LIVE UPDATES
Bota

'Modeli i dy Gjermanive është ideali'/ Dialogu Kosovë-Serbi, ç'po gatuhet në Bruskel (Prapaskenat)

Kohët e fundit është rikthyer në vëmendje modeli i dy Gjermanive dhe si temë është padyshim në tavolinën e dikujt dhe pyetja është se sa është e zbatueshme në rastin e Kosovës dhe a mund ta bëjë Serbinë të lumtur.

3 Shtator 2022, 11:13 Nga d.a.
'Modeli i dy Gjermanive është ideali'/ Dialogu
Albin Kurti dhe Catherine Ashton

SERBI- Modeli i dy Gjermanive nuk është hequr asnjëherë nga agjenda për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë, por në këtë moment është ndoshta më i gjallë se kurrë. Pavarësisht presioneve Serbia mbeti e vendosur në pozitën e mospajtimit me njohje reciproke me çdo kusht, për të cilën Prishtina insiston me këmbëngulje. 

Kohët e fundit është rikthyer në vëmendje modeli i dy Gjermanive dhe si temë është padyshim në tavolinën e dikujt dhe pyetja është se sa është e zbatueshme në rastin e Kosovës dhe a mund ta bëjë Serbinë të lumtur, vlerësojnë bashkëbiseduesit e Kurir.

Prapaskenat

Në Prishtinë spekulohet gjerësisht se kryeministrit të Kosovës Albin Kurti i është bërë presion për këtë zgjidhje, të cilën Gjermania po e shtyn prej vitesh dhe se ish Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, është e angazhuar për të shkruar një marrëveshje të ardhshme, e cila do të përmbajë elemente të modelit të përmendur. Artan Behrami, këshilltari i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë me pretendime se pas disa muajsh do të arrihet një marrëveshje e re mes Beogradit dhe Prishtinës pa njohje reciproke.

"Prej disa muajsh në prapaskenë po përgatitet një propozim për marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili nuk përmban njohje reciproke as në fillim, as në mes e as në fund. Mësova nga miqtë e mi ndërkombëtarë se baronesha Catherine Ashton dhe ambasadori Frank Wiesner, në marrëveshje me Miroslav Lajcak, po punojnë për një model të marrëveshjes përfundimtare, e cila ka elemente të marrëveshjes gjermano-gjermane"- pohon Behrami.

Ish-diplomati Zoran Milivojeviç beson se kjo ide është padyshim ende në tavolinë diku dhe se ajo përfaqëson një konfirmim të përfshirjes gjermane në rajon.

"Ideja është që të përdoret ai model për të kapërcyer situatën që tani nuk i përshtatet Perëndimit. E para është se Serbia nuk do ta njohë Kosovën në asnjë kusht dhe e dyta është që disi të kënaqë interesin e Serbisë dhe të mundësojë përparim drejt anëtarësimit në BE. Sepse integrimi evropian është një karotë për të gjithë rajonin. Kthimi në modelin e dy Gjermanive tregon gjithashtu se sa të pasuksesshme kanë qenë të gjitha përpjekjet e mëparshme dhe ky është i vetmi variant që ofron konfirmim të shtetësisë së Kosovës pa njohjen e Serbisë. Mirëpo, nuk ka shanse të kalojë, sepse Serbia nuk do ta njohë Kosovën, nuk do të pajtohet me mundësinë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, dhe kjo është e papranueshme për Serbinë dhe nuk i plotëson interesat e saj shtetërore dhe kombëtare. Nuk është e aplikueshme, por padyshim se diku është në tavolinë" – vlerëson Milivojeviç.

Kryetari i Qendrës për Studimin e Globalizimit, Dejan Miletiç, kujton se gjermanët kanë jetuar në dy Gjermani dhe se në rastin e Kosovës kemi shqiptarë dhe serbë, të cilët po dëbohen.

"Është një situatë krejtësisht tjetër. Modeli i dy Gjermanive është një histori e rreme, por ekziston. Gjermanët e kanë shtyrë këtë koncept për më shumë se 10 vjet. Për sa u përket atyre, ai propozim është i gjallë, por për ne është i papranueshëm. Ne nuk mund ta zbatojmë Asociacionin e komunave serbe, dhe tani dikush do të na vendosë në tavolinë modelin e dy Gjermanive? Situata është e tillë që marrëveshjet mohohen në çdo mënyrë, pra nuk zbatohet gjithçka që nuk i shkon për shtat palës shqiptare. Derisa t'u mundësohet një jetë normale serbëve në Kosovë e Metohi, derisa të vendoset modeli i bashkëjetesës dhe tolerancës, të gjitha këto histori të mëdha vetëm helmojnë marrëdhëniet. Procesi është me kokë poshtë"– thekson Miletiç.

Kancelari i Gjermanisë Perëndimore, Willy Brandt kryesoi marrëveshjen si pjesë e normalizimit të marrëdhënieve kundrejt ish-Republikës Demokrate të Gjermanisë dhe ish-Gjermanisë Perëndimore. Marrëveshja u mundësoi dy shteteve gjermane të normalizojnë marrëdhëniet e tyre pa e njohur njëra tjetrën. Me qëllim njohjen dhe krijimin e një situate tjetër në marrëdhëniet midis tyre, u arrit që me marrëveshjen e 21 dhjetorit Boni të njihte Berlinin Lindor, duke nënshkruar dhjetë kushtet bazë për këtë.

catherine ashton albin kurti konflikti kosove-serbi artan behrami

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës