LIVE UPDATES
Bota

Daria Aslamova, spiunia ruse që u arrestua nga Policia e Kosovës, e shpallin "non grata"

E për shkak të aktivitetit të saj, Sveçla ka thënë se autoritetet e Kosovës kanë qenë në dijeni për veprimtarinë e saj, dhe sipas tij, Aslamovas i ndalohet hyrja në shumë shtete. Më konkretisht, Daria Aslamovas i është ndaluar hyrja në Moldavi më 2017.

7 Gusht 2022, 10:25 Nga k.m.

PRISHTINË- Rusja Daria Aslamova është arrestuar dje në veri të Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar vetë ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, duke u shprehur se shumë shtete kanë vërtetuar për Kosovën se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares.

“E njëjta ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus ndaj Ukrainës,”-shkruan ministri në rrjetet e tij sociale.

Në disa fotografi që ai ka shpërndarë përmes postimit të tij në Facebook, Aslamova shihet me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe presidentin sirian, Bashar al-Assad. E për shkak të aktivitetit të saj, Sveçla ka thënë se autoritetet e Kosovës kanë qenë në dijeni për veprimtarinë e saj, dhe sipas tij, Aslamovas i ndalohet hyrja në shumë shtete. Më konkretisht, Daria Aslamovas i është ndaluar hyrja në Moldavi më 2017. Atë periudhë ajo ka qenë duke punuar për median ruse, Komsomolskay Pravda, e cila njihet për qëndrimet pro-Kremlinit.

Por, kush është Daria Aslamova? Cili ka qenë roli i saj konkret në veri të Kosovës? 

Pikëpyetjet për të fillojnë që me lindjen e saj. Disa burime thonë se ajo ka lindur në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan, me datën 9 shtator, 1969. Por, një version më i besueshëm është dhënë që Aslamova u lind në Khabarovsk, qytet në jug-lindje të Rusisë, po ashtu në shtator të të njëjtit vit. Çfarë dihet me siguri është shkollimi i saj në Universitetin Shtetëror të Moskës në Departamentin e Gazetarisë. E famshme do bëhej në vitet 90-të kur punonte për “Komsomolskaya Pravda”, dikur gazetë ruse, tani tabloid me pronar, Grigory Berezkin, që ka lidhje të afërta me Gazprom-in.

I shërben pushtetit atje dhe njihet për shkrimet konspiracioniste, si ai i vitit 2015 kur në faqen e parë ishte vendosur një artikull që pretendonte se “SHBA-të kanë orkestruar Charlie Hebdo-n”. Shkrimi s’kishte asnjë informacion të bazuar.

Aslamova kishte filluar të mbulonte zonat e luftës, apo “pikat e nxehta” dhe u bë e njohur për mbulimin e aspektit seksual të konflikteve, fushë e pambuluar më parë nga të tjerët. Në vitin 2011 ishte arrestuar katër herë në Egjipt, ku kishte shkuar si gazetare, por në fakt ishte me detyrë rekrutuese. Viti 2012 e gjen atë në rajonin e kufirit mes Sirisë dhe Turqisë. Ajo ishte futur fshehurazi edhe në kampe luftimesh. Më pas, kishte realizuar edhe intervistë me presidentin sirian, Bashar al-Assad, por kishte pretendime se ajo në fakt e kishte joshuar Assad-in për të realizuar intervistën.

Por përtej karrierës si gazetare, një faqe në internet me emrin “Croë” kishte zbuluar se “gazetarja ruse Daria Aslamova është një yll pornografie”. Në rrjet ka plot foto eksplicite të saj me të brendshme, disa prej të cilave janë publikuar në ballinat e revistave ruse të seksit. 

Sa i përket ndalimit për të hyrë në një vend, ajo e ka të pamundur të shkojë në Moldavi. Shërbimi moldav i Radios Evropa e Lirë, ka raportuar se shërbimet e sigurisë ia kanë ndaluar hyrjen “pasi ajo nuk ka mundur të arsyetojë arsyen e vizitës”. Ish-presidenti moldav, Igor Dodon, pati thënë se gazetarja ishte nisur për ta intervistuar atë dhe pati kritikuar autoritetet e sigurisë për një vendim të tillë. Dodon është njohur po ashtu për qëndrimet e tij pro-Rusisë.

Në fakt, Aslamova s’ishte lënë të futej në Moldavi jo për historinë e saj dhe lidhjet, por për faktin se tashmë ishte zbuluar se punonte për inteligjencën ruse. Tani ka mbetur që autoritetet e Kosovës por edhe partnerët ndërkombëtarë të vendit, të zbulojnë arsyen se përse ajo kishte shkuar në një zonë ku ka minoritet serb, e cili është roli i saj. 

daria aslamova

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet