LIVE UPDATES
Bota

FOTO/ Spiunia ruse ofronte marrëdhënie seksuale në këmbim të informacionit, kush është Daria Aslamova?

Vetëm disa orë para se të provonte ta kalonte kufirin në Veri të Kosovës, Daria Aslamova ishte takuar me një prift ortodoks në Beograd. Takimin e saj e kishte postuar në rrjetet saociale ku shkruante se nuk i frikësohej betejës.

7 Gusht 2022, 10:28 Nga e.k
FOTO/ Spiunia ruse ofronte marrëdhënie seksuale në këmbim
Daria Aslamova

KOSOVË- Autoritetet e Kosovës kanë ndaluar mbrëmjen e djeshme një spiune të inteligjencës ushtarake ruse, Daria Aslamova, e cila po provonte të hynte në territorin e Kosovës nga pika kufitare në veri.

Vetëm disa orë para se të provonte ta kalonte kufirin në Veri të Kosovës, Daria Aslamova ishte takuar me një prift ortodoks në Beograd. Takimin e saj e kishte postuar në rrjetet saociale ku shkruante se nuk i frikësohej betejës, shkruajnë mediat në Kosovë.

Virussia, një faqe me seri dokumentarësh shkroi se ajo ka korruptuar të intervistuarit e saj me shërbime seksuale.

“Qetësohesh në shpirt kur bekohesh nga peshkopi i Beogradit, Stefan Remesian, Vikar i Dioqezës së Beogradit. Njeri i egër, luftëtar i Krishtit. Pas këtij bekimi që mora, nuk frikësohem të shkoj në betejë”, shkruan spiunia ruse krahas fotos me priftin serb.

Por, kush është Daria Aslamova?

Pikëpyetjet për të fillojnë që me lindjen e saj.

Disa burime thonë se ajo ka lindur në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan, me datën 9 shtator, 1969. Por, një version më i besueshëm është dhënë që Aslamova u lind në Khabarovsk, qytet në jug-lindje të Rusisë, po ashtu në shtator të të njëjtit vit. Çfarë dihet me siguri është shkollimi i saj në Universitetin Shtetëror të Moskës në Departamentin e Gazetarisë.

E famshme do bëhej në vitet 90-të kur punonte për “Komsomolskaya Pravda”, dikur gazetë ruse, tani tabloid me pronar, Grigory Berezkin, që ka lidhje të afërta me Gazprom-in.

“Komsomolskaya Pravda” ishte/është një nga gazetat më të shitura në Rusi për shumë vite dhe gjithashtu tabloidi më i klikuar rus. I shërben pushtetit atje dhe njihet për shkrimet konspiracioniste, si ai i vitit 2015 kur në faqen e parë ishte vendosur një artikull që pretendonte se “SHBA-të kanë orkestruar Charlie Hebdo-n”. Shkrimi s’kishte asnjë informacion të bazuar.

Por, kjo gazetë famën e madhe e mori në vitet 90-ta kur kishte arritur të shiste deri në 22 milionë kopje në ditë. Në të njëjtën kohë, famë mori edhe Daria Aslamova. Aslamova kishte filluar të mbulonte zonat e luftës, apo “pikat e nxehta” dhe u bë e njohur për mbulimin e aspektit seksual të konflikteve, fushë e pambuluar më parë nga të tjerët.

Në vitin 2011 ishte arrestuar katër herë në Egjipt, ku kishte shkuar si gazetare, por në fakt ishte me detyrë rekrutuese.

Viti 2012 e gjen atë në rajonin e kufirit mes Sirisë dhe Turqisë. Ajo ishte futur fshehurazi edhe në kampe luftimesh.

Më pas kishte realizuar edhe intervistë me presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Më vonë do dilnin shkrime se ajo e kishte joshuar Assad-in për të realizuar intervistën.

Por, Aslamova vetë, në një intervistë, deklaronte se ekipi i Assad-it i kishin thënë se “presidenti të do të rregulluar shumë dhe me taka të larta”.

“Ajo që më befasoi në fillim të pritjes së tyre në Siri ishte se ata më kërkuan të isha plotësisht spontane dhe më treguan se mund të vishja rroba që më pëlqenin, të zgjidhja take të larta dhe të tregoja feminitetin tim”, tregon ajo kur ishte pyetur rreth intervistës.

Në Siri ishin ndarë të pakënaqur që presidenti i tyre dha një intervistë me këtë gazetare dhe kishin raportuar se si ajo në fakt ka profesione të tjera. Një faqe në internet me emrin “Crow” kishte zbuluar se “gazetarja ruse Daria Aslamova është një yll pornografie”.

Kjo, pasi disa faqe pornografike në internet janë plot me foto eksplicite të saj me të brendshme, disa prej të cilave janë publikuar në ballinat e revistave ruse të seksit. Nga ana tjetër, gazeta e quajtur “Watan” kishte hulumtuar për të kaluarën e saj “dhe konfirmoi se Aslamova ishte një yll pornografie dhe një ‘prostitutë’ që tërhiqte politikanët për t’i rrëzuar ata”.

E kaluara me pullë të kuqe e ruses do të rikthehej edhe një herë në vitin 2017 kur ishte ndaluar në aeroportin e Kisinau-t, kryeqytetit të Moldavisë. Ajo në Moldavi po shkonte për të intervistuar presidentin asokohe moldav Igor Dodon.

Portalet në Moldavi nxorën fotot e Aslamova-s, teksa tregonin edhe për lidhjet e saj romantike me shumë politikanë, përfshirë Ruslan Khasbulatov, aleatin kryesor të presidentit rus një kohë, Boris Yeltsin. Khasbulatov, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, do fitonte kontrollin e Parlamentit rus dhe u shndërrua në personin numër dy për nga fuqia në Rusi, pas Yeltsin-it.

Ishte pikërisht përplasja e këtyre të dyve më pas që kishte çuar në atë që njihet si Krisja Kushtetuese e Rusisë në vitin 1993, kur ai në aleancë me zëvendës-presidentin, Aleksandër Rutskoy, ishte përplasur me Yeltsin-in sa u përket fuqive ekzekutive të postit të presidentit. Në fund fiton Yeltsin me shpërbërjen e dhunshme të parlamentit në tetor të vitit 1993.

Gjithsesi, Aslamova s’ishte lënë të futej në Moldavi jo për historinë e saj dhe lidhjet, por për faktin se tashmë ishte zbuluar se punonte për inteligjencën ruse. Në vitin 1999 spiunia kishte provuar t’i futej politikës, por pa sukses.

Ju kthye prapë gazetarisë dhe në vitin 2003 arriti të realizonte intervistë edhe me presidentin tiranik të Irak-ut, Saddam Hussein. Më parë kishte intervistuar edhe kriminelin serb Radovan Karagjiç. Aslamova do shkruante edhe libra një kohë që do shndërroheshin nga më të lexuarit në Rusi.

Një kohë të gjatë kishte vendosur që të mos bënte më gazetari terreni, por të punonte në desk, megjithatë luftën në Ukrainë e ka përcjellë nga vendi i ngjarjes krah ushtarëve rusë. Për shkak të informacioneve se ajo punon për inteligjencën ruse, një numër i madh shtetesh evropiane dhe jo vetëm, Aslamova-s ia kanë ndaluar hyrjen.

daria aslamova


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet