2 Shtator 2024, 18:57
Nga r.ll
mickoski, kasami
SHKUP- Ligji për gjuhën ka ndezur debate në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri i RMV, Hristijan Mickoski ka parlajmëruar se do të respektohet vendimi i Gjykatës kushtetuese për përdorimin e gjuhëve, sidoqoftë të jetë ai. Gjykata Kushtetuese do të debatojë për Ligjin me të cilin rregullohet përdorimi i gjuhës shqipe në fillim të tetorit. Ndërkohë paraprakisht partneri i koalicionit VLEN vlerësoi se kjo iniciativë është përpjekje për grusht shteti.
Kreu i Lëvizjes Besa, Billall Kasami, thekson se VLEN është garantues për përdorimin e gjuhës shqipe, ndërsa struktura në Gjykatë po mundohen të krijojnë situata tensionuese.
“Këto janë disa nga pasojat e keqqeverisjes së BDI-së në të kaluarën, ku ka ofruar zgjidhje gjysmake dhe sigurisht ka bërë më shumë politik sesa që ka bërë vendime në të mirë të shqiptarëve. Ne garantojmë se edhe situata me përdorimin e gjuhës shqipe dhe me avancimin e të drejtave të shqiptarëve në qeverisjen e koalicionit VLEN do të avancojë dhe nuk do të kete përkeqësime. Sigurisht, edhe në Gjykatën Kushtetuese ende ka mbetje nga pushteti i kaluar, të cilët do të mundohen që duke i shërbyer BDI-së, te krijojnë situata të tensionuara”, deklaroi Bilall Kasami.
Kreu i partisë opozitare, LSDM, Venko Filipçe, thotë se bëhet fjalë për shqyrtime të pjesshme të ligjit dhe jo në tërësi. Ai nuk komentoi më shumë, pa u marrë një qëndrim partiak.
“Sa e di unë, nuk bëhet fjalë për përdorim të përgjithshëm por vetëm për disa pjesë të tij. Sa i takon kësaj, partia do të marrë qëndrim në ditët e ardhshme dhe do të dalim publikisht”, u shpreh Filipçe, kryetar i LSDM-së.
Paraprakisht nga BDI theksuan se hapja e temave të tilla shkojnë në drejtim të shkeljes së Marrëveshjes së Ohrit dhe siç shtojnë, lojrat me gjuhën shqipe janë skenare të qëllimshme të pushtetit për provokime.
Nisma në Kushtetuese, daton nga viti 2019 dhe deri më tani nuk ka arritur në rend të ditës, ndërsa me të po kontestohet vëllimi i përdorimit të gjuhës shqipe, në bazë të raportit të Komisionit të Venedikut.
maqedoni e veriut hristijan mickoski bilall kasami
Bota
2 Shtator 2024, 18:51
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti i SHBA dhe kandidati republikan presidencial Donald Trump, i cili po përballet me akuza federale dhe shtetërore...
Bota
2 Shtator 2024, 18:18
fotot ilustruese
IZRAEL- Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të pezullojë 30 licenca të eksportit të armëve në Izrael, pasi...
Bota
2 Shtator 2024, 18:04
Aivo Orav
KOSOVË- Aivo Orav e ka marrë të hënën detyrën e ambasadorit të ri të Zyrës së Bashkimit Evropia...
Bota
2 Shtator 2024, 17:44
fotot ilustruese
JAPONI- Një vajzë 17-vjecare është hedhur nga një lartësi në Japoni, duke lënë të vdekur...
Bota
2 Shtator 2024, 17:11
E. D
fotot ilustruese
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore n&eu...
Bota
2 Shtator 2024, 17:06
E. D
fotot ilustruese
RUSI- Rusia sulmoi gjatë natës Kievin me një breshëri dronësh dhe raketash me vetëdrejtim e balistike, njoft...
Bota
2 Shtator 2024, 16:45
E. D
fotot ilustruese
JAPONI- Japonia ka përjetuar verën e saj më të nxehtë këtë vit që nga fillimi i mbajtjes së e...
Bota
2 Shtator 2024, 16:28
BRUKSEL- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha se dështimi i palëve të Kosovës dhe Serbisë për t’...
Bota
2 Shtator 2024, 16:18
E. D
foto ilustruese
TUEQI- Pamje të frikshme janë publikuar kur një superjaht 100 metërsh përplaset direkt me një anije tjetë...
Bota
2 Shtator 2024, 16:17
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka shënuar një fitore mbresëlënëse në zgjedh...