LIVE UPDATES
Bota

The Economist: Pse Brezi “X” është një gjeneratë humbësish?

Mbështetur në kërkimet në Google, bota është shumë më pak e interesuar për brezin “X”, se për brezat “Millennial”, “Z” dhe “Baby-boomer”. Ka shumë pak podcast-e ose batuta në internet për brezin “X”. Përveç romanit të vitit 1991, “Brezi X: Rrëfenjë për një kulturë të përshpejtuar” nga autori Douglas Coupland, i cili popullarizoi emrin e brezit, ka pak libra që janë shkruar për këtë grupmoshë.

1 Qershor 2025, 07:35 Nga M.B
The Economist: Pse Brezi “X” është një gjeneratë
Foto ilustruese

SHBA- Mos qani për brezin “Millennial” ose “Z”. Kursejeni keqardhjen për njerëzit në të 50-at, shkruan The Economist.

“Ne vuajmë, – tha Seneka, – më shpesh në imagjinatë se në realitet”. Filozofi mund ta kishte fjalën për brezat. Njerëzit e brezit “Z”, të lindur midis viteve 1997 dhe 2012 thonë se rrjetet sociale u kanë shkatërruar fëmijërinë.

Njerëzit e brezit “Millennial”, të lindur midis viteve 1981 dhe 1996, ankohen se nuk mund të blejnë dot një shtëpi. Ndërsa njerëzit e brezit “Baby-boomer” të lindur midis viteve 1946 dhe 1964, mendojnë se i pret një pension i pasigurt. Shumë veta harrojnë brezin “X”, ku futen njerëzit e lindur midis viteve 1965 dhe 1980.

Mbështetur në kërkimet në Google, bota është shumë më pak e interesuar për brezin “X”, se për brezat “Millennial”, “Z” dhe “Baby-boomer”. Ka shumë pak podcast-e ose batuta në internet për brezin “X”. Përveç romanit të vitit 1991, “Brezi X: Rrëfenjë për një kulturë të përshpejtuar” nga autori Douglas Coupland, i cili popullarizoi emrin e brezit, ka pak libra që janë shkruar për këtë grupmoshë.

Në Britani, njerëzit e brezit “X” kanë më pak gjasa se çdo grupmoshë tjetër për të ditur brezin të cilit i përkasin.Brezi “X” mund të mos ketë vend në imagjinatën popullore, ama, ai po vuan vërtet, dhe nuk po e përfytyron këtë vuajtje, siç pretendonte filozofi Seneka. Kjo për shkak se brezi “X” është një grupmoshë e ndërlikuar dhe e përndjekur nga fati i keq.

Një sondazh i fundit i mbajtur nga Ipsos në 30 shtete, zbuloi se 31% e njerëzve të brezit “X” thonë se janë “jo shumë të lumtur” ose “aspak të lumtur”, niveli më i lartë se çdo brez tjetër. David Blanchflower, nga Kolegji Dartmouth, ka përmendur lloj-lloj shkaktarësh, nga pakënaqësia dhe ankthi, e deri te dëshpërimi, që arrijnë kulmin rreth moshës 50-vjeçare.

Kjo përputhet me teorinë e “lakut në formë U-je” të jetës, sipas së cilës, njerëzit janë të lumtur në rini dhe në pleqëri, por jo në moshën e mesme. Brezi “Baby-boomer” e ka kaluar këtë periudhë, ndërsa brezi “Millennial” nuk e ka arritur ende. Një nga arsyet, është se moshën e mesme fillojnë të shfaqen problemet e para kronike shëndetësore. Njerëzit gjithashtu kuptojnë se nuk do të arrijnë dot gjithçka që kishin shpresuar në karrierë.

Për më tepër, njerëzit e brezit “X”, duhet të kujdesen njëkohësisht për fëmijët dhe prindërit. Në Amerikë, ata harxhojnë 5% të shpenzimeve për kujdesjen e njerëzve nën 18 vjeç ose mbi 65 vjeç. Kjo është e vërtetë vetëm për 2% të personave të brezit “Baby-boomer”.

Në Itali, përqindja e 18-34-vjeçarëve që jetojnë me prindërit është rritur nga 61% në 68% gjatë dy dekadave të fundit. Në Spanjë, rritja ka qenë edhe më e madhe. Shumica e këtyre prindërve, i përkasin brezit X. Ky lak në formë U-je i jetës ndihet në San Francisko më shumë se kudo. Të rinjtë idealistë të qytetit besojnë se do të hapin kompani të suksesshme të Inteligjencës Artificiale dhe janë të gatshëm të përballojnë kostot e larta dhe krimin.

Njerëzit e pasur të brezit “Baby-boomer” jetojnë nëpër shtëpi të mëdha në Pacific Heights dhe drejtojnë bordet e kompanive. Ndërsa njerëzit e brezit “X”, të zënë në mes, nuk kanë as idealizmin dhe as sigurinë financiare. Vetëm 37% e tyre thonë se janë të lumtur me jetën në San Francisko, krahasuar me 63% të brezit “Z”, sipas një sondazhi nga gazeta lokale San Francisco Standard, në vitin 2022. Shumë të tjerë nuk kanë mundësi tjetër veçse të jetojnë në Oakland, për të pasur një shtëpi.

Megjithëse me kalimin e kohës, njerëzit e brezit “X” do t’i shpëtojnë lakut U, ata do të mbeten “dështakë” në mënyra të tjera. Marrim së pari të ardhurat. Brezi “X” fiton më shumë në përshtatje me inflacionin, sesa brezat e mëparshëm. Kjo është një prirje historike që vlen edhe për brezat “Millennial” dhe “Z”.

