LIVE UPDATES
Bota

FOTO/ "Grerëzat e zeza", Britania i dhuron Ukrainës dronët "magjikë"

Kryeministri në detyrë i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka bërë të ditur më 24 gusht se Britania dhe Norvegjia do t’i dërgojnë Ukrainës një pako ndihmash ushtarake, me vlerë prej 63 milionë dollarësh, e cila përfshin 850 mikrodronë, të njohur si Grerëzat e Zeza. Dronët vëzhgues, me madhësi sa të pilivesave, janë krijuar në Norvegji.

3 Shtator 2022, 11:31 Nga e.k
FOTO/ "Grerëzat e zeza", Britania i dhuron Ukrainës
"Grerëzat e zeza", dronët e dhuruara nga Britania

UKRAINË- Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia së fundi kanë paralajmëruar një pako ndihmash ushtarake për Ukrainën, që përfshin qindra dronë të vegjël, të quajtur Grerëzat e Zeza. 

 

FOTO/ "Grerëzat e zeza", Britania i dhuron Ukrainës
Një fotografi reklamuese e Grerëzës së Zezë

 

Kryeministri në detyrë i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka bërë të ditur më 24 gusht se Britania dhe Norvegjia do t’i dërgojnë Ukrainës një pako ndihmash ushtarake, me vlerë prej 63 milionë dollarësh, e cila përfshin 850 mikrodronë, të njohur si Grerëzat e Zeza. Dronët vëzhgues, me madhësi sa të pilivesave, janë krijuar në Norvegji.

Sistemi i Grerëzave të Zeza është i dizajnuar për t’u bartur nga ushtarët e këmbësorisë. Ai përfshin një ekran, që nxirret nga një jelek, si dhe një xhep të veçantë, i cili përmban dy dronë dhe një telekomandë. Dronët mund të fluturojnë deri në 25 minuta, ndërsa po aq kohë nevojitet për mbushjen e tyre. Sistemi peshon 1.3 kilogramë, ndërsa një dron i vetëm peshon vetëm 33 gramë. Ekziston edhe një version që montohet në automjet.

 

FOTO/ "Grerëzat e zeza", Britania i dhuron Ukrainës
Kryeministri britanik, Boris Johnson, duke komanduar një dron

 

Kamerat me përmasë të vogël fluturuese janë të krijuara për t’iu afruar pozicioneve të armikut, pa u parë apo dëgjuar, dhe për të transmetuar pamje me rezolucion relativisht të ulët, prej 640 x 480 pikselësh, për trupat që ndodhen deri në dy kilometra larg. Pajisjet do t’u mundësojnë luftëtarëve ukrainas që “t’i mbrojnë pa rrezik zonat urbane”, sipas qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Grerëzat e Zeza, po ashtu, mund të shkrepin dhe të dërgojnë fotografi me rezolucion prej 1.600 x 1.200 pikselësh, dhe janë të pajisura me kamera bazike termale, për të ndihmuar në identifikimin e pozicioneve të armikut gjatë natës.

Versionet më të fundit nuk përmbajnë memorie të brendshme digjitale, duke eliminuar rrezikun e rënies së inteligjencës operative në duart e armikut. Çmimet e raportuara për versionet aktuale të mikrodronëve dallojnë, por Grerëzat e Zeza thuhet se kanë kushtuar 94.000 dollarë për copë në vitin 2013.

Madhësia e vogël e dronëve mundëson fluturime pa pasur nevojë për koordinim me trafikun ajror, por ajo po ashtu përbën një disavantazh të madh. Një ushtar britanik, që ka përdorur një version të mëhershëm prej 16 gramësh të dronit në Afganistan, më 2013, ka thënë se “një erë e fortë e rrëzon Grerëzën e Zezë”. Është thënë se versionet më të reja e më të rënda arrijnë t’u bëjnë ballë erërave me shpejtësi deri në 28 kilometra në orë, por erërat e forta të vazhdueshme mund ta reduktojnë ndjeshëm funksionimin e dronit.

 

FOTO/ "Grerëzat e zeza", Britania i dhuron Ukrainës
Një ushtar britanik duke u përgatitur për ta lëshuar një version të hershëm të Grerëzës së Zezë

 

Dronët më të mëdhenj komercialë mund të fluturojnë më gjatë, mund t’u rezistojnë më mirë erërave, dhe kanë kamera me rezolucion më të lartë sesa Grerëzat e Zeza. Duke marrë parasysh fluturimin dhe kamerat e kufizuara të Grerëzave të Zeza, dronët e vockël do të shërbenin fare pak në duelet e artilerisë nga largësia, që janë parë në vijat e frontit javëve të fundit. Por, Grerëzat e Zeza mund të përbëjnë një mjet efektiv për grupet e operacioneve të fshehta speciale dhe në situatat e luftimeve urbane nga afërsia.

Marrë nga REL

lufta ne ukraine britania e madhe boris johnson

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj