Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
FOTO-LAJM/ Kurorëzimi i mbretit Charles në faqet e para të gazetave prestigjoze britanike, TITUJT me humorin anglez: E dashur, ky është një triumf
Më poshtë do të gjeni të renditura mbi 11 gazeta, të cilat në faqen e parë kanë momente të ndryshme nga ceremonia historike, ku mbreti shfaqet me Kurorën në kokë dhe spektrin e arit në duar.
7 Maj 2023, 14:59Nga a.l
Kurorëzimi i mbretit Charles III
BRITANI- Kurorëzimi historik i mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla ka qenë kryefjala e shtypit në Britani dhe jo vetëm. Më poshtë do të gjeni të renditura mbi 11 gazeta, të cilat në faqen e parë kanë momente të ndryshme nga ceremonia historike, ku mbreti shfaqet me Kurorën në kokë dhe spektrin e arit në duar. Në disa të tjera ai shfaqet krahë mbretëreshës Camilla, shkruajnë mediat e huaja.
Gazeta e të Dielës shkruan: “Mbreti i Botës. Një rekord shikuesish prej 300 milion njerëz panë momentin historik të Kurorëzimit”.
Ndërsa Mail on Sunday ka zgjedhur si titull:
“E dashur ky është një triumf”.
“Të Lumtur dhe të Gëzuar” është titulli i Sunday Express.
Ndërsa “Në rritje deri në Lavdi” është titulli i 'The Sun on Sunday'.
“Një moment historik është shënuar në të gjithë përmbajtjen e tij tek sa Charlsi III është kurorëzuar Mbret bashkë me Kamilën Mretëreshë”, komenton faqen e parë The Sun on Sunday.
Një nga ceremonitë më të rëndësishme në botë, kurorëzimi i Mbretit Carles u mbajt mesditën e djeshme në Londër. Kjo është ceremonia e 39 e kurorëzimit në Mbretërinë e Bashkuar. Kurorëzimi i Mbretit u bë brenda kishës 900 vjeçare Westminster Abbey. Charles u kurorëzua me kurorën e Shën Eduardit, siç është bërë ndër shekuj për të kurorëzuar monarkët britanikë dhe anglezë që nga vitet 1300.