LIVE UPDATES
Bota

Çfarë mund të bëjë policia?

Çfarë forme force mund të përdorë policia? Një ekip hulumtues ekzaminoi 3.300 individë të prekur dhe ka biseduar edhe me policinë. Përgjigjet janë të ndryshme.

17 Maj 2023, 10:42 Nga a.b\

Çfarë mund të bëjë policia?

Çfarë mund dhe çfarë guxon të bëjë policia? Kjo pyetje është ngritur vazhdimisht në Gjermani vitet e fundit - për shembull në demonstrata dhe në ndeshjet e futbollit, por edhe gjatë kontrolleve të identitetit të personave. Disa video të operacioneve të policisë u shpërndanë në Twitter dhe Instagram me hashtag #policeviolence. Midis tyre është një video nga gushti 2020, kur një djalë 15-vjeçar u kontrollua në Hamburg dhe u sulmua nga disa policë, kur ai po ngiste një skuter elektronik në rrugë. Sindikata e policisë (GdP) njoftoi në atë kohë se nuk panë dhunë policore në këtë video.

Vlerësimet e përdorimit të forcës në aksionet e policisë shpesh ndryshojnë shumë. Pikërisht këtë çështje trajton projekti kërkimor "Dëmtimet fizike të punonjësve të policisë në vendin e punës” (KviAPol), i cili do të prezantohet në detaje në librin "Dhuna në vendin e punës. Përdorimi i tepruar i forcës policore dhe mënyra e përballimit të saj".

Studiuesit Laila Abdul-Rahman, Hannah Espin Grau, Luise Klaus dhe Tobias Singelnstein intervistuan 3.300 të prekur nga dhuna dhe kryen më shumë se 60 intervista me përfaqësues të policisë, prokurorisë, sistemit juridik dhe qendrave të këshillimit të viktimave. Mostra e ktëtij hulumtimi nuk është përfaqësuese. QuiAPol është një projekt i pavarur kërkimor dhe ndryshon nga studimi mbi jetën e përditshme të policëve të porositur nga ish/ministri i Brendshëm Horst Seehofer gjatë mandatit të tij.

2.790 hetime kundër policisë

Nëse dhuna policore konsiderohet e tepruar mund të ndryshojë shumë nga rasti në rast. Në një përmbledhje të rezultateve të tyre, ekipi hulumtues thekson se studimi i referohet procedurave "që nga këndvështrimi i njerëzve që i vlerësojnë ato, i tejkaluan kufijtë e asaj që është e pranueshme". Kjo, siç thonë ata, nuk do të thotë domosdoshmërisht se dhuna klasifikohet si e paligjshme.

Në vitin 2021 janë kryer 2.790 hetime ndaj forcave të policisë për shkak të përdorimit të paligjshëm të forcës. Në më shumë se 90 për qind të rasteve të dyshimta, procedura penale është pezulluar - sipas të dhënave të prokurorisë së shtetit, aktakuza janë ngritur vetëm në dy për qind të rasteve. Përveç kësaj, sipas studiuesve, shumica e të prekurve as që i raportojnë rastet e tyre për shkak të perspektivës së dobët për sukses ose frikës nga pasojat. Vetëm 14 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se për rastin e tyre është zhvilluar një procedurë penale.

Sipas studimit, shumica e të prekurve nga përdorimi i tepruar i forcës kanë qenë në kontakt me policinë gjatë demonstratave dhe aksioneve politike (55 për qind), pastaj renditen rastet që ndodhin në ndeshje futbolli dhe ngjarje të tjera të mëdha (25 për qind). Meshkujt janë prekur më shpesh nga përdorimi i tepruar i forcës (72 për qind).

Lëndime të rënda dhe pasoja psikologjike

Sipas të intervistuarve, dhuna është përdorur kryesisht nga policë meshkuj nën moshën 30 vjeç. Thuhet se prezente në operacione policore kanë qenë shpesh disa patrulla, por jo të gjitha kanë përdorur forcë. Në 26 për qind të rasteve dhuna është kryer vetëm nga një polic. Shpesh janë shënuar goditje ose shtyrje, ndërkohë që edhe gazi lotsjellës dhe topat e ujit luanin një rol në ngjarjet e mëdha.

19 për qind e të anketuarve kanë pësuar lëndime serioze si thyerje të kockave ose lëndime të nyjeve të gjymtyrëve si dhe dëmtime të organeve shqisore. Të prekurit raportuan gjithashtu pasoja të rënda psikologjike.

Pasiguri kur bëhet fjalë për veprime juridike

"Situatat që përfshijnë përdorimin e forcës nga policia mund të përshkruhen si veprime komplekse, shpesh konfuze dhe të tensionuara që shkaktohen nga veprime të të dyja palëve dhe që kushtëzohen nga rrethana të jashtme," shkruajnë studiuesit në një përmbledhje të rezultateve të tyre. 25 për qind e të prekurve thanë se ndërhyrja e policisë ishte arsyeja e përshkallëzimit të gjendjes. Megjithatë, 19 për qind thonë se mos respektimi i udhëzimeve të policisë ka çuar në përshkallëzimin e situatës.

Në situata të përshkallëzuara, përdorimi i forcës mund të jetë i nevojshëm nga këndvështrimi i policisë. "Ligji e koncepton dhunën policore si një fuqi të jashtëzakonshme që lejohet vetëm brenda kufijve shumë të ngushtë," thanë studiuesit. Oficerët e policisë kanë theksuar shumë herë në intervista se ata i përmbahen ligjit. Por është treguar se "përdorimi i forcës është pjesë e punës së përditshme të policisë dhe se po normalizohet në përputhje me rrethanat”, sipas studiuesve. Ata deklarojnë se ka pasiguri dhe interpretimet të ndryshme për atë që konsiderohet e ligjshme.

Protestë kundër dhunës së policisë në LeipzigFotografi: Sebastian Willnow/picture alliance/dpa
Studiuesit zbuluan se pragu për atë që përshkruhet si përdorim i tepruar i forcës është relativisht i lartë për oficerët e policisë. Për ata që u prekën, nga ana tjetër, nuk ishte vetëm çështja nëse përdorimi i forcës ishte i ligjshëm, por edhe legjitimiteti i saj - dmth. nëse veprimi i policisë u perceptua si i drejtë apo jo.

"Vendosja e dominimit"

Sipas studiuesve, është pikërisht detyra e policisë të sqarojë situatat dhe të shpjegojë normat për përdorimin e masave gjatë ndërhyrjeve. Përdorimi i forcës nga policia është një praktikë për të vendosur dominim në situata të caktuara.

"Për ata që preken nga përdorimi i tepruar i forcës nga policia, për shembull, lind një situatë ku ata vështirë se mund të ushtrojnë të drejtat e tyre pa mekanizma që kundërshtojnë dominimin e policisë”, thonë studiuesit./DW

policia

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion