektimin me “NoviSpy”.

“Cellebrite”, një mjet izraelit, përdoret gjerësisht nga agjencitë e sigurisë në mbarë botën, përfshirë FBI-në, për zhbllokimin e telefonave inteligjentë dhe për të kërkuar prova në ta.

Sipas Amnesty International, Serbia ka marrë pajisje për zhbllokimin e telefonave nga “Cellebrite”, në kuadër të një pakete më të gjerë për ta ndihmuar atë në përmbushjen e kushteve për integrim në Bashkimin Evropian. Kjo paketë, e financuar nga Qeveria e Norvegjisë dhe e administruar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS), i është ofruar Ministrisë së Brendshme të Serbisë nga viti 2017 deri në vitin 2021, për ta ndihmuar Serbinë në luftimin e krimit të organizuar, thuhet në raport.

Qeveria norvegjeze ka pezulluar përkohësisht dërgesën e pajisjeve “Cellebrite” në Serbi në vitin 2018, ka njoftuar Amnesty International. Ambasada norvegjeze në Beograd ka ngritur gjithashtu shqetësime rreth programit, thuhet në raport, por UNOPS-i i ka dorëzuar pajisjet në qershor të vitit 2019. Përndryshe, Amnesty International vlerëson se ligjet e Serbisë për mbikëqyrje, janë të vjetruara në kontekstin e çështjeve që kanë të bëjnë me mjetet moderne digjitale.

“Mekanizmat e mbikëqyrjes, gjyqësorë dhe legjislativë, janë të dobët ose të ndjeshëm ndaj ndikimit politik - gjë që krijon mundësi për abuzim”, thuhet në raport./REL

programi i spiunimit në serbi

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë