6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ai ka thënë se një qeveri demokratike në Turqi, do të ishte “dhuratë për botën e politikës”. Sondazhet tregojnë se ai gëzon më shumë mbështetje, sesa presidenti aktual, Recep Tayyip Erdgoan.
TURQI- Një javë para zgjedhjeve më të rëndësishme në dekadat e fundit në Turqi, një bllok opozitar prej gjashtë partive, është paraqitur para mijëra mbështetësve, në një marsh të mbajtur në Stamboll.
“Ju do ta rrëzoni administratën autoritare, përmes mjeteve demokratike”, ka thënë kandidati i opozitës, Kemal Kılıçdaroglu, para një turme të madhe.
Ai ka thënë se një qeveri demokratike në Turqi, do të ishte “dhuratë për botën e politikës”. Sondazhet tregojnë se ai gëzon më shumë mbështetje, sesa presidenti aktual, Recep Tayyip Erdgoan.
“Ne nuk do ta lëmë Republikën e Turqisë në duart e një burri”, ka thënë Kılıçdaroglu, duke iu referuar presidencës ekzekutive të Erdoganit.
Ai është zotuar për të rikthyer sundimin e rendit dhe ligjit. Marshet në Stamboll, tradicionalisht konsiderohen të rëndësishme në fushatat zgjedhore. Të dielën, edhe Erdogani pritet të jetë pjesë e një marshi me mbështetësit e tij, në të njëjtin qytet.
Erdogan është duke u përballur me testin më të vështirë zgjedhor në 20 vjetët e fundit, për shkak të krizës ekonomike, si dhe tërmeteve shkatërruese, që janë regjistruar në fund të muajit shkurt, në lindje të shtetit.
Fushata zgjedhore ka qenë mjaft e ashpër para zgjedhjeve, pasi Erdogan e ka akuzuar opozitën për tradhti dhe mbështetje të terrorizmit.
Opozita, në anën tjetër, ka pretenduar se kampi i Erdoganit është duke planifikuar luftë kibernetike për ta diskredituar Kılıçdaroglun, duke përdorur fotografi dhe video të rreme.
Të dyja palët i kanë hedhur poshtë akuzat e njëra-tjetrës.
Marrë nga REL
Shpërthen miniera në Peru PERU- Një shpërthim i fuqishëm është raportuar në një nga minierat e arit në P...
Kate Middleton BRITANI- Princi dhe Princesha e Uellsit, kanë publikuar një video me momente mbresëlënëse nga kurorëzimi i mb...
Princ Harry BRITANI- Pas kurorëzimit historik të babait të tij, sovranit Charles III, princ Harry nuk ka humbur kohë dhe ësht&eum...
Zaporizhia UKRAINË- Kreu i mbikëqyrësit të energjisë bërthamore të OKB-së paralajmëroi të shtun&eu...
Mikhail Razvozhaev RUSI- Autoritetet e emëruara nga Rusia në Krime raportuan të dielën se forcat e tyre të mbrojtj...
Lufta në Ukrainë UKRAINË- Sipas vlerësimeve të fundit nga ushtria ruse, numri i ushtarëve rusë të vrarë ...
Lufta në Sudan SUDAN- Përfaqësues nga ushtritë ndërluftuese të Sudanit kanë mbërritur në Arabin&eu...
Fëmijët në Ukrainë RUSI- Sipas llogaritjeve të OSBE-së, nga viti 2015 me gjasë janë disa qindra mijëra f&...
Kemal Kiliçdaroglu TURQI- Në vetëm 10 ditë kandidati për president, Kemal Kilicdaroglu do të përballet me presid...
Mianmar Refugjatët Rohingya në Bangladesh njoftuan se nuk do të kthehen në Mianmar për t'u në kampe pasi kanë bër&...