6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Sulmet shkaktuan gjithashtu ndërprerje të energjisë elektrike dhe shkëputjen nga rrjeti të një termocentrali bërthamor.
RUSI- Rusia ndërmori një valë masive sulmesh me raketa në gjithë Ukrainën të enjten, ndërsa njerzit ishin në gjumë, duke vrarë të paktën gjashtë civilë. Sulmet shkaktuan gjithashtu ndërprerje të energjisë elektrike dhe shkëputjen nga rrjeti të një termocentrali bërthamor. Kievi tha se arsenali i përdorur përfshinte për herë të parë gjashtë raketa të vogla hipersonike kruz “Kinzhal”, një nga armët më me vlerë për Moskën.
"Okupatorët mund të terrorizojnë civilët. Por kjo nuk do t'i ndihmojë ata. Ata nuk do t’i shmangen përgjegjësisë për gjithçka që kanë bërë," tha Presidenti Volodymyr Zelenskiy në një deklaratë, duke folur për sulmet që goditën infrastrukturën dhe ndërtesat e banimit në dhjetë rajone.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se kishte kryer një "sulm masiv" ndaj infrastrukturës ukrainase si kundërpërgjigje për një sulm ndërkufitar javën e kaluar ndaj një fshati në rajonin Bryansk të Rusisë. Në kryeqytetin Kiev, një alarm ajror shtatë-orësh gjatë natës ishte më i gjati që kur Rusia filloi fushatën ajrore në tetor.
Moska thotë se fushata e saj për të vënë në shënjestër infrastrukturën e Ukrainës larg vijës së frontit synon të reduktojë aftësinë e Ukrainës për të luftuar. Kievi thotë se sulmet ajrore nuk kanë qëllim ushtarak dhe synojnë të dëmtojnë dhe frikësojnë civilët, duke e quajtur një gjë të tillë krim lufte.
Zyrtarët ukrainas thanë se ishte hera e parë që përballeshin me aq shumë raketa Kinzhal, të cilat Ukraina nuk ka aftësinë ushtarake t’i rrëzojë. Rusia besohet se ka vetëm disa dhjetëra raketa të tilla, të cilët lëvizin me një shpejtësi disa herë më lartë se shpejtësia e zërit dhe të cilat Presidenti Vladimir Putin thotë se janë një armë për të cilat NATO-ja nuk ka kundërpërgjigje.
Ukraina tha se sulmi kishte ndërprerë furnizimin me energji elektrike në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias, më i madhi në Evropë, duke e shkëputur atë nga rrjeti ukrainas. Kievi, porti i Odesës në Detin e Zi dhe qyteti i dytë më i madh, Kharkiv u vunë në shënjestër të sulmeve, ashtu si edhe zona të tjera të vendit, thanë zyrtarët ukrainas.
Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko tha se 40% e konsumatorëve në Kiev kanë mbetur pa ngrohje. Guvernatori i rajonit të Odesës, Maksym Marchenko, tha se një sulm masiv me raketa kishte goditur një objekt energjetik, duke ndërprerë energjinë. Guvernatori i rajonit të Kharkivit, Oleh Synehubov tha se qyteti dhe rajoni me të njëjtin emër ishin goditur nga 15 sulme.
Marrë nga VOA
Xi Jinping KINË- Nëse e keni parë mbledhjen vjetore të Kongresit Popullor Kombëtar (NPC) në Kinë, diçka e ç...
Valmir Elezi KOSOVË- Lista Serbe ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet në Veri që pritet të mbahen m&e...
Avion SLLOVAKI- Sllovakia duhet të marrë vendim për dërgimin e avionëve luftarakë MiG-29 në Ukrainë, tha ministri i...
Tyler Vargas-Andrews SHBA- Një ish-marins amerikan i plagosur rëndë në Afganistan e përshkroi tërheqjen e vitit 2021 si ...
Marios Papgeorgious GREQI- Kafka e gjetur pranë Dervenochories duket se nuk i përket fatkeqit Marios Papageorgiou, i cili u rrëmby...
Uraniumi në Iran IRAN- Fuqitë më të larta të SHBA-së dhe Evropës ngritën alarmin për Iranin që ka pr...
MOLDAVI- Rajoni separatist i Transnistrisë i shkëputur nga Moldavia ka pretenduar se ka parandaluar një sulm terrorist kundër zy...
Foto ilustruese SPANJË- 3 persona janë bllokuar 900 metra thellë në një minierë në Katalonjë, në verilindje t&...
Protestë në Izrael IZRAEL- Nën titullin "Dita e Rezistencës Kundër Diktaturës", protestuesit izraelitë ka...
Sulm me armë zjarri në Bregun Perëndimor PALESTINË- Përplasje më armë zjarri mes izraelitëve dhe palestinezëve...