7 Maj 2023, 14:03
Nga I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka thënë se ekipi menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe e ka përfunduar misionin dhe funksionin e tij. Kurti ka thënë se lirimi nga detyra e këtij ekipi, ka qenë vendimi më i drejtë që është marrë.
“Ekipi menaxhues e ka përfunduar edhe misionin edhe funksionon e vet, andaj ne nuk kemi më arsye ta dëgjojmë ekipin menaxhues që çka pati për të thënë e tha në Bruksel më 2 maj. Edhe lirimi nga detyra është gjëja më e natyrshme dhe më e logjikshme”, tha ai.
Gjatë konferencës, Kurti theksoi se ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje për propozimin e draft statutit të Asociacionit.
“Shkuam në Bruksel, e dëgjuam prezantimin e draft statutit – prezantuan vetëm thelbin e statutit, pastaj na përcjellën të plotë. Nga neni kuptohet që është dëshira e madhe për një Republikë Srpska në Kosovë, shprehim mospajtimin fondamental me këtë propozim. Unë e dhashë një propozim timin se si duhet të rregullohet nen 7 i marrëveshjes që kemi bërë. Ndërmjetësit nuk dhanë vlerësim për atë, mirëpo pala serbe nuk pranoi as ta marrë për lexim. Ne e kemi dëgjuar ekipin menaxhues, ne e kemi lexuar propozimin e tyre, ne kemi dhënë mendimin tonë mospajtues, ndërsa për propozimin tonë nuk kemi përgjigje nga ndërmjetësi”, u shpreh ai.
Kryeministri tha se për propozimin e tij është inspiruar nga modeli i Kroacisë. Kurti para mediave deklaroi se gjatë këtij muaji pritet të zhvillohet një tjetër takim me ndërmjetësit e dialogut
“Ky draftvizion që e kam prezantuar unë aty është i inspiruar nga modeli i Kroacisë për pakicat kombëtare, përkatësisht për pakicën serbe. Marrëveshjen për modelin për mbrojtjen e pakicës serbe në Kroaci e ka pranuar edhe Serbia, prandaj ne kemi konsideruar që ky është vendi që ne do të mund të marrim frymëzimin tonë. Nëse Serbia e ka pranuar këtë gjë me Kroacinë, konsiderojmë që do të duhet ta pranojë edhe me ne. Nuk jam i interesuar as t’i kontrolloj serbët, as t’ua shkelë të drejtat as atyre, asnjë minoriteti, as një qytetari të republikës. Në veçanti për nenin 7 të marrëveshjes bazë kam ofruar një draftvizion që shpresoj se do të marr një vlerësim nga ndërmjetësit evropianë”, ka deklaruar ai.
albin kurti
Bota
7 Maj 2023, 13:57
a.l
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një takim me presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeir. La...
Bota
7 Maj 2023, 13:47
a.l
Vietnam
VIETNAM- Vietnam po përjeton një rekord temperaturash të larta që arrijnë deri në 44.1 gradë Celsi...
Bota
7 Maj 2023, 13:39
a.l
Policia në Elbasan
ELBASAN- Një 29 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Elb...
Bota
7 Maj 2023, 13:26
a.l
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit...
Bota
7 Maj 2023, 13:16
a.l
Policia e Kosovës
KOSOVË- Një sherr mes dy grupeve është raportuar në Kosovë. Ngjarja ka ndodhur orët e para t&eum...
Bota
7 Maj 2023, 13:18
Turqi
TURQI- Një javë para zgjedhjeve më të rëndësishme në dekadat e fundit në Turqi, një bllok opozitar prej ...
Bota
7 Maj 2023, 13:06
a.l
Shpërthen miniera në Peru
PERU- Një shpërthim i fuqishëm është raportuar në një nga minierat e arit në P...
Bota
7 Maj 2023, 12:32
a.l
Kate Middleton
BRITANI- Princi dhe Princesha e Uellsit, kanë publikuar një video me momente mbresëlënëse nga kurorëzimi i mb...
Bota
7 Maj 2023, 12:24
a.l
Princ Harry
BRITANI- Pas kurorëzimit historik të babait të tij, sovranit Charles III, princ Harry nuk ka humbur kohë dhe ësht&eum...
Bota
7 Maj 2023, 12:20
a.l
Zaporizhia
UKRAINË- Kreu i mbikëqyrësit të energjisë bërthamore të OKB-së paralajmëroi të shtun&eu...