12 Prill 2024, 07:39
Nga N.F
foto ilustruese
SHBA- Byroja Federale e Hetimeve është e shqetësuar lidhur me mundësinë e një sulmi të organizuar në Shtetet e Bashkuara, të ngjashëm me masakrën në sallën e koncerteve në Rusi muajin e kaluar, tha drejtori i FBI-së përpara një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve të enjten.
Shtetet e Bashkuara përballen me kërcënime të sigurisë publike dhe kombëtare, tha përpara ligjvënësve drejtori i FBI-së Christopher Wray gjatë një seance për buxhetin. Masakra e 22 marsit në një sallë koncertesh në periferi të Moskës la të paktën 144 të vrarë, sulmi më vdekjeprurësi në Rusi në 20 vjet. Një degë e grupit militant të Shtetit Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, por Presidenti Vladimir Putin ka kërkuar ta fajësojë Ukrainën pa ofruar prova.
Zyrtarët amerikanë kanë shprehur shqetësimet lidhur me mundësinë e një sulmi të kryer nga një individ apo grup i vogël i frymëzuar nga lufta në Gazë midis Izraelit dhe Hamasit. Por FBI-a ka shqetësime në rritje lidhur me një sulm të koordinuar pas masakrës në Rusi.
Në fund të vitit fiskal 2023, FBI-a kishte të hapura 4000 hetime ndërkombëtare për terrorizëm, sipas dëshmisë me shkrim nga zoti Wray.
Shqetësim në rritje "është potenciali për një sulm të koordinuar brenda vendit, i ngjashëm me sulmin e ISIS-K që ndodhi në Rusi disa javë më parë”, tha për ligjvënësit zoti Wray.
Zoti Wray përmendi shqetësimet e agjencisë në lidhje me terrorizmin në përpjekje për të bindur ligjvënësit për të shtuar fondet për FBI-në, megjithëse ka të ngjarë të përballet me një kundërshtim të fortë nga ligjvënësit republikanë.
Marrë nga VOA
shba sulm masakra ne moske fbi
Bota
12 Prill 2024, 07:19
N.F
Foto ilustruese
SUEDI- Suedia është tronditur pas vrasjes së një babai i cili u qëllua për vdekje në sy të dja...
Bota
11 Prill 2024, 23:00
I.A
Stella Assange
ANGLI– Bashkëshortja e Julian Assange-it tha të enjten se çështja ligjore ndaj bashkëshortit të saj &l...
Bota
11 Prill 2024, 22:38
I.A
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë sonte se vendet e QUINT-it, t...
Bota
11 Prill 2024, 22:11
I.A
O.J.Simpson
SHBA- O.J. Simpson, ylli i futbollit amerikan dhe protagonisti i të ashtuquajturit “gjyq të shekullit”, ka vdekur në...
Bota
11 Prill 2024, 21:20
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Ligjvënësit gjermanë nga mbarë spektri politik akuzuan partinë e ekstremit të djathtë, Alterna...
Bota
11 Prill 2024, 21:14
E. D
KOSOVË- Emisari gjerman Manuel Sarrazin ka publikuar pamje nga takimet me Presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, përfaqësues t&eu...
Bota
11 Prill 2024, 21:00
E. D
foto nga vendngjarja
BARCELONË- Në rrjetet sociale po qarkullon një video nga aeroplani i Ryanair që fluturoi nga Manchesteri në A...
Bota
11 Prill 2024, 20:41
E. D
Sergej Ryabkov
RUSI- Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergej Ryabkov tha se delegacionet nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë në k...
Bota
11 Prill 2024, 20:32
E. D
Christopher Hill
BEOGRAD- Ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill u tha gazetarëve sot se Beogradi po përballet me çështj...
Bota
11 Prill 2024, 20:26
E. D
Ignazio Cassis
UKRAINA- Çdo përpjekje diplomatike për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë do të jetë e pafrytshme n...