LIVE UPDATES
Bota

Forcat izraelite sulmojnë pranë qendre për shpërndarjen e ndihmës në Gaza, humbi jetën të paktën 21 persona

Dëshmitarët thanë se forcat izraelite hapën zjarr ndaj turmës së njerëzve që ishte afër 1 kilometër larg qendrës së ndihmës, që udhëhiqet nga një fondacion i mbështetur nga Izraeli.

1 Qershor 2025, 11:18 Nga M.B
Forcat izraelite sulmojnë pranë qendre për shpërndarjen e
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Të paktën 21 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur më 1 qershor, teksa ata po shkonin për të marrë ushqime në një qendër për shpërndarjen e ndihmës në Rripin e Gazës, tha një spital fushor i Kryqit të Kuq dhe disa dëshmitarë. Dëshmitarët thanë se forcat izraelite hapën zjarr ndaj turmës së njerëzve që ishte afër 1 kilometër larg qendrës së ndihmës, që udhëhiqet nga një fondacion i mbështetur nga Izraeli.

Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar për këtë ngjarje. Fondacioni tha përmes një deklarate se ka shpërndarë ndihma “pa asnjë incident” mëngjesin e së dielës dhe mohoi raportimet e mëhershme për kaos dhe të shtëna afër rreth qendrave të ndihmës, që janë të vendosura në zona ushtarake izraelite, ku qasja e pavarur është e kufizuar.

Zyrtarët në spitalin fushor thanë se të paktën 21 persona janë vrarë dhe 175 të tjerë janë plagosur, por nuk treguan se kush hapi zjarr ndaj tyre. Një reporter i Associated Press raportoi se ka parë dhjetëra persona duke u trajtuar në këtë spital.

Shpërndarja e ndihmave nga Fondacioni Humanitar për Gazën është përcjellë me kaos dhe dhjetëra dëshmitarë kanë thënë se trupat izraelite kanë hapur zjarr ndaj turmave pranë qendrave të ndihmës. Para të dielës, të paktën gjashtë persona u vranë dhe më shumë se 50 të tjerë u plagosën, sipas zyrtarëve lokalë shëndetësorë.

Fondacioni ka thënë se kontraktorë privatë të sigurisë ruajnë qendrat e tij dhe ata nuk kanë hapur zjarr ndaj turmave, ndërkaq ushtria izraelite e ka pranuar se ka hapur zjarr në raste të mëhershme. Përmes një deklarate, ky fondacion tha se ka shpërndarë 16 kamionë me ndihma mëngjesin e së dielës “pa asnjë incident”, duke hedhur poshtë ato që i cilësoi si “raportime të rreme lidhur me vdekje, të plagosur dhe kaos”.

Mijëra njerëz u nisën drejt qendrës së ndihmës disa orë para agimit, teksa pritën rreth 1 kilometër larg derisa qendra të hapej, thanë dëshmitarët. Ata thanë se forcat izraelite urdhëruan njerëzit të shpërndaheshin dhe të ktheheshin më vonë dhe më pas hapën zjarr.

“Kishte zjarr nga të gjitha drejtimet, nga luftanijet, nga tanket dhe dronët”, tha Amr Abu Teiba, që gjendej në mesin e turmës.

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se sistemi i ri i shpërndarjes së ndihmës synon që Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – të mos e deviojë atë. Izraeli nuk ka dhënë asnjë dëshmi se ka pasur devijim të ndihmës dhe Kombet e Bashkuara kanë mohuar se diçka e tillë ka ndodhur.

Agjencitë e OKB-së dhe grupe të tjera të mëdha të ndihmës kanë refuzuar që të punojmë me sistemin e ri për shpërndarjen e ndihmave, duke argumentuar se shkel parimet humanitare pasi që i lejon Izraelit të kontrollojë se kush merr ndihma dhe i detyron njerëzit që të zhvendosen në qendrat e ndihmës, duke rrezikuar edhe një zhvendosje masive në territorin palestinez.

Sistemi i OKB-së është përballur me vështirësi për të dërguar ndihma që nga momentii kur Izraeli zbuti lehtësisht bllokadën e plotë ndaj Gazës muajin e kaluar. Organizatat humanitare thonë se kufizimet izraelite, shkatërrimi i rendit dhe ligjit, dhe plaçkitjet masive e bëjnë jashtëzakonisht të vështirë shpërndarjen e ndihmës për afër 2 milionë palestinezët që jetojnë në territorin e Gazës.

Ekspertët kanë paralajmëruar se territori rrezikon një zi buke nëse nuk dërgohet më shumë ndihmë. Lufta në Gazë filloi më 7 tetor 2023, kur militantë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan në jug të Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë. Aktualisht, mbahen ende 58 pengje, rreth një e treta e të cilëve besohet se janë gjallë, teksa pjesa më e madhe u lirua përmes marrëveshjeve armëpushimi apo shkëmbimeve të tjera.

Fushata ushtarake e Izraelit ka vrarë më shumë se 54.000 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, e cila nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve kur raporton për viktimat. Ofensiva izraelite ka shkatërruar pjesë të mëdha të territorit, ka zhvendosur rreth 90 për qind të popullsisë si dhe ka lënë njerëzit pothuajse plotësisht të varur nga ndihmat ndërkombëtare./ REL

lindje e mesme

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj