7 Shtator 2024, 21:28
Nga r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Dy luftanije gjermane do të kalojnë nëpër ngushticën e Tajvanit këtë muaj, hera e parë në 22 vjet që marina ushtarake gjermane viziton këtë rajon të ndjeshëm, njoftoi të shtunën revista Spiegel.
Muajin e kaluar, agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se luftanijet po prisnin urdhra nga Berlini për të lundruar në zonën e ndjeshme, duke bërë që Kina të kritikonte vendimin e Gjermanisë.
Revista Spiegel citoi burime të paspecifikuara të kenë thënë se Pekini nuk do të njoftohej zyrtarisht për kalimin e anijeve gjermane, çka nënkupton se Berlini e sheh udhëtimin si diçka normale. Ministria gjermane e mbrojtjes nuk pranoi të komentonte.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera, përfshirë Kanadanë, kanë dërguar anije luftarake nëpër ngushticën e Tajvanit gjatë javëve të fundit, kjo do të shënonte praninë e parë të marinës gjermane në rajon që nga viti 2002.
Kina pretendon se ka sovranitet mbi Tajvanin e qeverisur në rrugë demokratike dhe thotë se ka juridiksion mbi rrugën detare, gati 180 km të gjerë, mes Tajvanit dhe Kinës. Tajvani i kundërshton me forcë pretendimet e Kinës për sovranitet dhe thotë se vetëm banorët e ishullit mund të vendosin për të ardhmen e tyre.
Ngushtica e Tajvanit është një rrugë kryesore tregtare përmes së cilës kalojnë rreth gjysma e anijeve me kontejnerë. Si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Tajvani thonë se ajo është një rrugë ujore ndërkombëtare.
Kundëradmirali i marinës detare gjermane, Axel Schulz, i tha muajin e kaluar agjencisë së lajmeve Reuters se një lundrim në ngushticën e Tajvanit do të tregonte përkushtimin e Gjermanisë ndaj një rendi të bazuar në rregulla dhe zgjidhjes paqësore të konflikteve territoriale.
Dy luftanijet gjermane po marrin pjesë në një stërvitje të përbashkët në rajon me Francën, Indonezinë, Italinë, Japoninë, Malajzinë, Singaporin, Filipinet dhe Shtetet e Bashkuara.
Pekini i kritikon rregullisht kalimet e anijeve të huaja luftarake nëpër ngushticën e Tajvanit, i cili thotë “minojnë paqen dhe stabilitetin” në rajon.
Gjermania, një partner i rëndësishëm tregtar për Kinën dhe Tajvanin, i është bashkuar vendeve të tjera perëndimore në zgjerimin e pranisë së saj ushtarake në rajon në përgjigje të ambicieve territoriale në rritje të Pekinit./VOA
luftaanije gjermane ngushtica e tajvanit
Bota
7 Shtator 2024, 21:08
r.ll
foto ilustruese
BJELLORUSI- Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, njoftoi të mërkurën se do të falë edhe 30 burgosur të...
Bota
7 Shtator 2024, 19:35
r.ll
foto ilustruese
MAL I ZI- Analistët në Mal të Zi vlerësojnë se ndryshimet e kërkuara në ligjin e shtetësisë sy...
Bota
7 Shtator 2024, 18:38
r.ll
volodymyr zelenskyy
KIEV- Ukraina tani ka një ministër të ri të jashtëm, njëri prej vendimeve më të fundit të ...
Bota
7 Shtator 2024, 17:52
r.ll
maria rosario boccia
ITALI- Ministri i Kulturës në Itali, Gennaro Sangiuliano një ditë më parë i dorëzoi dorëheqjen...
Bota
7 Shtator 2024, 17:19
r.ll
pikat kufitare
KOSOVË- Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka lajmëruar pak më herët se janë informuar...
Bota
7 Shtator 2024, 17:00
r.ll
foto ilustruese
LONDËR- Sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës shkaktuan të paktën 61 të vrarë gjatë 48 orë...
Bota
7 Shtator 2024, 16:58
r.ll
ivica dacic
SERBI- Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç, është nisur për një vizitë ...
Bota
7 Shtator 2024, 16:37
r.ll
vjosa osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas ceremonisë së inagurimit të shtatores së Ibrahim Rugovës ...
Bota
7 Shtator 2024, 16:05
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Shqetësimi po rritet për transmetimin e gripit të shpendëve te njerëzit. Autoritetet shëndet&...
Bota
7 Shtator 2024, 15:33
S.B
pamje nga ngjarja
FRANCË- Mijëra njerëz dolën sot në Francë për të protestuar kundër vendimit të pre...