Por përparimi i brezit “X” ka qenë më i ngadaltë. Një studim i kohëve të fundit nga Kevin Corinth në Institutin Amerikan të Ndërmarrjeve dhe Jeff Larrimore nga Rezerva Federale, ka matur të ardhurat e familjeve amerikane sipas brezave, pas llogaritjes së taksave, transfertave qeveritare dhe inflacionit. Nga mosha 36 deri në 40 vjeç, të ardhurat reale të brezit “X” ishin vetëm 16% më të larta se ato të brezave të mëparshëm në të njëjtën moshë, rritja më e vogël e çdo grupi.

Ndoshta kjo rritje e dobët e të ardhurave është pasojë e një stereotipi të vërtetuar nga një sërë studimesh psikologjike. Njerëzit e brezit “X” nuk duan të jenë “skllevër korporatash”, pra ata i kushtojnë më tepër vëmendje ekuilibrit punë-jetë dhe pavarësisë. Nuk është rastësi që në vitin 1999, kur brezi “X” ishte në kulmin e jetës, u bënë të suksesshëm dy filma që flisnin për çlirimin e njerëzve nga prangat e jetës. Në filmin “Matrix”, programuesi kompjuterik Thomas Anderson, zbulon se bota është thjesht një iluzion i krijuar nga makineritë inteligjente.

Në filmin “Fight Club”, një punonjës i rëndomtë zyre, i bashkohet një shoqërie të fshehtë, anëtarët e së cilës luftojnë me njëri-tjetrin. Gjithçka duket shumë emocionuese, por nuk bëhet fjalë për ambicie për karrierë. Në fakt, brezi “X” është përballur me rrethana të vështira në jetë. Të ardhurat e njerëzve zakonisht rriten shpejt në të 30-at dhe 40-at, kur marrin pozicione drejtuese në punë. Për fatin e keq të brezit “X”, tregjet e punës ishin të dobëta kur ata arritën këtë grupmoshë, sepse bëhet fjalë për kohën pas krizës financiare globale të viteve 2007-09.

Për shembull, në vitin 2011, të ardhurat nominale mesatare të britanikëve në të 30-at u rritën me vetëm 1.1%. Rritja e të ardhurave në Itali, e cila u godit rëndë nga kriza e euros, ishte po aq e dobët. Në Kanada, nga viti 2011 deri në 2017, fitimet reale mesatare të njerëzve të moshës 35 deri në 44 vjeç, nuk u rritën fare. Brezi “X” gjithashtu nuk është treguar shumë i zoti në grumbullimin e pasurisë. Gjatë viteve 1980, kur shumë tregtarë ishin në të 30-at, tregjet globale të aksioneve u katërfishuan.

Njerëzit e brezit “Millennial” që tani janë në të tridhjetat, kanë gëzuar fitime të larta në tregun e aksioneve. Por gjatë viteve 2000, kur brezi “X” shpresonte të bënte para, tregjet ranë. Ajo epokë që nisi pas krizës “dotcom” dhe përfundoi me krizën financiare, ishte një dekadë e humbur, veçanërisht për aksionet amerikane. Çfarë mund të themi për pronësinë e shtëpisë, simbolin më të madh të pasurisë së një brezi? Thuhet se ndryshe nga brezi qiramarrës “Millennial”, njerëzit e brezit “X” gëzojnë shtëpi me nga gjashtë dhoma gjumi.

Por të dhënat mbi pronësinë e shtëpive në Amerikë e rrëzojnë këtë mit. Në fakt, rënia më e madhe në pronësinë e shtëpive, ndodhi gjatë kalimit të pasurisë nga brezi “Baby-boomer”, në brezin “X”. Mungesa e pronësisë së shtëpisë në disa raste është një zgjedhje vetjake. Njerëzit e brezit “X” mund të jenë frymëzuar nga romani i zotit Coupland:

“Kur dikush ju thotë se sapo ka blerë një shtëpi, zëreni se ju thotë se nuk ka më personalitet”. Sidoqoftë, rrethanat janë ndoshta një faktor më i rëndësishëm.

Nga fundi i të 30-tave deri në fillim të të 40-tave, koha kur shumë njerëz fillojnë të bëhen pronarë shtëpish, brezi “X” vuajti nga efektet e krizës financiare. Marrja e një hipoteke u bë e vështirë. Ata që tashmë e kishin një të tillë, e braktisën dhe iu rikthyen qirasë. Statistikat e përgjithshme i vërtetojnë këto prirje. Jeremy Horpedahl nga Universiteti i Arkansas ka gjurmuar pasurinë mesatare sipas brezave, duke përdorur të dhënat e Rezervës Federale. Ai zbuloi se në moshën 31-vjeçare, brezat Millennial/Z kishin rreth dyfishin e pasurisë që kishte brezi “X” në të njëjtën moshë. Duke përdorur të dhënat nga Banka Qendrore Europiane, gjejmë prova se ka prirje të ngjashme edhe në Europë.

Nga viti 2010 deri në vitin 2021, njerëzit e brezit “Millennial” në Eurozonë, trefishuan vlerën e tyre nominale neto, ndërsa brezi “X” nuk arriti as ta dyfishonte atë. Gjendja e brezit “X” mund të mos përmirësohet shumë në vitet në vijim. Ata mund të jenë të parët që vuajnë nga pensionet e pamjaftueshme.

Fondi i sigurimeve shoqërore të Amerikës pritet të shterohet deri në vitin 2033, pikërisht kur brezi “X” do të fillojë të dalë në pension, gjë që do të thotë se përfitimet do të shkurtohen me 20-25% nëse Kongresi Amerikan nuk vepron. Prandaj, herën tjetër që takoni një person të brezit “X”, të paktën jepini një buzëqeshje./ Monitor

gen z gen x

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj