LIVE UPDATES
Bota

FMN arrin edhe një marrëveshje me Kosovën, rritja ekonomike 3.8% këtë vit

Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i udhëhequr nga Sebastian Sosa, ka vizituar Prishtinën për diskutime mbi rishikimin e dytë të Marrëveshjes Stand-By (SBA) dhe Instrumentit të Reziliencës dhe Qëndrueshmërisë (RSF).

8 Prill 2024, 11:45 Nga M.B
FMN arrin edhe një marrëveshje me Kosovën, rritja ekonomike 3.8%
Foto ilustruese

KOSOVA- Fondi Monetar Ndërkombëtar ka thënë se rritja ekonomike në Kosovë pritet të arrijë deri në 3.8 për qind në vitin 2024, e nxitur fuqishëm nga konsumi privat dhe rritja më e shpejtë e investimeve. Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i udhëhequr nga Sebastian Sosa, ka vizituar Prishtinën për diskutime mbi rishikimin e dytë të Marrëveshjes Stand-By (SBA) dhe Instrumentit të Reziliencës dhe Qëndrueshmërisë (RSF). Në njoftimin e lëshuar thuhet se ekipi i FMN-së ka arritur dakordim me autoritetet e Kosovës për përmbylljen e rishikimit të dytë të SBA-së dhe RSF marrëveshjeve.

“Ekipi i FMN-së dhe autoritetet e Kosovës arritën dakordim në nivel të stafit për përmbylljen e rishikimit të dytë të SBA-së dhe RSF marrëveshjeve. Zbatimi i programit vazhdon të jetë në rrugën e duhur, me përmbushje të të gjitha caqeve kuantitative të fundit të dhjetorit 2023 dhe me avancim të kënaqshëm në agjendën e dakorduar të reformave strukturore. Pas miratimit nga Bordi Ekzekutiv i FMN-së, i cili pritet të bëhet në gjysmën e dytë të muajit maj, përfundimi i rishikimit të dytë do të vë në dispozicion 13.35 milionë SDR shtesë (16.34 milionë euro) në kuadër të SBA-së dhe 7.74 milionë SDR (9.47 milionë euro) në kuadër të RSF-së. Autoritetet janë shprehur se synojnë të vazhdojnë trajtimin e SBA- së si masë e kujdesit paraprak”.

Tutje, në komunikatë bëhet e ditur se “Ekonomia e Kosovës ka vazhduar të performojë mirë, përkundër mjedisit të jashtëm sfidues”.

“Rritja reale e BPV-së u ngadalësua në 3.3 për qind në vitin 2023, pas zbutjes së rritjes ekonomike te partnerët kryesorë tregtarë dhe shtetet me prani më të madhe të diasporës. Inflacioni ka rënë ndjeshëm si pasojë e uljes së çmimeve të lëndës së parë, duke arritur në 2.2 për qind në krahasim me vitin paraprak në muajin shkurt. Llogaria e shpenzimeve të jashtme rrjedhëse është ngushtuar në 7.7 përqind të BPV-së në vitin 2023, si pasojë e çmimeve më të ulëta të energjisë dhe ushqimit”.

Më tej, theksohet se “rritja ekonomike pritet të ngritet deri në 3.8 për qind në vitin 2024, e nxitur fuqishëm nga konsumi privat dhe rritja më e shpejtë e investimeve. Sistemi bankar vazhdon të jetë i shëndoshë”.

“Rreziqet për perspektivën ekonomike të Kosovës përfshijnë rritjen e çmimeve të mallrave si pasojë e tensioneve gjeopolitike, aktivitetit më të ulët në ekonomitë e avancuara evropiane dhe përshkallëzimit të tensioneve në veri të Kosovës. Nga ana tjetër, progresi i theksuar në dialogun me Serbinë dhe procesin e anëtarësimit në BE mund të rritë besimin, IHD-të, turizmin, mbështetjen financiare të donatorëve dhe rritjen ekonomike. Krahas historikut pozitiv me politika të kujdesshme, Kosova ka rezerva të konsiderueshme për t’i zbutur goditjet eventuale negative, duke përfshirë borxh të ulët publik, sistem bankar likuid dhe të mirëkapitalizuar, SBA-në e kujdesit paraprak, ekzistenca e rezervës emergjente per likuiditet si dhe linja e përkohshme e Marrëveshjes së Riblerjes REPO (100 milionë euro) të Bankës Qendrore e Kosovës (BQK) me Bankën Qendrore Evropiane (BQE), së fundi është zgjatur deri në janar 2025″.

“Autoritetet kanë vazhduar të kenë politika të matura makroekonomike. Deficiti i përgjithshëm fiskal ka qëndruar në nivel 0.2 për qind të BPV-së në 2023, mjaftueshëm nën kufirin e programit prej 2 për qind të BPV-së, gjë që reflekton rritjen e shpejtë ne mbledhjen e tatimeve dhe shpenzimet e përmbajtura, përkundër faturës më të lartë të pagave si pasojë e zbatimit të ligjit të ri të pagave në sektorin publik (½ përqind e BPV-së) dhe pagesës së përgjithshme për të gjithë fëmijët dhe pensionistët (¾ përqind e BPV-së). Pozicioni fiskal për vitin 2024 është parashikuar të jetë ekspansionist, me deficit të përgjithshëm prej 1½ përqind të BPV-së, si pasojë e investimeve më të larta dhe granteve më të ulëta. Politikat që synojnë përmbajtjen e shpenzimeve rrjedhëse, ashtu që të krijohet hapësirë për rritjen e shpenzimeve kapitale dhe programe të targetuara të ndihmës sociale duhet vazhduar”.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se autoritetet kanë vazhduar me avancimin e agjendës së reformës strukturore, të mbështetur nga SBA.

“Janë zbatuar të gjitha kriteret strukturore për rishikimin e dytë të programit: përgatitja e analizës vjetore të pavarur të rrezikut fiskal si pjesë e pakos buxhetore; miratimi i Rregullores së re të punës e cila qartëson rolet dhe përgjegjësitë e Bordit Ekzekutiv dhe Bordit Mbikëqyrës të BQK-së; si dhe hartimi i ligjit të ri për sektorin bankar, i cili do të dorëzohet së shpejti në kuvend. Në vijim, nevojiten përpjekje të vazhdueshme për të forcuar politikat tatimore dhe administrimin tatimor ashtu që të rritet edhe më tej mobilizimi i të hyrave. Prioritetet e tjera të reformës strukturore fiskale përfshijnë përmirësimin e menaxhimit të investimeve publike, përmirësimin e menaxhimit të rrezikut fiskal dhe përmirësimin e qeverisjes dhe menaxhimit të ndërmarrjeve publike (NP). BQK-ja ka vazhduar të avancojë agjendën ambicioze të reformave institucionale në linjë me planin strategjik 5-vjeçar te aprovuar rishtaz. Përpjekjet e vazhdueshme të BQK-së për forcimin e qeverisjes, përmirësimin e menaxhimit të rrezikut, përmirësimin e mbikëqyrjes financiare dhe adresimin e hendeqeve LPP/LFT janë të mirëseardhura dhe duhet të vazhdojnë”.

Ekipi i FMN-së ka falënderuar autoritetet dhe palët e tjera për diskutimet dhe bashkëpunimin konstruktiv gjatë këtij misioni.

“E përgëzojmë progresin në zbatimin e agjendës së gjelbër të Kosovës, të mbështetur nga RSF. Të gjitha masat reformuese për këtë rishikim janë përmbushur. Ligji për ndryshimet klimatike, i cili përcakton kornizën për promovimin, planifikimin dhe monitorimin e politikave të ndryshimeve klimatike, është miratuar në dhjetor, ndërsa Ligji për energjinë e ripërtëritshme pritet të miratohet gjatë muajve të ardhshëm. Janë duke u ndërmarrë hapa për të rritur pjesën e prodhimit të energjisë elektrike të gjelbër. Bazuar në ankandin e parë konkurrues për 100 MW të prodhimit të energjisë diellore/FV, muajve të ardhshëm do të iniciohet ankandi për 150 MW të prodhimit të energjisë elektrike me bazë ere (i pari në Kosovë). Ankandet e parimit të shitjes “Një Ditë Përpara” në modalitetin e lidhjes së tregut për Shqipërinë dhe Kosovën, që filluan në muajin shkurt, pritet të ndihmojnë forcimin e integrimit rajonal dhe të promovojnë konkurrencën në tregjet e energjisë elektrike.

•Ekipi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe autoritetet e Kosovës arritën dakordim në nivel të stafit për përmbylljen e rishikimit të dytë të marrëveshjes Stand-by (SBA) dhe Instrumentit të Reziliencës dhe Qëndrueshmërisë (RSF). Kjo marrëveshje duhet të miratohet nga bordi ekzekutiv i FMN-së, që pritet ta shqyrtoj ne pjesën e dytë të Majit.

•Ekonomia e Kosovës ka vazhduar të performojë mirë, përkundër mjedisit të jashtëm sfidues. Rritja ekonomike pritet të ngritet në 3.8 përqind këtë vit, e nxitur fuqishëm nga konsumi privat dhe rritja më e shpejtë e investimeve.

•Autoritetet kanë vazhduar të kenë politika të matura makroekonomike, ndërkohë që vazhdon të avancojë reformën strukturore dhe agjendat e gjelbra të mbështetura nga SBA dhe RSF./ Monitor

fmn dhe kosova

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet